Shko te përmbajtja

Muzakajt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stema e familjes Muzaka
Principata e Muzakajve dhe Shteti i Arianitëve (shek. XV)
Kalaja e Beratit një fortifikim i rëndësishëm i Principatës së Muzakajve

Muzakajt ishin familje e shquar fisnike mesjetare shqiptare. Muzakajt ishin themelues dhe drejtues të Principatës së Muzakajve me kryeqendër në Berat.

Muzakajt vinin nga zona e Oparit ku ata kishin zotërimet fillestare të tyre. [1] Historiania bizantine Ana Komnena përmend e para emrin e një fisniku nga familja Muzaka i cili rreth vitit 1090 ishte ndër komandantët më të besuar të perandorit Aleksi I Komneni. Gjoni I Muzaka u shqua si një ndër krerët kryesorë të qëndresës në luftërat kundër Anzhuinëve të Napolit në vitet 1273-1281. Në fund të shekullit XIII Muzakajt siguruan prona të shumta në krahinat e Skraparit, Këlcyrës, Beratit dhe Korçës.[2]

Më vonë u afruan me Anzhuinët dhe Papatin i cili qe në krye të koalicionit kundër mbretërisë serbe. Muzakajt organizuan qëndresë kundër ekspansionit serb në trojet shqiptare dhe për këtë u vlerësuan nga perandori i Bizantit me prona e tituj fisnikërie. I pari i derës së Muzakajve, Andrea II, mori titullin despot, i cili në hierarkinë bizantine ishte i dyti pas atij të perandorit. Nën drejtimin e despotit Andrea II, Muzakajt u vunë në krye të lëvizjeve antibizantine të viteve 1335-1341. Pas shtypjes së kryengritjeve antibizantine shumë fisnikë Muzakaj u shpronësuan dhe u dëbuan. [3] Në kohën e pushtimeve të Car Dushani, Muzakajt ishin në luftë të vazhdueshme me qeveritarin sllav të zonës së Beratit dhe Vlorës, madje i morën Beratin dhe e detyruan të ndërronte selinë.[4]

Pas vdekjes së Dushanit dhe shkatërrimit të perandorisë së tij, Muzakajt i zgjeruan zotërimet e tyre në drejtim të Korçës dhe Devollit duke dëbuar prej andej sundimtarët serbë. Më pas morën Vlorën dhe Kaninën por ia kaluan këto Balshajve pas lidhjes së krushqisë me ta. Me ndihmën e Balshajve, Muzakajt thyen ushtrinë e mbretit serb Vukashin dhe morën Kosturin. [5]

Vdekja e Aleksit II dobëzoi Muzakajt. Zotërimet e tyre u ndanë midis tre bijve të Aleksit: Gjinit, Teodorit dhe Stojës. Me shfaqjen e osmanëve zotërimet e tyre u tkurrën. Pas disfatës së osmanëve në Ankara (1402) Muzakajt rimëkëmbën përkohësisht një pjesë të zotërimeve të tyre, por pas rifillimit të sulmeve osmane u kthyen në vasalë të tyre. [6] Pas vdekjes së Gjon Muzakës, tokat e Muzakajve u ndanë në 3 pjesë.

  • Andrea I Muzaka, Sevastokrator, Princi i Beratit, Kosturit dhe Myzeqesë
    • Teodor I Muzaka "Gërshetësi", Protosevast, Princi i Beratit, Kosturit dhe Myzeqesë, martoi bijën e Pal Gropës, Princi i Ohrit
      • Andrea II Muzaka, Despot i Mbretërisë së Arbërisë, Marshali i Arbërisë, martoi Efimia Matrëngën
        • Gjin I Muzaka, Princi i Tomorricës, Princi i Kosturit, martoi Zanfina Arianitin
          • Andrea III Muzaka, Princi i Devollit, martoi Kirana Zenebishin, Princesha e Grabosës
            • Maria Muzaka, martoi Gjergj Arianitin, Princi i Kaninës dhe Shpatit, themeltar i Besëlidhjes së Lezhës
              • Andronika 'Donika' Arianiti, Zonja e Arbërisë, martoi Gjergj Kastrioti 'Skënderbeun', Zotëruesi i Arbërisë
              • Vojsava Arianiti, martoi Gjon Cërnojeviqin, Princi i Zentës
                • Gjergj Cërnojeviq, Princi i Zentës, martoi Gjela Topinë (kushërinj), 5 fëmijë
                • Shtjefën II Cërnojeviq, Princi i fundit i Zentës
                • Stanish Cërnojeviq, më vonë i quajtur Skënder bej Cërnojeviq, sanxhakbeu i Malit të Zi
              • Kirana Arianiti, martoi Nikollë II Dukagjinin, Princin e Dukagjinit
              • Helena Arianiti, martoi Gjergj III Dukagjinin, Princin e Dukagjinit
                • Nikollë III Dukagjini, aleat i osmanëve
                • Skënder bej Dukagjini, sanxhakbej
              • Dhespina Arianiti, martoi Tanush IV Dukagjinin
                • Teodora Dukagjini, 2 fëmijë
              • Angjelina Arianiti, Despotesha e Serbisë, "Nënë e Nderuar" e Kishës Ortodokse Serbe, martoi Stefan Brankoviqin, Despoti i Serbisë
                • Gjergj "Maksim" Brankoviq, Despoti i Serbisë, martoi Isabela del Balzon
                • Jovan Brankoviq, Despoti i Serbisë, martoi Jelena Jakshiqin, 5 fëmijë
                • Irena Brankoviq
                • Maria Brankoviq, Markeza regjente e Montferratos, martoi Boniface III Palaeologun, Markezin e Montferratos, 2 fëmijë
              • Komita Arianiti, martoi Gojko Balshajn, Princi i Mizisë, themeltar i Besëlidhjes së Lezhës
                • 2 djem, vdiqën në luftë në Hungari
                • Maria Balshaj, martoi Giakomo Alfonso Ferillon, Kontin e Muros, 2 fëmijë
              • Katerina Arianiti, fillimisht martoi Andrea Shpanin, më pas martoi Nikolo Bokalin, Baroni i Moresë
                • Manoli Bokali
                • Kostandin Bokali
                • Maria Bokali, martoi Giakomo de Paganin
            • Gjin II Muzaka, Princi i Devollit dhe Tomorricës, martoi Kirana Matrëngën
              • Gjon Muzaka, Princi titullar i Muzakajve, shkrimtar i Kronikës së Muzakajve, martoi Maria Dukagjinin
                • Teodor Muzaka
                • Adrian Muzaka
                • Helena Muzaka
                • Kostandin Muzaka
                • Porfida Muzaka
              • Zanfina Muzaka, martoi Muzakë Arianitin
                • Komnin Arianiti
                • Aranit Arianiti
                • 2 bija të panjohura
                • Gjela Arianiti, fillimisht martoi Kolë Dukagjinin (kushërinj), një fëmijë, më pas martoi Sinan bej Muzakën (kushërinj)
              • Maria Muzaka, martoi Muzakë Arianitin 'e Angjelinës', Princi i Belshit dhe Pajovës, nipin e Skënderbeut
                • Porfida Arianiti, martoi Xhulio Valignanin, krye-kalorësin e Xhoanës së Aragonit
                  • Giovani Giakomo Valignani, 2 fëmijë
                  • Geronimo Valignani
                  • Hipolita Maria Valignano, martoi Baron della Tolfa
                  • Xhoana Valignano, martoi Giovani Vincenzo Brancazzo
              • Helena Muzaka, martoi Gjergj Blandisin, Princi i Dibrës së Poshtme
                • Vojsava Blandisi, martoi Francesko Martinon e Teanos
                  • Frederik Martino
                  • Giovani Ferrante Martino
                  • Alfonso Martino
                  • Porfida Martino, martoi Giovani Batista Caracciolo, një fëmijë
                  • Giovani Martino
                  • Andronika III Martino, martoi Giovani Antonio Ajno, një fëmijë
              • Andrea Muzaka, martoi Gjela II Topinë
                • Gjin Muzaka
              • Komita Muzaka, martoi Aranit Arianitin
                • një bijë e panjohur, martoi sundimtarin e Malit të Zi
              • Kondisa Muzaka, martoi Princin e Shpatit
              • Teodora Muzaka, fillimisht martoi Gjon Balshajn, Princi i Mizisë, themeltar i Besëlidhjes së Lezhës, më pas martoi Lekë III Dukagjinin, Princin e Arbërisë Veriore, Kreu i dytë i Lidhjes Arbërore
                • Kolë Dukagjini, martoi Gjela Arianitin (kushërinj)
                  • Lekë IV Dukagjini, 3 fëmijë
                • Shtjefën Dukagjini
                  • Pal Dukagjini
                  • Lekë Dukagjini
            • Teodor III "Koronë" Muzaka, Princi i Beratit dhe Myzeqesë, themeltar i Besëlidhjes së Lezhës
              • Jakup bej Muzaka, sanxhakbeu i Arbërisë
              • Zanfina Muzaka, fillimisht martoi Muzakë Topinë, Princi i Petrelës dhe Krrabës, më pas martoi Moisi Golem Arianitin, Princi i Dibrës dhe Librazhdit
                • Andrea Topia
                • Gjela Topia, martoi Gjergj Cërnojeviqin, Princi i Zentës (kushërinj)
                  • Salomon Gjurashi
                  • Kostandin Gjurashi
                  • tre bija të panjohura
                • Çezar Komnen Arianiti
                  • Giovanna Arianiti, martoi Paolo Brancaccio, patricien i Napolit
                • Dhespina Arianiti, martoi Stanish Kontin
                  • Andronika Konti, shoqëruese e Kristinës së Danimarkës
            • Helena Muzaka, martoi Filipin, fisnik i Raguzës
          • Matrëng Muzaka
          • Vlash Muzaka
            • Bogdan Muzaka
              • Sinan bej Muzaka, martoi Gjela Arianitin (kushërinj)
            • Gjin Muzaka
            • Kostandin Muzaka
            • Teodor Muzaka
            • Gjon Muzaka
            • Teodora Muzaka, martoi Pal Zardarin, Princi i Zardarisë
            • një bijë e panjohur, martoi Kostandin Miserrin, Princi i Gramshit
              • Daut pashë Koxha, Veziri i Perandorisë Osmane, martoi Fylane Sultan, bijën e Bajazitit II
                • Mehmet bej Sulltanzade, princ osman
          • Bogdan Muzaka
          • Laldi Muzaka
            • Andrea Muzaka, martoi Teodora Matrëngën
          • Helena Muzaka, martoi Ajdin Klopin, Princi i Vreshtasit
            • Haxhi beu
              • Hajdin beu
              • Agu beu
            • Hasan beu
              • Andri beu
              • Kler beu
              • Ali beu
              • Murat beu
            • Dhespina Klopi, martoi Ali beun
          • Kondisa Muzaka, martoi Sylejman beun
            • Andri beu
            • Ali beu
        • Komita Muzaka, Princesha e Beratit, Vlorës dhe Kaninës, martoi Balshain II, Princi i Zentës, Vlorës dhe Kaninës
          • Rugjina Balshaj, Princesha e Beratit, Vlorës dhe Kaninës, martoi Mërkshan e Zentës, Princi i Beratit, Vlorës dhe Kaninës
        • Kirana Muzaka, martoi Andrea Gropajn, Princi i Ohrit
        • Teodor II Muzaka, Princi i Beratit dhe Myzeqesë
          • Nikollë Muzaka, Princi i Devollit
            • Pjetër Muzaka, martoi Angjelinën
            • Andrea Muzaka "Qorri", Princi i Kopës, martoi Komita Matrëngën
              • Kirana Muzaka, martoi Hajdar beun, sundimtar i Zvirinës
                • Hasan beu
              • Migira Muzaka
              • Pal Muzaka
              • Vlash Muzaka
        • Stoja Muzaka, Princi i Kosturit
      • Mentulo Muzaka, Konti i Këlcyrës

Muzakajt kane qene sundimtaret e qytetit të Beratit dhe të gjithe fushës e cila mori emrin e tyre, Muzaki (Myzeqeja). Origjina e tyre është nga Opari (Korça). Nder më të nderuarit ndër ta ishte :

  • Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Toena. ISBN 9992716223.
  • Elsie, Robert (24 dhjetor 2012). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I.B.Tauris. ISBN 978-1-78076-431-3.
  • Elsie, Robert (2003). "1515 | John Musachi: Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty". www.albanianhistory.net (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2016-03-04. Marrë më 2015-12-31.
  • Fine, John V. A., J.r (1994). The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht). University of Michigan Press. ISBN 978-0-472-08260-5.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  • Petta, Paolo (2000). Despoti d'Epiro e principi di Macedonia: esuli albanesi nell'Italia del Rinascimento (në italisht). Argo. ISBN 8882340287.
  1. Xhufi 2002, f. 292
  2. Xhufi 2002, f. 292
  3. Xhufi 2002, f. 292-293
  4. Xhufi 2002, f. 294
  5. Xhufi 2002, f. 294
  6. Xhufi 2002, f. 295