Jump to content

Dibra

Coordinates: 41°19′N 20°19′E / 41.31°N 20.32°E / 41.31; 20.32
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dibër)

41°19′N 20°19′E / 41.31°N 20.32°E / 41.31; 20.32

Dibër
Дебар
Qytet
Dibra dhe Liqeni i Dibrës në të majtë
Dibra dhe Liqeni i Dibrës në të majtë
Popullsia
 • Gjithsej14.561
Emri i banorëveDibran
{{{postal_code_type}}}
1250
TargatDB
Faqja zyrtare[1]

Dibër ose Dibra e Madhe (maqedonisht: Дебар/Debar), është një qytet që shtrihet në zonën kufitare mes Maqedonisë Verioe dhe Shqiperise jashtë rrugës nga Struga për në Gostivar. Është poashtu komunë apo bashki Komuna e Dibrës. Dibra ka një shumicë etnike shqiptare prej 74% dhe është qyteti i vetëm i Maqedonisë së Veriut në të cilën maqedonasit etnikë nuk renditen në vendin e parë apo të dytë demografikisht. Gjuha zyrtare është shqipja. Dibra në planin kombëtar shqiptar është qytet i rëndësishëm për Kongresin e Dibrës, i mbajtur më 1909, i cili deklaroi që gjuha shqipe mund të mësohej brenda Perandorisë Osmane.

Emri i qytetit në maqedonisht është Dibër (Дебар). Në shqip; Dibër apo Dibër e Madhe (ndryshe nga Dibra tjetër në Shqipëri). Në serbisht Dibër (Дебар), në bullgarisht Debǎr (Дебър) në gjuhën turke Debre ose Debre-i Bala, në greqisht, Dívrē (Δίβρη) ose Dívra (Δίβρα) dhe në kohët romake si Deborus.[1]

i qytetit të Dibrës përmendet që nga shekulli i 5 p.e.s nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Klaudio Ptolomeu në shekullin e dytë të erës sonë konfirmon në hartat e tija planin e qytetit të quajtur Dober apo Doberos dhe banorët e tij Doberët.[2] Hulumtimet arkeollogjike dhe historike të deritanishme konfirmojnë se Dibra është pasardhësi i qytetit të Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotëm Dibër.[2]

Perandori bizantin Basili II dinte për ekzistencën e Dibres dhe Felix Petançiç i referohej asaj si Dibri në 1502.[2]

Pasi Samoili i Bullgarisë u mposht në 1014 nga perandori bizantin Basili II, Dibra u administrua nën Peshkopatën e Manastirit.

Në gjysmën e dytë të shekullit të 14-të, Dibra ishte qeverisur nga Familja e Kastriotëve, por ra nën sundimin e Perandorisë Osmane, kur sunduesi shqiptar Gjon Kastrioti vdiq pak pasi katër fëmijët e tij u morën peng.

Ajo u pushtua nga osmanët në 1395 dhe më pas u bë selia e Sanxhakut të Dibrës.

Në vitin 1440 Skënderbeu u emërua si sanjakbey-beu (emer me pozitë të lartë ne Perandorinë Osmane).[3][4]

Gjergj Kastrioti mbijetoi për të marrë tokën e babait të tij dhe për të Çliruar të gjithë Shqipërinë në vitin 1444. Një statujë më e madhe se ajo e Skënderbeut e zbukuron qendrën e Dibrës, duke treguar dashamirësinë që vendasit kanë për kauzën e tij. Gjatë luftërave osmane midis viteve 1443-1479 rajoni i Dibrës ishte kufiri midis Osmanëve dhe Lidhjes së Lezhës, të udhëhequr nga Skënderbeu dhe u bë një zonë e konfliktit të vazhdueshëm. Kishte dy beteja kryesore pranë Dibrës, më 29 qershor 1444 dhe më 27 shtator 1446, të dyja përfundonin me humbjen e ushtrive osmane.

Dibra u pushtua përsëri nga turqit, dhe u bë i njohur si Debre. Qytetaret vazhdimisht u rebeluan kundër sundimit turk, megjithatë, jo më pak për shkak të pasurisë së shumë bejve dhe aga turq që jetonin aty jashtë taksave vendore dhe yndyrnave të tokës. Rregulli turk gjithashtu solli tregti në Dibër dhe qendra e qytetit u rrit dhe u bë e njohur për industrinë e saj të zejeve.[2] Pjesa më e madhe e arkitektit nga ajo periudhë ende mbijeton.

Në fillim të shekullit të 19-të, kur Dibranët u rebelua kundër sulltanit turk, udhëtari franceze, publicisti dhe shkencëtari Ami Boue vërejti se Dibra kishte 64 dyqane dhe 4,200 banorë. Për herë të parë ishte qendra e Vilajetit të Shkodrës para vitit 1877 dhe më pas në Vilajeti i Manastirit midis 1877-1912 si Debre ose Debre-i Bala ("Debre Epërme " në gjuhën turke , në kontrast me Debre Zir, i cili ishte emri turk i Peshkopis se sotme ).

Dibra ishte shumë e përfshirë në lëvizjen kombëtare shqiptare dhe më 1 nëntor 1878 liderët shqiptarë të qytetit morën pjesë në themelimin e Lidhjes së Prizrenit.

Në vitin 1907 u zhvillua Kongresi i Dibrës në qytet, i cili e bëri gjuhën shqipe një gjuhë zyrtare brenda Perandorisë Osmane. Kongresi lejoi që shqiptarët të mësojn ligjërisht në shkolla për herë të parë brenda Perandorisë.[5]

Gjatë luftërave ballkanike të vitit 1912-13, Dibra u kthye nga shqiptarët, por më pas u dorëzua në Mbretërinë e Sërbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve Jugosllave si një shpërblim për të ndihmuar aleatët gjatë Luftës së Parë Botërore. Pas kësaj, shumë serbë dhe malazezë u inkurajuan të vendoseshin në Dibër, një taktikë e zakonshme për të siguruar që toka e fituar rishtas të bëhet më e integruar me Sllavët.

Ajo u pushtua nga Mbretëria e Bullgarisë ndërmjet viteve 1915 dhe 1918.

Nga viti 1929 deri më 1941, Dibra ishte pjesë e Vardar BanovinësMbretërisë Jugosllave.

Dibra u aneksua, së bashku me pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut Perëndimore, në Mbretërinë e Italisë më 17 prill 1941, pas pushtimit të Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqiperia e madhe ishte zyrtarisht një protektorat i Italisë dhe për këtë arsye detyrat e administratës publike u kaluan autoriteteve shqiptare. Shkollat ​​në gjuhën shqipe, radio stacionet dhe gazetat u krijuan në Dibër. Kur Italia kapitulloi në shtator 1943, Dibra kaloi në duart e Gjermanisë. Në vitin 1944, pas një lufte dy mujore për qytetin midis Frontit Antifashist Nacionalçlirimtarë dhe forcave gjermane që mbanin qytetin, duke përfshirë edhe divizionin SS Skënderbeu, komunistët e udhëhequr nga Haxhi Lleshi më në fund e siguruan Dibrën më 30 gusht 1944.[6]

Pas ndërprerjes së armiqësive me fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe vendosjes së komunizmit në Shqipëri dhe në Jugosllavi, Dibra u kthye në duart e Jugosllavisë.

Dibra ka qenë qendër e njohur tregtare dhe e artizanatit në të kaluarën dhe ka luajtur rol të ëndësishëm në historinë e këtij regjioni. Ky qytet ka qenë udhëkryqi kreysor i këtij regjioni nepër të cilin kalonte edhe Via Egnatia. Më vitin 1502 njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek. XIX, kishte afro 8400 banorë dhe 250 dyqane dhe ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike.

Ne 1909 në Dibër u mbajt Kongresi i Dibrës, kongres ky që edhe pse u organizua nga xhonturqit dhe pak shërbim i solli Lëvizjes Kombëtare,[7] për herë të parë bëri që gjuha shqipe të mund te jepej mësim nëpër shkolla në menyrë të ligjshme brenda Perandorisë Osmane.[8] Deri në vitin 1911 Dibra ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndërtimet dhe arkitekturën e saj të veçantë por edhe në planin kulturo-social. Në këtë kohe Dibra numëronte 10.000 banorë dhe 489 shitore. Por mbas turbullirave dhe luftave Ballkanike ky vend e humbi rëndësinë e vet, ashtuqë sot është një nder vendet më të pazhvilluara ne Maqedoninë e Veriut. Dibra është një qytet pa fshatra, pasi pjesa më e madhe e fshatrave mbetën përtej kufijëve, praktikisht në Shqipëri. Qyteti pësoi degradim ekonomik dhe degradim kulturor të gjithanshëm.

Qyteti i Dibrës ndodhet në pjesën më perëndimore të Maqedonisë së Veriut në përgjithësi pranë kufirit me Shqipërinë. Kryeqyteti i Shkupit është 131 km larg, dhe qyteti më i afërt është Struga (52 km) dhe Gostivari (71 km).Atë e përbën fusha e dibres ndërmjet malit Deshat (Krcin), liqeni i Dibrës dhe lugina e Drinit të zi që derdhet në liqenin e sipërpërmendur. Në fakt, fusha përfaqson një terracë relievi të gjerë, që lëshohet nga lugina e Drinit të zi. Dibra ndodhet në lartësi mbidetare prej 625 metra.

Komuna e Dibrës kufizohet me Komunat:Mavrovës dhe Radostushës në veri-lindje, Komuna e Kërçovës ne juglindje, Komuna e Qendrës Zhupa në jug dhe në vijën kufitare shtetrore me Shqipërinë. Në Dibër kryqëzohen: rruga rajonale që përshkon Gostivarin, Hanet e Mavrovës, Dibrën, Lukovën, Strugën si dhe ajo që lidh Dibrën me pikën kufitare të Bllatës(për në Shqipëri).

Dibra është e rrethuar nga:

Klima në qytet është e përzier nga kontinentale dhe malore me karakteristika ekspresive dhe Mesdheut(Mediterranean) klimë që rezulton nga ndikimi i fortë klimatik të Detit Adriatik që vjen dhe ndjehet luginën Perëndimore dhe përgjatë Drinit të Zi. Dimrat në Dibër karakterizohet nga dëbora e madhe, dhe për shkak të maleve të larta, klima mesdhetare ndikojn në ekzistencën e liqenit artificial kurse në vjeshtë janë karakterizuar nga lagështia e lartë dhe reshje, ndërsa vera është karakterizuar nga freskia.

Komuna e Dibrës rradhitet në rendin e komunave të pazhvilluara. Si veprimtari kryesore ekonomike janë bujqësia dhe blegtoria. Sipërfaqja e përgjithshme agrare në komunën e Dibrës përfshin 7.708 ha nga e cila tokë 33.4% është tokë e punueshme, kullosat përfshihen me 22 perqind (%) ndërsa me pyje përfshihen 44.6%. Si pasuri natyrore të qytetit mund të përmendim ujërat më të njohura termo-minerale në Evropë, rezervat e mëdha të gipsit si dhe liqenin hidroakumulues si burim të energjisë. Industria ka qenë promotori kryesor i proçeseve pozitive të zhvillimit të ekonomisë në komunën e Dibrës.

Sipërfaqja e Komunës Dibër ka një pozitë të atillë ku bashkohen kanjonet apo luginat piktoreske të lumenjve Radika (Lum) dhe Drini i Zi, të cilët derdhen në liqenin e Dibrës. Ajo është e rrethuar nga malet e Jablanicës, Stogovës dhe Kërçinit(Deshat). Liqeni i Dibrës shtrihet nga HEC “Globoçica”, nëpër luginën e lumit Drin i zi dhe atë të Radikës deri të banjat e Kosovrastit, me gjatësi maksimale prej 22 km dhe sipërfaqe prej 13 km2, ndërsa vëllimi i përgjithshëm i ujit është 520 miljon m3 ujë. HEC Spilja, për një vit prodhon mesatarisht 300 milion kw/h energji elektrike. Uji i Liqenit të Dibrës shfrytëzohet edhe për ujitje, nëpërmjet sistemit hidromeliorativ në Fushën e Dibrës. Dibra ka dy burime termoninerale: në fshatrat Banisht dhe Kosovrasti, të cilat janë të njohura si vende shërimi dhe numërohen ndërmjet banjave me aftësi shëruese më të njohura në Europë (për shërimin e shumë sëmundjeve). Bartës i turizmit banjor në Dibër është OSHR “Banjat e Dibrës” me mbi 150 të punësuar dhe me kapacitet prej 700 shtretër – dhe atë në hotelet në fshatin Kosovrast, Banjisht dhe Venec(në qytet). Në vit realizohen mesatarisht rreth 60.000 buajtje. Potencialet natyrore të shprehura në vlera relievike, hidrografike dhe pejsazho-ambientale, mundësojnë zhvillim e turizmit banjor, liqenor, malor e rekreativ me rëndësi rajonale e lokale. Në teritorin e Komunës Dibër ndodhet relievi i vetëm i gipsit në Republikë, i cili shtrihet në gjatësi prej 9 km. Xehja e gipsit është e kualitetit të lartë(99%), me përmbajtje të gipsit të pastër, dhe për nga kualiteti rënditet ndërmjet atyre më kualitativë në botë.

Statuja e Skenderbeut në Dibër.

Sipas të dhënave statistikore në vitin 1994 në Komunën e Dibrës jetojnë 17.588 banorë nga të cilët 77% jetojnë në qytetin Dibër ndërsa 23% jetojnë nëpër fshatrat perreth qytetit.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 Komuna e Dibrës kishte 19 452 banorë, shtesa e popullsisë vjen nga shtimi natyral i saj dhe nga bashkëngjitja e dy fshatrave që i ishin hequr Komunës së Dibrës në vitin 1994. Fshatrat që u shtuan janë te Mogorces dhe Garit.[9]

Popullsia e qytetit të Dibrës së Madhe ne vitin 2002 arriti në 14 561 banorë, me këtë përbërje etnike:

Kombësia gjithsej
Shqiptarë 10 768 (73,95%)
Maqedonas 1 054 ( 7,24%)
Turq 1 415 ( 9,71%)
Romë 1 079 ( 7,41%)
Vllehë 2
Serb 22
Boshnjakë 2
Të tjerë 219

Sipas përbërjes fetare kemi këtë kategorizim:

Besimi fetar gjithsej
Muslimanë 13 763 (94,52%)
Ortodoksë 668 ( 4,58%)
Katolikë 55 ( 0,37%)
të tjerë 55

Ndarja sipas gjuhës amëtare ne qytetin e Dibrës së Madhe është si më poshtë:

Gjuha Amëtare gjithsej
Gjuha shqipe 11 510 (79,04%)
Gjuha maqedonase 1 950 (13,39%)
Turke 955 ( 6,56%)
Rome 49 ( 0,33%)
Serbe 19
Boshnjake 3
Të tjerë 75
Popullsia e Dibrës ndër vite
Viti Shqiptarë Turqit Romët Maqedonasit Vllahët Sërbet Boshnjakët Të Tjerë Gjitsej
1948 4.698
1953 4.122 53 83 1.110 2 87 63 5.520
1961 4.507 195 1.009 57 555 6.323
1971 6.681 367 1.276 105 394 8.823
1981 8.625 573 1.030 1.106 37 830 12.201
1991 1.606 1.149 1.309 1.375 34 438 5.911
1994 9.400 1.175 1.103 1.431 1 34 196 13.340
2002 10.768 1.415 1.079 1.054 2 22 2 219 14.561

Familjet e rendesishme (Sheherllinjte e Dibres)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sot në Dibër nuk ekziston më familja Çausholli, një familje aristokrate, familja Jorganxhiu, Abule, Strazimiri, një familje e pastër dibrane. Shumë familje të tjera te pakta kane mbetur si: Erbeli, Sela, Ballanca, Pilku të cilat kanë qenë të detyruara nga dhuna serbe të emigrojnë për në Tiranë. Shume familje te tjera emigruan ne kryesisht ne Amerike si Kosovrasti, Dema, Mela etj.

I pari Dibran qe ka shkelur ne Amerike eshte Azem Kosovrasti e pas tij shume te tjere si: Haxhi Dema, Kadri Kllobcishta etj, emra qe sot I gjeni ne Wall of honour ne New York per kontributin e tyre ne komunitet e shoqeri.

Sipermarres te suksesshem sot, qe kane hapur dyert e tyre per shume shqiptare te tjere dhe i kane punesuar ne bizneset e tyre si Pizza Pronto Pizza, Restorant Blini, Kompania Mela (nder kompanite me te medha per pastrimin e ndertesave) qe ka punesuar me dhjetera shqiptare.

Përqindja e nxënësve të cilët kalojnë nga shkolla fillore (nëntëvjeçare) në shkollën e mesme është rreth 85%, prej të cilëve rreth 65 % vazhdojnë në Dibër, dhe 20% vazhdojnë në qytete tjera. Mesatarja e nxënësve të cilët kalojnë nga shkolla e mesme në shkollë të lartë është rreth 70%(për 7 vitet e fundit), dhe më konkretisht vitin e kaluar nga 151 nxënës, 90 prej tyre vazhdojnë në shkollë të lartë (90% e tyre në UEJL, Univerzitetin e Prishtinës, Tiranës, Manastirit, Shkupit, shumica e të cilëve nuk shfrytzojnë bursa shkollore). Shkalla e kalimit të kuadrit me arsim të lartë në qytete tjera është shumë i vogël.Gjithashtu ne vitin 2012 eshte hapur universiteti e Dibres.

Dibra ka qenë një nga vatrat e qëndresës kundër pushtuesve të ndryshëm dhe dha një ndihmesë të veçantë në luftrat shqiptaro-osmane nën udhëheqen e Skënderbeut. Dibra si vend i vjetër ka dhe traditën e vjetër të saj, e cila mund të themi se në mënyrë fanatike ruhet edhe sot. Ajo ka karakteristikat e saja të veçanta me të cila dallohet nga rrethet tjera. Edhe pse ka pasë ndikime të kulturave tjera, dibranët akoma i rruajnë zakonet e vjetra, këngët e tyre të vjetra, lojrat, veshjen dhe të gjithë simbolet tjera etnografike.

Sot ka një stagnim në zhvillimin e sportit dhe kulturës ne mesin e të rinjve, për arsye se shoqëritë dhe objektet e shumta që më parë egzistonin, sot nuk janë aktive apo kanë një aktivitet simbolik Shoqëria e parë kulturore artistike "Liman Kaba" e cila ka qenë e njohur gati në tërë viset shqiptare tani është shkryer në SHKA "Haki Stërmilli". Mund të përmendim teatrin "Qemal Ajdini" në të cilin teatër janë shfaqur shumë pjesë dramatike nga artistë profesional dha ametërë dibranë. Ekziston edhe grupi i këngëve qytatare "Penestija" i cili gati çdo vit organizon festivalin e këngëve qytetare "Këngët e Penestijes". Këtu mund të përmendim edhe klubin e shkrimtarëve "ART klub" i cili gati çdo muaj bën prezentim të ndonjë libri të ri të shkruar nga anëtarë të saj.

Nga fusha e sportit do të përmendim klubin më të vjetër futbollistik "Korabi", i formuar në vitin 1923, klub në të cilin kanë kaluar shumë gjenerata lojtarësh, ne këtë moment luan në ligën e tretë perëndimore. Në Dibër kemi dhe dy klubet të karatesë "Uraniku" dhe "Korabi", klube të cilët kanë prezentuar shpirtin sportiv të dibranëve nëpër garat internacionale evropiane duke fituar mdalje nëpër këto gara. Klubet e hendbollit dhe basketbollit tani për tani nuk janë aktive.

Migracioni nje fenomen fatkeq per qytetin e Dibres

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fenomeni i emigracionit dhe migracionit në Dibër është shumë i pranishëm. Për shkaqe politike, ekonomike, e sociale, përafërsisht 8.000-10.000 dibranë kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet veriperëndimore të Evropës. Migracioni i popullsisë në relacionin fshat-qytet është evident, dhe në aspektin e urbanizmit përbën një problem serioz për shkak të ndërtimeve pa leje dhe vendbanimeve pa urbanizëm.Prapambeturia ekonomike e fshatrave, gjendja e papërshtatshme sociale, mungesa e objekteve infratsrukturore, janë disa nga shkaqet e këtij migracioni.

Sot ne qytetin e Dibres Kryetar eshte Hekuran Duka.

Njerëz të dalluar nga Dibra

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Siç është përmendur në faqen 783 në Dibra ne kohen romake libër me titull  Dictionarium historicum, geographicum, poeticum nga Carlo Stefano.
  2. ^ a b c d Evans, Thammy (2014).Dibra ne kohet e lashta  Bradt Travel Guides Ltd, IDC House, The Vale, Chalfront St Peter, Bucks SL9 9RZ, England: The Globe Pequot Press Inc. p. 260.ISBN Marrë 2015-12-31.
  3. ^ Zhelyazkova, Antonina. Arkivuar 15 maj 2011 tek Wayback MachineArkivuar nga the original më 3 prill, 2011. Shfrytzuar më 3 prill, 2011. Në vitin 1440, ai u promovua në Sancakbey të Dibrës
  4. ^ Hösch, Peter (1972). The Balkans: a short history from Greek times to the present day, Volume 1972, Part 2. Crane, Russak. fq. 96. E tërhequr më 4 prill 2011.
  5. ^ Torte, Rexhep (4 Gusht 2009). "Përfundoi shënimi i 100-vjetorit të Kongresit të Dibrës" Arkivuar 2 janar 2014 tek Wayback Machine.
  6. ^ Magaš, Branka (1993). The destruction of Yugoslavia: tracking the break-up 1980-92. Verso. fq. 46. ISBN 978-0-86091-593-5. Marrë 25 Nëntor 2011
  7. ^ Historia e Shqiperise sipas Akademise se Shkencave te Shqiperise
  8. ^ Torte, Rexhep (4 gusht 2009). "Përfundoi shënimi i 100-vjetorit të Kongresit të Dibrës". Albaniapress. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2014. Marrë më 25 nëntor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Министерство за Локална Самоуправа. База на општински урбанистички планови". Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2008. Marrë më 17 maj 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Banjat e Dibres Capa - Banjisht & Kosovrast