Jump to content

Spasi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Spasi
Спас
Fshat
Komuna e Dibres
Popullsia
 • Gjithsej32
Emri i banorëveShqiptare
{{{postal_code_type}}}
1250
TargatDB

Spas (maqedonisht: Спас, shqip: Spas) është një fshat në komunën e Dibrës, Republika e Maqedonisë.

Sipas regjistrimit të vitit 2002, fshati kishte gjithsej 32 banorë.[1] Grupet etnike në fshat përfshijnë:[1]

Fshati ndodhet në zonën e Gorenit të DibresMaqedonine Perëndimore. Fshati eshte pjese e Komunes se Dibrës.

Fshati Spas ndodhet 5 km nga qyteti i Dibres. Eshtë i lidhur me rrugë automobilistike. Eshte ne drejtim te zones kufitare Bllate!.

Qëndra e fshatit nodhet perafersisht 650 m mbi nivelin e detit. Shtepit e Fshatit jane pothuajse ne zhdukje e siper nga shkatrimi dhe mos pakujdesia apo interesi nga nje kohe shume e gjate! 

Fshati kufizohet nga disa fshatra te cilët jan (fshatrat nga pjesa e Maqedonise): Sullani, Taraneshi, Sellokici, Fshati Ame, ndersa me Shqiperine me Fshatin Bllata e Sipërme dhe Bllata e Poshtme si dhe Fshatin Gjoricë (qe ndahet nepermjet lumit Drin i Zi......)

Malet dhe fushat pjellore krijojnë një panoramë shumë piktoreske sidomos ne stinen pranver-vere!

Fshati përbëhet nga dy lagje të cilat quhen: lagja e eperme dhe e poshterme. Ne te kaluaren ka numeruar pothuajse 50 shtepi!

Në ketë fshat prodhimet buqesore jane të bollshme, për arsye të relievit dhe ujit të bollshem qe ka dhe fale bujqëve qe meren me kete pune. Nder prodhimet me te shumta jane jonxha dhe fara e jonxhes(ku eshte si dukuri ne kete rajon te Dibres per prodhimin e saj), Gruri, Bostani, Misri dhe Salqini etj. Koheve te fundit nje ritje te vazhdueshme ka pasur sfera e blektorise sidomos i bagetive(Dheneve). Ku shumica e poseduesve te tyre meren me prodhimine djathit. 

Kjo eshte shtylla kurizore e fshatit, nga qe eshte i vetmi interes tek fshataret me nje leverdi pothuajse te mjaftueshme per jeten e perditshme! Buqesia shkon drejt modernizimit por me hapa shume te vogla, ku nje rol te rendesishem luan cmimi i larte i aparaturave buqesore, ritja e cmimeve te nates pothuase ne cdo tre muaj. 

Fshati ishte i shquar për zhvillimin e fesë, kulturës, mikëpritjes dhe vecanerisht bujaris . Prejardhjen Fshati Spas e ka nga fshatrat qe gjinden ne Shqipëri, perreth zones se Peshkopise, Maqellares dhe fshatrave te tyre perreth. Ku shumica e mbiemrave mban po emrin e fshatit nga shqiperia nga kane ardhur. Shembull nga disa familje' Duka, Majtara, Koxha, Kazani, Ndreca, Hoti, Leshi, Kupa......etj!

Fjala Spas eshte fjale slave(СПАС- Shpetim) po me te vertet nuk kemi ndonje informacion nga ka ardhur apo perse eshte quajtur keshtu. Duke mos haruar se edhe shkrimtari shqiptar e ka pasur kete mbiemer Sterjo Spasse

Fshati Spas ka qen nje fshat me tradita te lashta ne zonen e saj dhe që vazhdon të ruaj traditat e tij (me shume veshtiresi) edhe pse te gjithe e kane braktisur. Fshataret edhe pse nga numri i vogel qe kane ngelur dhe qe momentalisht jetojne ne qytetin e Dibres mundohen te mblidhen se bashku te pakten ne festen e Bajramit!

Fakte interesante¨

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1.Momentalisht ne Fshatin Spas nuk banon me asnje familie!

2.Fshati Spas ne kohen e luftes ne Kosove ka pasur nje pozite te rendesishme e cila qendronte si pike lidhese per interesat dhe qellimet shqiptare edhe pse kishte nje kontroll te fort nga Shteti Maqedonas!

3.Gjat kohes se Enver Hoxhes ka qen gjithashtu pike levizje ndermjet shqiptareve te dy vendeve!

4.Gjate kohesh kur fshati ishte i banuar fshataret ishin te detyruar te udhetojne ne qytetin e Dibres(Post, Ambulanc, Treg etj) duke kasur parasish qe mungonte te linja telefonike! Ndersa sot ndodh e kunderta, te gjithe ato qe akoma vazhdojne te punojne token e tyre e qe gjinden ne Diber udhetojne cdo dite ne fshat(momentalisht nga fshataret e fshatit Spas qyteti i Dibres quhet Hotel. Tere diten punon ne fshat, shkon per te flejt ne Diber dhe te nesermen qe ne mengjes ne fshat per punen e radhes)

5. Ne kohen e Jugoslavise pothuajse shumica e tokave ishte ne perdorime te koperatives(ZADRUGA). Shumica e tokes ishte mbjellur me Ara dhe Rush(ne diten e sodit pothuajse nuk ka ngel ndonje shenje nga gjerat e lart permendura).

6. Shumica e fshatareve jetojne ne Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Evrope dhe nje pjese e vogel ne Diber!

7. Edhe pse eshte i pa banueshm Fshatit Spas ka kryetarin e vet qe eshte z.Jakup Duka!.

Sipas të dhënave nga 1873, fshati kishte 18 familje me 30 banorë muslimanë (shqiptarë).[2] Sipas të dhënave të Vasil K'nchov nga viti 1900, fshati kishte 180 banorë muslimanë (shqiptarë)[3]

  1. ^ a b http://www.stat.gov.mk/publikacii/knigaX.pdf
  2. ^ Statistikat e Popullsisë nga 1873 "Instituti Shkencor, Sofje, 1995, fq. 170-171.
  3. ^ http://www.promacedonia.org/vk/vk_2_40.htm

Regjistrimi shtetrore (2002) Book 5 - Total population according to the Ethnic Affiliation, Mother Tongue and Religion, Enti shtetror i statistikes, Shkup, 2002, f.89.