Shko te përmbajtja

Gjon Muzaka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjon Muzaka

Gjon Muzaka (it. Giovanni Musachi) ka qenë fisnik arbër i familjes Muzaka, që një periudhë nga Mesjeta e vonët kanë sunduar pjesë të Myzeqesë.[1] Më 1510 ai shkroi Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi (Kujtim i shkurtër mbi pasardhësit e familjes sonë të Muzakajve). Vepra e tij u botua në Chroniques gréco-romainesKarl HopfParis 1873, p. 270-340.[2]

Sipas memuarit të vet, i ati i tij ka ndërruar jetë para se osmanët të shtinin në dorë Beratin më 1417.

Kujtimet e Gjon Muzakës (1515)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kujtimet e tij mbahen si vepra më e vjetër substanciale nga një autor shqiptar. E shkruar në origjinal në gjuhën latine, emrin e tij e ka shkruar Giovanni Musachi. Në to përmend elemente interesante, të vlerësuara si të sakta nga Noel Malcolm. Mes të tjera, sipas historisë familjare, emri "Musachi" e ka prejardhjen nga një formë e tëhuajtur e emrit "Molossachi", fisit të vjetër të Epirit të njohur si Molosët.

  1. Braudel, Fernand (1995). The Mediterranean and the mediterranean world in the age of Philip II (në anglisht). Vëll. 2. fq. 664. ISBN 0-520-20330-5. Marrë më 9 janar 2015.
  2. "John Musachi: Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2010. Marrë më 9 janar 2015.