Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (AKVP) ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky Ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh.

Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësine dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet. Mbështetja e AKVP-së tek kjo pasuri burimore dhe ekspeditat e ndryshme të zhvilluara në të gjitha zonat kanë bërë që AKVP-ja të jetë jo vetëm krenaria e kulturës tradicionale shqiptare, por edhe të mahnise me vlerat e tij studiues e folkloristë nga e gjithë bota. AKVP-ja prej dekadash është kthyer në një laborator për përpunimin dhe intepretimin me kërkesa mjaft të larta artistike të thesarit të madh burimor folklorik duke bërë të mundur transmetimin e tij brez mbas brezi. AKVP-ja ka mbledhur artistët më të talentuar në këtë drejtim, që të pasqyrojë sa më denjësisht kulturën shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Në jetën e tij artistike, AKVP-ja ka rreth 100 premiera, me repertor të zgjedhur.

Në harkun kohor prej 50 vjetvsh, ka rreth 10,000 shfaqje të dhëna në të gjitha skenat e Shqipërise. Në repertorin e tij janë mbi 100 valle me motive nga të gjitha trevat shqiptare, me tematikë të larmishme e koreografi të spikatur. Repertori muzikor ka luajtur një rol të fuqishem dhe mjaft të sukseshëm në jetën e Ansamblit. Vlera të mëdha artistike ka orkestra me instrumentistë nga më të zgjedhurit. Këngetarët interpretues kanë qenë dhe janë krenaria e vokalit shqiptar. Edhe kori me përpunimet dhe harmonizimet e këngëve burimore dhe të krijuara, ka dhënë një kontribut shumë të vlefshëm si pjesë e domosdoshme dhe e rëndësishme e Ansamblit.

Personalitetet më të shquara të Ansamblit kanë qenë udhëheqësit artistikë Çesk Zadeja (AP*) e Tish Daija (AP), koreografet Gëzim Kaceli (AM**) e Panajot Kanaçi (AP), drejtuesi i orkestres Agim Krajka (AM e Mjeshter i Madh), dirigjenti i korit Xhemal Laci (AM), solistët Vaçe Zela (AP), Ibrahim Tukiqi (Am e AP), Fitnete Rexha (AP), Luçie Miloti (AM dhe Mjeshtër i Madh), Merita Halili, valltarët Besim Zekthi (AM e Mjeshter i Madh), Lili Cingu (AM), Rexhep Çeliku (Mjeshtër i Madh)

Personalitete të tjerë: Aleksander Peçi, Milto Vako, Ermir Dizdari, Besim Petrela, Besim Jazexhiu (Udhëheqës Artistikë), Besim Zekthi, Agron Aliaj, Besim Jazexhiu (Koreografë) Astrit Dalipi, Agim Krajka, Agim Kola, Edmond Xhani, Vladimir Hasimi (Drejtues të Orkestrës), Qerim Xhihani, Frederik Banda (Solist te Orkestres), Milto Vako (Dirigjent Kori), Sali Brari, Naile Hoxha, Hysni Zela, Zeliha Sina, Valdete Hoxha, Sabahet Vishnja (Solistë Këngetarë), Mediha Lubonja, Besim Jazexhiu, Bashkim Braho, Faik Kurti, Lili Këlliçi, Veronika Mano, Lefta Mullisi, Pëllumb Memisharaj, Fuat Hyseneshi, Brikena Kurti, Genc Kastrati (Valltarë)

Aktivitetet ndërkombetare: 1963: Algjeri, Marok 1966: Kine 1969: Turqi 1970: Francë 1974: Turqi, Kinë, Vietnam, Rumani 1976: Suedi, Norvegji 1977: Greqi 1978: Itali, Greqi 1979: Turqi, Greqi 1981: Turqi, Greqi, Francë, Austri, Tunizi 1983: Gjermani, Egjipt 1984: Zvicër 1985: Turqi, Itali, 1987: Turqi 1988: Itali 1989: Suedi, Norvegji, Finlandë, Danimarkë 1992: Australi, Maqedoni, Libi, Turqi 1993: Francë, Itali 1994: Amerikë, Kanada, Kroaci 1995: Belgjikë, Francë, Gjermani 1996: Kanada 1997: Greqi 1998: Greqi, Itali, Spanjë, Portugali 1999: Francë, Itali, Zvicer Çmimet e medaljet: 1. Gjerdani i Arte (Dijon, France-1970)

  • AP-Artist i Popullit
    • AM-Artist i Merituar

Udhëheqës artistikë: Çesk Zadeja Tish Daija Aleksander Peçi Ermir Dizdari Besim Petrela Besim Jazexhiu Gerti Druga

Valltarë të AKVP[redakto | përpunoni burim]

Këngëtarë të AKVP[redakto | përpunoni burim]

Koreografë të AKVP[redakto | përpunoni burim]

Drejtues të orkestrës: Agim Krajka Astrit Dalipi Agim Kola Edmond Xhani Vladimir Hasimi

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]


Eighth notes and rest.svg Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni duke e përmirësuar këtë artikull.