Porta e Lartë
Coordinates: 41°00′14″N 28°35′03″E / 41.0040°N 28.5841°E
Porta e Lartë (gegërisht: Porta e Naltë; osmanisht: باب عالی Bāb-ı Ālī ose Babıali) ishte hyrja në pallatin e Vezirit të Madh në Stamboll, vendi ku Sulltani mbante ceremoninë e mirëseardhjes për ambasadorët e huaj. Por, Porta e Lartë, më në përgjithësi, tregonte edhe të gjithë Perandorinë Osmane, ndodhitë e së cilës e kanë përfshirë nga afër Evropën.[1]
Në gjysmën e parë të shekullit XIX i gjithë sistemi ekonomik i Perandorisë Osmane ishte në krizë. Porta e Lartë vazhdonte të mos kryente asnjë investim në fushën e ekonomisë dhe të kulturës. Prandaj ajo ishte e detyruar të marrë herë pas here borxhe nga shtetet evropiane. Edhe kriza shoqërore dhe politike e Perandorisë Osmane, po acarohej gjithnjë e më tepër. Fuqia ushtarake e Perandorisë Osmane po shkonte drejt rënies së saj, sulltan Mahmuti i II i shtoi përpjekjet e filluara qysh më parë për të forcuar gjendjen e brendshme dhe të jashtme të Perandorisë.
Në vazhdim të këtyre përpjekjeve, pasardhësi i Mahmutit II. sulltan Abdyl Mexhiti, shpalli më 3 nëntor 1839 dekretin perandorak të njohur me emrin "Dekreti i shenjtë i Gjylhanesë". Më këtë dekret për Perandorinë Osmane filloi periudha e reformave ose Tanzimatit (që arabisht do të thotë reforma, rregullime).
Më këto reforma, Porta e Lartë hiqte dorë nga format e despotizmit mesjetar feudal dhe i zëvendësonte ato me forma të modelit evropian. Synimi kryesor i saj ishte të forconte pushtetin qendror osman dhe fuqinë ushtarake të Perandorisë, për t’u bërë ballë rreziqeve që vinin asaj nga lëvizjet e popujve dhe nga luftërat e jashtme.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Amza Brezi i Ri MediaPlus : Porta e Lartë dhe e vërteta e turqve[lidhje e vdekur]
Dokumente[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Ferdinand Schevill - Ballkani Historia dhe Qytetërimi, Tiranë, 2002.
- Georges Castelln – Histori e Ballkanit (shekulli XIV-XX) Prishtinë, 1991.
- Barbara Jelavich - Historia e Ballkanit shekulli XVIII-XIX, Tiranë, 1999.
- Petrika Thëngjilli - Historia e Perandorisë Osmane Tiranë, 1997.