Kastriotët
Kastriotët ishin familje fisnike shqiptare e cila kishte një principate të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior në zotërimet e Topiajve.
Origjina[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Për vendin e origjinës dhe veprimtarinë e Kastriotëve gjatë shekullit XIV dihet pak. Prej familjeve shqiptare që emigruan në Itali, Kastriotët njihen edhe me mbiemrin Mazreku.[1]
Sipas Marin Barletit dhe Dhimitër Frëngut ata ishin nga Mati. Sipas Gjon Muzakës, Pal Kastrioti kishte qenë pronar i dy fshatrave të Dibrës së Poshtme, Sinjës dhe Gardhit të Poshtëm, kurse i biri i tij Gjoni ka pasur në zotërim Matin. Kleriku shqiptar Frang Bardhi i cili jetoi në Shqipëri, në vitin 1636 botoi një vepër polemizuese ku i kushtoi rëndësi të veçantë origjinës së Kastriotëve. Sipas tij ata ishin nga Hasi i Prizrenit "se kështu është në pajtim të plotë mendimi i përgjithshëm i kombit tonë". Një vend-origjinë të ngjajshme sugjerojnë edhe një kronikë raguziane e vitit 1605 dhe një klerik boshnjak i fundit të shekullit XV.[2]
Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Toena. ISBN 9992716223.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Xhufi 2002, p. 313
- ^ Xhufi 2002, p. 313