Jump to content

Genc Kastrati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Genc Kastrati lindi në Tiranë20 prill 1967. Mbaroi Liceun Artistin më 1985 dhe po në këtë vit pranohet me konkurs si valltar në trupën e Ansamblit Shtetëror te Këngëve e Valleve Popullore, që prej kësaj kohë e në vazhdim ka marrë pjesë në ç’do veprimtari artistike të këtij ansambli brenda dhe jashtë vendit. Ka ekzekutuar role solistike që në vitet e para të pranimit të tij në këtë ansambël dhe në vitin 1994 emërohet solist, vazhdon të jetë solist valltar në trupën e Ansamblit Kombëtar të Këngëve e Valleve Popullore. Disa nga valët ku ka debutuar si solist janë : “Burri i vogël moj kërcure”, “Barinjtë e Korabit”, “Valle Gorarçe”, “Trio e Shupalit”, “Diell në fushën e Devollit”, “Vallëzimi i Shqipeve”, “Valle me motive Kosovare”, valle dyshe “Dueti i Shqiponjave”, “Ne Gare”, “Kuinteti i Shëngjergjit”, “Valle me motive të Lezhës”, “Valët e Liqenit”, “Nën hejën e mollës”, “Motive Çame” (P. Kanaçi), “Motive Çame” (B. Zekthi), “Luftëtaret e Lirisë”, “Feste të madhe ka sot Shqipëria”, “Dite feste në Tiranë”, “Valle me motive të Librazhdit”, “Motive Myzeqare”, “Valle me motive Labe”, “Valle me motive të Kukesit”, “Lisi me rrënje të thella në mal”, “Me k’cen dhe maja e gishtit”, “Duf cigan”, “Në sarajet e Ali Pashës”, “Valle me motive të Mirditës” etj. Një nder vallet simbol të këtij Ansambli e ndërtuar enkas për solistin Genc Kastrati dhe Rexhep Çeliku nga koreografi Panajot Kanaçi është vallja "Dueti i Shqiponjave". Gjatë karrierës së tij disa vjeçare dy nga turnetë me te bujshme të Ansamblit Kombëtare të Këngëve e Valleve Popullore kanë qene në Maqedoni në vitin 1991 dhe në Kosovë në vitin 1996. Në këto turne emri i Gencit si solist veçohet nga te intervistuarit si valltari me mbresëlënës (Koncerti dhe intervistat të arkivuara nga TVSH). Këto turne konsiderohen si më të bujshmet duke pasur parasysh numrin rekord të spektatoreve pasi zhvilloheshin në stadium ne mbi 10 – 15 mije spektatore. Më pas përfundon studimet e larta në Koreografi në vitin 2005 me rezultate të shkëlqyere. Menjëherë pas diplomimit emërohet pedagog pranë akademisë së arteve. Pas realizimit të disa koreografive në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri ve në skene në vitin 2008 spektaklin "Udhëtim në Arbëri", në këtë spektakël Genci merr pjesë si ideator, koreograf dhe valltar solist në bashkëpunim me koreografet me me zë të kohës.