Xhemal Laçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Xhemal Laçi lindi me 8 gusht te vitit 1912 dhe vdiq ne 1994 ne qytetin e lindjes Puke.

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Kolonel Xhemal Laçi u lind në Lacaj te Pukes në një familje te varfër por atdhetare. Kesaj familje nuk i munguan intelektual si Zmajl Laci, Halil Laci, Beqir Laci, Kapiteni Ymer Laci. Mësimet e para i mori në vendlindje, me pas në Shkodër e Tirane. Në vitin 1932 përfitoi burse nga shteti ku studioi në Itali në "Collegio Militare" në Napoli. Në vitin 1935 vazhdoi studimet në Akademin Ushtarake "Fanteria e Kavallerri" në Modena. Me 1937 u diplomua por vazhdoi studimet e larta me pas në Parma.

Fillimet e karrierës[redakto | përpunoni burim]

Menjëherë pas diplomimit u dërgua toger i ushtrisë Mbretërore Shqiptare. Në vitin 1943 me batalionin shqiptar u arratis kundër fashizmit. Në rrethet e Shkodrës formoi rezistencën kundër Fashizmit. Pas kapitullimit te Italisë me 8 shtator 1943, futet Gjermania naziste. Xhemal Laci emërohet komandant kundër armikut gjerman në Organizatën Besa Shqiptare e Shkodrës. Në luftën civile ai luftoi kundër Komunizmit. Deri me 1948 jetoi në kampet e I.R.O. Italia. Pastaj emigroi në Siri por do kthehet serisht në Itali i thirrur nga Komiteti Shqipëria e Lire. Në qershor te vitit 1950 është dërguar nga komiteti në Gjermani si nen komondant i vullnetareve te lirisë "1000 TH Labor' Service Company Henbrunn Munich" deri në vitin 1954. Në vitin 1956 emigroi drejt U.S.A. ku dhe mori nënshtetësinë në vitin 1974. Në vitin 1975 Xhemal Laci shkoi në Madrit pranë NMT Lekes 1 si kryetar i zyrës ushtarake. Me 4 tetor 1975 për meritat e jashtëzakonshme në shërbim te Mbretit Leka 1, gradohet Kolonel i Gardës Mbretërore Shqiptare nga vete Mbreti. U emërua adjutant (ministër i pallatit mbretëror) si dhe përfaqësues i Mbretërisë Shqiptare në U.S.A.

Përpjekjet për përmbysjen e komunizmit, kompania 4000[redakto | përpunoni burim]

Xhemal Laci ishte një nga figurat me te rëndësishme te Historisë se Shqipërisë për kontributin e tij në sferën politike. U dallua për përpjekjet e tij për te përmbysur komunizmin në Shqipëri, gjithë jetën i'a dedikoi kombit ketë e tregon mese miri tentativat që beri dhe në emigrim duke marre pjesë në Kompania 4000 që ishte misioni i CIA- për rrëzimin e regjimit te Enver Hoxhës.[1]

Rikthimi në vendlindje[redakto | përpunoni burim]

Vitet e fundit te jetës se tij i kaloi në Shqipëri, pasi u sëmur dhe në moshën 82 vjeçare ndërroi jete në vendin e lindjes Puke. Me 20 maj 1997 Mbreti Leka me ndërrim te thelle vendosi lule mbi varrin e Xhemalit. Ndërsa në vitin 2003 i'u dha familjareve te tij titulli "Qytetar Nderi" në Puke. Me date 20 Maj 2003, u zhvillua ceremonia e dorëzimit te titullit te larte "Qytetar Nderi" i Pukës, atdhetarit dhe intelektualit te shquar, ish ministrit te Oborrit Mbretëror, zotit Xhemal Laci. Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Kulturës se qytetit te Pukës.

Në ketë ceremoni merrnin pjesë qytetare pukjane, legaliste, pushtetarë te pushtetit vendor dhe personalisht kryetari i Bashkisë se qytetit te Pukës, zoti Ndue Cara ; kryetari i Këshillit bashkiak, zoti Astrit Kuci ; veterani i PLL, zoti Abdulla Salihi, si dhe te ftuarit nga Kryesia e PLL, zotërinjtë Ekrem Spahiu, kryetar i PLL ; Sadedin Balla, Sekretar i Përgjithshëm i PLL ; Kryetari i Deges se Shkodrës, Enis Dizdari ; Drejtori i Departamentit te historisë në PLL, Prof. Dr. Bajram Xhafa ; përfaqësues dhe drejtues se degëve te partive politike te rrethit te Pukes, i biri i atdhetarit te dekoruar Xhemal Laci dhe familjare e te afërm te tij e te familjes.

Ceremoninë e hapi kryetari i PLL se Degës Puke, zoti Sadik Beqiri.

Në fjalën e tij, zoti Beqiri falënderoi kryetarin e Bashkisë dhe kryetarin e Këshillit bashkiak, për nismën e ndërmarre për te nderuar atdhetarin Xhemal Laci, pas vdekjes, me titullin e larte "Qytetar Nderi" i qytetit te Pukës me motivacionin : "Për kontributin e tij në lufte kundër komunizmit, në Atdhe dhe në diaspore". Ndër te tjera, në fjalën e tij zoti Beqiri theksoi se "Xhemal Laci i ka bere ndër Pukës, Shqipërisë, Mbretit dhe PLL. Ai ishte një nacionalist i shquar, që kontribuoi me te gjitha forcat në luftën kundër diktaturës komuniste".

Me pas, zoti Beqiri ia dha fjalën Kryetarit te Bashkisë se qytetit Puke, zotit Ndue Cara, i cili në fjalën e tij vlerësoi meritat dhe kontributin e zotit Xhemal Laci për Atdheun dhe Kombin, çka, sipas tij, përbejnë edhe arsyen përse, pukjanet dhe mbare shqiptaret, duhet te ndërrojnë ketë figure te shkëlqyer te nacionalizmit.

Pastaj fjalën e mori zoti Xhemal Meci, i cili vuri në dukje kontributin e shquar te Xhemal Lacit në doi te Shqipërisë dhe ardhjes se demokracisë. Në fjalën e tij përmblidhej shume bukur jeta dhe veprimtaria e Xhemal Lacit, në Shqipëri dhe diaspore.

Në emër te PLL përshëndeti Kryetari i saj, deputeti Ekrem Spahiu. Zoti Spahiu falënderoi Kryetarin e Bashkisë dhe Kryetarin e Këshillit bashkiak, për kontributin e tyre në dekorimin e zotit Xhemal Laci pas vdekjes, si dhe pjesëmarrësit në ketë takim, për respektin ndaj emrit dhe veprës se atdhetarit te shquar. Kryetari i PLL Spahiu, theksoi : "Bota i bën heronjtë nga balta, ndërsa komunizmi shqiptare për 50 vjet hodhi balte mbi heronjtë e shqiptarizmes. Nderimi që ju po i bëni Xhemal Lacit, është një përpjekje për te hequr balten e komunizmit, hedhur mbi heronjtë e këtij kombi. Duke nderuar Xhemal Lacin, ju keni nderuar jo vetëm pukjanet por edhe legalistet dhe mbretëroret shqiptare, pasi Xhemal Laci ishte një ndër themeluesit e Legalitetit, madje për 11 vjet ka kryer detyrën e ministrit te Oborrit Mbretëror pranë NMT Mbretit Leka I dhe Familjes Mbretërore.

Xhemal Laci është një figure që i kalon përmasat e Pukës, ai i takon gjithë kombit shqiptar -' e mbylli fjalën e tij zoti Spahiu. Veterani Abdulla Salihi, bashkëluftëtar i Xhemal Lacit, solli para te pranishmeve disa kujtime dhe impresione nga jeta e Xhemal Lacit dhe përpjekjet e përbashkëta te tyre në luftën kundër komunizmit dhe diktaturës enveriane. Pjesëmarrësit e përcollën me mjaft interes ligjëratën e te nderuarit Salihi. Me pas e mori fjalën Prof. Dr. Bajram Xhafa, i cili foli me superlativa për atdhetarin Xhemal Laci, duke shpalosur impresionet që kish nga kontaktet personale me te, pas kthimit te tij në Atdhe, te zhvilluara në qytetin e Shkodrës.

Me pas, Kryetari i Këshillit bashkiak te qytetit te Pukës, zoti Astrit Kuci, ftoi Kryetarin e PLL, deputetin Spahiu, që te dorëzoje dekoratën e larte te birit te zotit Xhemal Laci.

Zoti Spahiu, mes duartrokitjeve te pjesëmarrësve, i dorëzoi pasardhësit te zotit Xhemal Laci dekoratën e akorduar, duke uruar njëkohësisht që familjaret e tij ta mbajnë atë me ndër, duke nderuar kështu kujtimin e shkëlqyer te këtij atdhetari te madh.

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ [1]