Ptolemeu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Klaudio Ptolomeu)
Klaudio Ptolomeu

Klaudio Ptolomeu (Greqisht: Klaudios Ptolemaios) (87 - 150) ishte një astronom, gjeograf, matematikan dhe teorist muzike grek nga Aleksandria.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Claudius Ptolemaeus ishte astronom, gjeograf dhe matematicien greko-romak nga Aleksandria. Ka jetuar gjate fundit të shekullit të I dhe fillimi I shekullit të II pas lindjes së Krishti (90-120 pas.e.s). Ptolomeu krijoi veprën ”Përmbledhje e madhe astronomike”. Është themelues i teorisë gjeocentrike, ku sipas së cilës të gjitha trupat qiellor rrotullohen rreth Tokës. Kjo teori ka vlerë më tepër se 1400 vite derisa u hodh poshte nga teoria e Nikolla Kopernikut, ajo heliocentrike, ku ne qender te planeteve eshte Dielli.

Vepra e Ptolomeut "Përmbledhje e madhe astronomike” është ruajtur në gjuhën arabe në vendet e lindjes. Me vonë është përkthyer në latinisht me e emrin e “Alamgest”.

Astronomi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ptolemaeus ka pasur një shikim gjeocentrik kundrejt Sistemit Diellor. Koncepti i tij ndaj astronomisë, i cili njihet si "Sistemi i Ptolemaeusit", ka mbizotëruar më shumë se 1400 vjet, deri vonë pas mesjetës, në Evropën veriore dhe Arabi. Tek më vonë është ripërshkruar nga Kopernikus. Arsyeja që botëkuptimi i Ptolemeut ka mbizotëruar aq gjatë ka pasur shumë të bëjë me konceptet e kishës.


Sipas Biblës toka është qëndra e gjithësisë, një shikim që përputhet me atë të Ptolemeut.


Kritikë kundër këtij shikimi nuk është toleruar.

Ptolemeu e ka kompletuar teorinë epicikele të Hipparchus. Sepse me "modelin e yjeve" të Aristotelit nuk ishte e mundur të sqarohet pse planetët në gjithësi nganjëherë lëvizin shpejt e nganjëherë ngadal ose mbrapsht. Për ti sqaruar këto lëvizje me ndihmën e teorisë Epicikel Ptolemaeusi perdori qindra epicikla (rrathë ndihmës), mirëpo edhe mu tani Toka nuk do të ishte në qendër. Këtë model Ptolemaeusi e ka vendosur në manuskriptin e tij 13-pjesësh 'Hè mathèmatikè syntaxis' ('ese matematikor'). Punimet e Ptolomaeusit për Astronominë janë dorezuar në arabisht, të cilat janë quajtur 'Kitab-al-Madjisti' nga astronomët arab, që do të thotë 'Libra e madhe'. Më vonë kjo është degeneruar ne Almagest (shumë e madhe). Almagesti poashtu përmbante një katalog të yjeve dhe një listë prej 48 piktura të yjeve, të krijar nga Hipparchus.

Ptolemeu ka qenë ndër gjeografët më të përmendur të kohës antike . Ai shkroi dhe publikoi punimin e tij të famshëm Gjeografia në njëzetë libra të ilustruara me harta. “Gjeografia “ është ndarë në tetë libra. Libri i tetë përmban 27 harta , 26 harta regjionale dhe një hartë e Tokës “Mapa Mundi”.” Mapa Mundi “ është një ndër hartat më të rëndësishme historike është e punuar në projeksionin konik kurase hartat tjera i kanë paralelet dhe meridianet që prehen me kënd të drejtë (cilindër).

Në mes hartave të “ Gjeografisë” ku janë përfshirë pjesët e Evropës Juglindore, i hasim shënimet e para që kanë të bëjnë me trollin e Kosovës. Vargmalet e Evropës Juglindore që ndajnë rrjedhejet e lumenjëve dhe viset e kësaj treve bashkojnë të Scardusi ( Mali Sharr), në veri të së cilit shtrihet Dardania. Në këtë provincë janë lokalizuar vendbanimet Ulpiana, vendis (afër Podujevës) dhe Aribantium ( diku rreth Qafës Dules), kurse në afërsi të rrjedhjes së lumit Drilon ( Drin) janë: Thermidava ( Prizreni), Siparantum ( Peja) dhe Chinna ( Klina).

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]