Jump to content

Qemal Haxhihasani

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qemal Haxhihasani ( 1916 - 1992 Elbasan) ka qenë folklorist dhe akademik shqiptar. Konsiderohet si një ekspert kryesor i vargjeve epike dhe heroike. Ai është një figurë e njohur dhe e çmuar shqiptare si folklorist, mbledhës i mirë i folklorit, studiues dhe historian, për të cilin në shenjë nderimi për kontributin e tij është hapur një shkollë në Elbasan me emrin etij.

Folkloristika pa dyshim përbën një prej fushave më të dashura dhe më me interes për studiuesin Qemal Haxhihasanin, të cilës ai i kushtoi një veprimtari të thellë e të gjerë, si gjurmues e mbledhës i apasionuar në terren,  si botues ne sektorin e poezisë dhe prozës popullore, dhe si studiues e historian i saj.

Vlerësuar nga Prof. Zihni Sako, si një nga mbledhësit më të shquar në të gjithë historinë shumëvjeçare të folkloristikës shqiptare, mbështetur nga koleksioni i dorëshkrimeve të sistemuara nga ai vetë në arkivin shqiptar. Ai ka kontribuar me 84 vëllime dhe me rreth 13025 njësi folkloristike, ku përfshihen këngë legendare, historikee, lirike, proza popullore, përralla, legenda, proverba etj.

Kontributi i Haxhihasanit ka marrë vlerësime të larta nga albanolog europian e shqiptar, ndër të cilat  përmendin " Më i madhi mbledhës dhe botues i materialeve të letërsisë shqiptare i të gjithë kohërave" dhe "Studiuesi më i madh i ditëve të sotme të traditave dhe folklorit arbëresh".

Ai është hartues i veprës madhore "Epika legjendare 1"[1] dhe "Epika legjendare 2"[2], studiuesi që u mor shumë me tema të palëvruara më parë si cikli i kreshnikëve, të cilat i përmblodhi në "Këngë popullore legjendare" dhe "Këngë popullore shqiptare". Zanafilla e veprimtarisë së tij lidhet me botimin e frazologjive e gojëdhënave të mbledhura që në vitin 1939 në revistën "Shkolla kombtare" e me pas në vellimin e pare te permbledhesit "Folklor" dhe mbyllen me botim e vellimit "Epika historike 3" në 1990.

Interes të veçantë shfaqi për për letersine gojore dhe baladat, të cilat lidhen me pasurinë e motiveve dhe elementeve kulturore që mbartnin një pasqyrim në botë kulturore dhe psikologjike.

"Balada popullore shqiptare "[3], botuar në 1982, mund të konsiderohet si libri i jetës  së Haxhihasanit ,pasi përfaqësohet nga harku kohor i 50 viteve hulumtime, kërkime dhe mbledhje të dhënash n lidhje me burimet e lëndëve folkloristike të cilave studiuesi u kushtoi jetën.

Ndryshe nga klasifikimet e bëra nga studimet e mëparshme të folkloristikës shqiptare, bazuar në tipologjinë e motiveve të haladave shqiptare krahasuar me ato evropiane dhe ballkanik (balada e murimit, rinjohjes etj.).

Klasifikimi i Haxhihasanit bazohet në grupimin e tyre mbi baladat e përmbajtjes dhe funksionit në:

  • Balada legjendare
  • Balada rituale
  • Balada kundërfeudale
  • Balada kaçakësh, etj.

Grupimi i 60 baladave në vëllimin "Balada popullore shqiptare dhe balada legjendare" (të cilat bëjnë fjalë për rite, zakone, ngjarje të hershme sikurse janë me elemente mitologjike për sakrificën njerëzore, vëllanë e vdekur, rinjohjen).

Balada realiste (ku përfshihen balada për ngjarje e personazhe historikë: balab me karakter erotiko-dashuror, baritor, etj), bëhet mbi bazën e elementit të zotënës në poetikën e tyre, atij fantastik apo realist.

Në baladat legjendare bashkëvepra e jashtëzakonshmja me fantastiken, ndërsa në baladat realiste bashkëvepron jashtëzakonshmja me gjasën apo të mundshmen.

  1. ^ Qemal, Haxhihasani (1966). "Epika legjendare 1". Google Books (në Shqip-Anglisht). {{cite web}}: Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  2. ^ Qemal, Haxhihasani (1990). "Epika legjendare volumi 2". Google Books (në Shqip-Anglisht). Qemal Haxhihasani, Instituti i Kulturës Popullore (Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë). {{cite web}}: Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  3. ^ Qemal Haxhihasani (1982). "Balada Popullore". Google Books (në Shqip-Anglisht). Qemal Haxhihasani, Shtepia Botuese "Naim Frasheri". {{cite web}}: Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)