Jump to content

Ujëvarat e Mirushës

Coordinates: 42°31′26″N 20°34′59″E / 42.523861°N 20.582984°E / 42.523861; 20.582984
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ujëvarat e Mirushës
IUCN kategoria V (peizazh tokësor/detar i mbrojtur)
Ujëvara e 13-të , më e madhe e Mirushës dhe me e vizitura nder te gjitha
Ujëvarat e Mirushës is located in Earth
Ujëvarat e Mirushës (Earth)
Koordinatat42°31′26″N 20°34′59″E / 42.523861°N 20.582984°E / 42.523861; 20.582984
ShtetiKosova Kosova
Komuna e KlinësLlapçevë , Klinë, Gjakovë
VendndodhjaLlapçevë
Qyteti i afërtKlinë
Sipërfaqja598.4 ha
Popullsia1.500 (+1500 viti 2016)
Krijimi2016
VizitorëtNga e gjithë bota (+100000)
AdministrimiKomuna e Klinës
VërejtjeDemtimi i natyres , ndertimi i pronave vend e pavend dhe makinat e shumta qe vin ne kete vend , ne deshirojm qe sa me shum ta mbroni Ujëvaren e Mirushes sepse eshte monument natyrorë dhe mbrohet me ligje vendore

Ujëvara e Mirushës, ndodhet ne fshatin Llapçevë të Komunes se Malisheves

Ujëvarat e Mirushës janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike. Sipas IUCN, zona i përket kategorisë ”Peizazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë ”Monument natyror”.[1]

Në këtë park, lumi Mirusha gjatë rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanjoni i lumit Mirusha dhe këtu krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një fenomen të rrallë morfo‐hidrologjik.

Ujëvarat e Mirushës janë shpallur Park Regjional i Natyrës në vitin 1982/83 nga Komuna e Malisheves, me sipërfaqe prej 555.80.70 ha. Ndërsa Qeveria e Republikë së Kosovës në vitin 2012 nxjerr vendim për shpalljen e Ujëvarave të Mirushës Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë me sipërfaqe te përgjithshme prej 598.4 ha.[2]

Kanioni i Mirushës është një ndër zonat më interesante të natyrës së Kosovës. Lumi Mirusha në pjesën e poshtme të rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanioni i lumit Mirushë. Në këtë pjesë të kanionit janë 16 ujëvara me liqene që e përbëjnë pjesën më atraktive të kanionit.[2]

Në Monumentin e natyrës me rëndësi të veçantë “Ujëvarat e Mirushës” në distancë rreth 300 m, nga Liqenet e Kanionit Mirusha është ndërtuar një objekt hotelier me material të fortë i cili bie në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së natyrës. Investitori nuk posedon mendim profesional dhe leje ndërtimi nga organet përgjegjëse të MMPH-s.[2]

Në vitin 2010 është hapur rruga nga Kuvendi Komunal i Malishevës, pa respektimin e procedurave ligjore dhe profesionale, e cila ka ndikuar në rrëshqitjen e materialit shkëmbore dhe degradimin e peizazhit natyror rreth kanionit. Hapja e rrugës deri në afërsi të liqeneve, ka mundësuar fillimin e ndërtimeve ilegale, fluksin e madh të makinave si dhe ndotjen ujit në lumin Mirusha. Numri i madh i makinave paraqet shqetësim serioz në degradimin dhe ndotjen e vlerave natyrore të zonës. Veprimet e tilla ndikojnë drejtpërsëdrejti në humbjen e vlerave të rralla të gjeodiversitetit, biodiversitetit si dhe ndikojnë në ndotjen e lumit Mirusha. Problem mbetet mosthemelimi i organit menaxhues për Monumentin e Natyrës me Rëndësi të Veçantë “Ujëvarat e Mirushës”, siç parashihet me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës (neni 77).[2]

Plani Hapësinor i MNRV “Mirusha”

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Mars të vitit 2014 Kuvendi i Kosovës ka aprovuar Planin Hapësinore për zonën e mbrojtur “Ujëvarat e Mirushes”, të hartuar nga Instituti për Planifikim Hapësinor. Qëllimi kryesor i Planit është të ndikojë në ndalimin e zhvillimeve të paplanifikuara që dëmtojnë zonën, të bëjë ridefinimin e vijës kufitare të zonës dhe të orientojë planifikimin e investimeve dhe zhvillimeve të ardhshme që duhet të realizohen sipas planit në këtë zonë të mbrojtur.[2]

Ujëvarat e Mirushës veçohen për vlerat unike të trashëgimisë natyrore, kombëtare dhe kulturore, andaj përmes këtij dokumenti synohet që kjo zonë të mbrohet nga ndikimet e jashtme, të shfrytëzohet në mënyrë racionale si dhe të ketë zhvillim të turizmit të qëndrueshëm në dobi të komunitetit lokal dhe rajonal.[2]

Sipas planit në periudhën e ardhshme 10 vjeçare, nga institucionet e vendit, donatorët dhe partneriteti publiko-privat, pritet që në këtë zonë të investohen rreth 30 milion euro. Dokumenti paraqet rezultatin e një pune të përbashkët të sektorëve të rëndësishëm të Qeverisë së Kosovës, komunave, institucioneve relevante, profesionistëve të fushave të ndryshme, si dhe pjesëmarrësve nga shoqëria civile.[2]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 janar 2015. Marrë më 20 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ a b c d e f g "RAPORT PËR GJENDJEN E NATYRËS 2010 - 2014" (PDF). ammk-rks.net. Prishtinë: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPESINOR. 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 1 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)