Klina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Koordinatat: 42°22′18″N 20°20′38″E / 42.3718°N 20.3440°E / 42.3718; 20.3440

Klina
Qytet
noform
Stema_figura
Administrimi
Shteti Flamuri Kosova
Qarku Peja
Partia PDK (Partia Demokratike e Kosoves)
Sipërfaqja dhe popullsia
Sipërfaqja 308 km2
Popullsia 54.7081 banorë
Dendësia 177.6 banorë/km2
Të dhëna të tjera
Kodi Postal 32000
Prefiksi +381 (0)39
Faqja Zyrtare KK Klinë

Klina është qytezë dhe komunë në pjesën qendrore të Kosovës.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në shek. e parë të erës së re territori i Klinës si dhe i gjithë Dardanisë gjendej nën sundimin e Perandorisë Romake në ç'kohë në afërsi të Klinës përmendet Dersniku si qendër municipale e farefisit Dardan. Pas rënies së Perandorisë Romake, Dardania, pra edhe Klina me rrethinë, u vërshua nga sllavët, dyndje e cila në gadishullin Ballkanik mori fund në shek. VIII. Pas ndarjes së Perandorisë Romake, Klina me rrethinë ra nën sundimin Bizantino-Grek. Pas krishterizmit bizantin, ai sllav ndikoi që këto anë me vendbanimet mesjetare dhe me kishat parasllave të përvetësohen nga sllavët. Në shekullin e parë të erës sonë, gjatë sundimit romak, si qendër municipale e fisit dardan përmendet edhe Dersniku, ndërsa gjatë sundimit bizantin hasim në gjurmët e kishës së Paskalicës me kambanore në fshatin Videjë. Profirogoniti në traktin e tij të njohur "Shënime për popujt" shkruan në vitin 948-952, se ndër qytetet e banuara dendur është edhe Dersniku - "Desstinik". Vendbanim i hershëm është edhe Dollci i sotëm, i cili ishte i shënuar me emrin Zalug në hartën e Manastirit të Hilandarit në vitin 1200 nga Solovjevi. Pas rënies nën turqit, jeta e shqiptarëve ishte e vështirë. Ç'prej atëherë Klinën e karakterizon edhe larmia fetare. Popullësia e këtyre trevave merrej kryesisht me bujqësi e cila ishte mjaft e zhvilluar.

Klina identifikohet si vendbanim i hershëm Ilir, me emër Chinna, të cilën e hasim te Ptolomeu që në vitet 87-150 (në hartën e Ptolomeut). Ky lokalitet i lashtë ilir shtrihej në bregun e majtë të rrjedhës së epërme të Drinit të Bardhë, që i përgjigjet realitetit të sotëm gjeografik. Kjo datë si dhe Ujvara e Mirushës u bënë edhe simbol i emblemës së qytetit të Klinës. Chinna në kuptimin Cin shpjegohet si kin në mes të Drinit të Bardhë dhe lumit Klina. Banorët e këtyre viseve nuk pushuan se luftuari për liri deri në ditët e sotme.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Komuna e Klines shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42°37 18 V dhe 20°34 40 L.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko : Lista e ardhacakëve - Klinë
Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Romë  % Total
1991 regj1 43,165 83.5 5,270 10.2 1,291 2.5 51,723
janar 19992 55,000 78.6 10,000 14.3 5,000 7.1 70,000
Tani (2005)3 53,000 96.5 94 0.17 1,800 3.3 54,900
Burimi:1.Për 1991: Instituti i statistikave federale Beograd (shifrat janë politike dhe të pavleshëme)
2.Për 1999: Kosovo/Kosova As Seen/As Told.OSCE Human Rights Report, 1999, Volume 1, p. 227. bazuar në të dhënat nga autoritete serbe lokale para shpërtimit të luftës
3. Për 2005: Nga dejtoria e Administratorit të përgjithëshëm në Klinë
Ref: OSCE .PDF/ HTML

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Stacioni i trenit në Klinë

Në kohën e masave të dhunshme serbe të viteve 1990-1999, 5 biblioteka në këtë anë kanë qenë mbyllur dhe të gjitha librat bashkë me inventarin janë larguar nga biblioteka kryesore e Klinës, ku librat janë shkatërruar, inventari është shitur dhe punëtorët janë përjashtuar nga puna. Disa kamionë me libra shqip kane qenë dërguar në fabrikën e letrës në Lipjan. Në atë anë, librat kanë qenë zhdukur, derisa librat në bibliotekën kryesore të Klinës kanë qenë dëmtuar shumë. Në këtë komunë, 5 degë, me gjithsej 30. 760 libra, kanë qenë zhdukur, derisa në bibliotekën kryesore janë dëmtuar 2.980 libra. Mediat e huaja shkruajnë edhe për shitjen e tyre në perendim nga pala serbe për perfitime financiare. Egziston një nismë që të zëvendësohen dhe të mblidhen librat në biblotekat përkatëse por nisma ende nuk ka sjellë lëvizje të mëdha.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

   * Telekomunikacioni
   * Transporti
   * Ushtria
   * Pushime

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]


[1]

Sistemi shtetrorë në Kosovë

Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Stema e qeverisë KS.gif
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj