Gëzim Kaçeli
Gëzim Kaceli lindi më 7 Qershor 1933 në Tiranë
Një ndër themeluesit e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, mjeshtrin e valleve Gëzim Kaceli. Ai do të mbahet mend si një nga koreografët më të shquar, i cili dha një kontribut të madh në themelimin e artit koreografik në Shqipëri. Do të kujtohet si model i valltarit, balerinit, koreografit, baletmaestrit e pedagogut të shquar.
Disa nga perlat e valleve shqiptare, si “Vallja e Tropojës”, “Barinjtë e Korabit”, “Vallja Devolliçe”, “Suitë vallesh të Shqipërisë së Mesme”, “Trio e Shupalit”, “Valle Arbëreshe” e shumë e shumë të tjera janë realizuar prej mjeshtrit Kaceli dhe brezat mbarë janë rritur me krijimtarinë e tij.Vargu i punimeve koreografike të mjeshtrit Kaceli është tepër i gjatë dhe prek të gjitha trojet shqiptare. Aktivitetin e shkëlqyer që bëri me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve e vazhdoi me Ansamblin e Ushtrisë dhe pas vitit 1990 në Kalabri me trupën e valleve të këtyre trojeve.
Nepermjet nje pune kerkimore dhe studimore te pareshtur ne te gjitha trevat e Shqiperise (dhe jo vetem) ai trajtoi kete art me dashuri e delikatese, pa e cenuar kurre thelbin e tij, duke ja rritur vlerat ne nivele tejet te larta e duke kontribuar per vleresimin e njohjen e tij ne mbare boten. Gëzim Kaceli shquhet si një model i kontributit për zhvillimin dhe emancipimin shoqëror e njerezor si dhe per altruizmin e rralle e modestine e nje artisti gjenial. Ai eshte laureuar tre here fitues ne Festivalet Internacionale te Moskes, Vienes dhe Helsinkit. Ka fituar gjithashtu çmime te shumta ne aktivitete dhe festivale kombetare, eshte dekoruar me “Medaljen e Punes” dhe i eshte dhene titulli i larte “Artist i Merituar”.
Krijimtaria Koreografike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vallja e Tiranës
- Vallja Devollice
- Vallja e Tropojës
- Trio e malësisë së Tiranës
- Valle arbëreshe
Referime:
- ^ "Tirona". Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2019. Marrë më 7 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)