Jump to content

Malet e Sharrit

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mali Sharr)
Bjeshkët e Sharrit
Mali Sharr
Turku Madh (prapa) dhe Turku i Vogël (përpara), majat më të larta të maleve të Sharrit
Pika më e lartë
MajaTurku i Madh, Maqedonia e Veriut
Ngritja2,748 m (9,016 ft)
Gjeografia
VendodhjaMaqedonia e VeriutLugina e Pollogut
Kosovë-Rajoni i Prizrenit
Malet e Sharrit, parë nga Kaçaniku
Malet e Sharrit, parë nga Shillova-Gjilani

Malet e Sharrit janë vargmale shtrihen në juglindje të Kosovës dhe në veri-perëndim të Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga afërsia e Prizrenit dhe shkojnë pjerrtas me majat apo thepave në formë piramidale të radhitura njëra pas tjetrës apo siç e quante që nga antikiteti populli ilir, majat e sharrës, nga ngjashmëria me thepat e sharrës, që formojnë figura të njëpasnjëshme karakteristike në zemër të Ballkanit. Bjeshkët e Sharrit janë të njohura që nga antikiteti në dokumente të autorëve të ndryshëm, që nga shekulli i V p.e.s. më emrin Mont Skardus, nga Herodoti, i cili i përshkruan edhe fiset ilire dhe kufizimet e tyre. Ndër shekuj, këto vargmale shërbyen si mur natyror, mbrojtës nga sulmet barbare, drejt Maqedonisë dhe Greqisë ku konsideroheshin si të pakapërcyeshme. Më vonë, me ardhjen e turqveBallkan, Malet e Sharrit u quajten Çar-dagh, në dokumentet ottomane dhe europiane.

Krokusi i Sharrit (Crocus scardicus

Maja më e lartë nga fillojnë këto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjinë frënge, "Pamje e bukur" "le bonne ten" e që mbeti pastaj në popull si Maja e Lubotenit e cila kulminon 2553 metra mbi nivelin e detit.

Shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë janë tepër të lidhur shpirtërisht me këto male dhe i konsiderojnë si të shenjta. Në muajin qershor, për çdo vit mbahet një procesion në drejtim të Lebotenit, duke ecur në këmbë deri lart, ku marrin pjesë me mijëra randonë (këmbësorë) në shenjë respekti ndaj kësaj bukurie natyrore që njerëzit janë të vetëdijshëm në mbrojtjen e ambientit dhe pylltarisë, florës dhe faunës që është shumë e pasur në këto bjeshkë. Mu në maje të malit të Pamjes se Bukur apo Lebotenit, rrjedh një burim i madh uji që vendasit e këtyre anëve e quajnë Pusi i Nikës. Bjeshkët e Sharrit janë të njohura për Qenin e Sharrit.

Malet e Sharrit përfaqësojnë një zinxhir malesh që shtrihen nga pjesa jugore e Kosovës dhe Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore. Ky zinxhir shënon edhe kufirin trepalësh që kalon nga maja e Sherupës (2,092 m). Sistemi malor është rreth 80 kilometra i gjatë dhe 10 deri në 30 kilometra i gjerë. Ai përfshin një numër pikash të larta, ndër të cilat më të lartat janë pika Turku i Madh (afërsisht 2,748 m), Mali Turčin (2,702 m), Luboten (2,498 m) dhe Bistra (afërsisht 2,641 m). Malet e Sharrit janë të famshme për relievin e tyre të thyer dhe majat e larta malore. Aty gjenden gjurmë të epokës së akujve në formën e liqeneve të ngrira e të larta malore. Mali i Sharrit lidhet me Malin e Korabit (2,764 m) në jugperëndim. Ky mal (Korabi i Golemit) është mali më i lartë, si në Shqipëri dhe në Maqedoni, dhe maja e tij formon kufirin midis dy vendeve. Liqeni më i madh mbi Korab është Liqeni i Gramës në anën shqiptare të kufirit.

Shkëmbinjtë dhe sedimentet e rajonit vijnë nga epoka të ndryshme. Këtu ndeshen granitet paleozoikë, gëlqerorët mezozoikë, dhe shkëmbinjtë vullkanikë. Sedimentet janë të epokës kuaternare të akullnajave, me përjashtim të sedimenteve të brigjeve të lumenjve, të cilat janë të ditëve të sotme.

Malet e Sharrit kanë rëndësi të madhe për gjithë mjedisin përreth për faktin se aty gjenden burimet ujore nga ku ushqehen lumenjtë e rajonit. Këto male bëjnë lidhjen midis tre zonave të mëdha ujëmbajtëse dhe janë të pasura me burime, lumenj, liqene dhe ujëvara. Një nga liqenet e ngrira më të mëdha në Malin e Sharrit është Liqeni i Livadicës, i cili gjendet menjëherë poshtë majës me të njëjtin emër (afërsisht 2,173 m) në Kosovë. Liqeni është 230 m i gjatë dhe 120 m i gjerë, ndërsa thellësia e tij shkon deri në 7.3 m. Rrëketë dhe lumenjtë e shumtë rrisin nivelin e ujërave të tyre gjatë periudhës së shkrirjes së dëborës. Rrjeti hidrologjik i Malit të Korabit është shumë i dendur dhe karakterizohet nga përrenj të mëdhenj me prurje gjatë gjithë vitit, si dhe nga rrëke të vogla me prurje të përkohshme në stinën e shirave dhe në periudhën e shkrirjes së dëborës. Përroi i Veleshicës është më i madhi dhe është i mbushur gjatë gjithë vitit me ujë që mblidhet nga fushat e Korabit, Sorokolit dhe nga pjesa më e madhe e zonës kryesore perëndimore që gjendet në territorin e komunës së Kalasë së Dodës. Përveç përrenjve të kësaj zone, ka edhe shumë përrenj të tjerë të vegjël me rrjedhje sezonale dhe me ujë të pakët. Të gjithë përrenjtë derdhen në Drinin e Zi.

Parku Kombëtar Sharri.
Krokusi i Sharrit (Crocus scardicus

Fauna e Maleve të Sharrit përfshin shumë kafshë të rralla dhe të rrezikuara. Këtu bëjnë pjesë një numër gjitarësh, si ariu i murrmë (Ursus arctos), rrëqebulli (Lynx lynx), derri i egër (Sus scrofa), ujku (Canis lupus), kaprolli (Capreolus capreolus), dhia e egër (Rupicapra rupicapra) dhe shpendët si shqiponja e malit (Aquila chrysaetos), thëllëza e malit (Alectoris graeca), gjeli i egër (Tetrao urogallus), skifteri kthetrabardhë (Falco naumanni), bufi (Bubo bubo), dhe shkaba (Gyps fulvus). Mishngrënësit e mëdhenj përshkojnë distanca të mëdha, kalojnë kufijtë e shteteve duke bërë kështu të mundur mbijetesën e popullatave ndërkufitare të specieve të tyre. Rajoni mbart shumë komunitete të ndryshme bimësie që gjenden të shpërndara në habitate të ndryshme. Shfaqja e tyre varet nga lartësia mbi nivelin e detit, ekspozimi dhe lloji i tokës apo përmbajtja e shkëmbit. Këtu gjenden komunitete të ndryshme pyjore, që pjesërisht kanë degraduar në komunitete shkurresh malore, veçanërisht në zona ku pyjet janë prerë në mënyrë të përsëritur. Pjesa më e madhe e zonave mbi brezin pyjor mbulohen nga kullota malore, nga bimësia e tokave shkëmbore-gëlqerore dhe, shkëmbore-silikate, nga bimët e lëndinave, vegjetacioni i tokave të lagështa që ndodhen lart në male dhe nga vegjetacioni i rrafshnaltave me bar. Në pikat më të larta të ekspozuara ndaj erërave të ftohta gjenden ishuj vegjetacioni në mes të dëborës, çka është një dukuri tipike për zonat e larta malore.Shkalla e lartë e biodiversitetit bimor në rajon është rrjedhojë e diversitetit të habitateve, pozicionit gjeografik të rajonit dhe faktorëve historikë të zhvillimit të tij. Vendndodhja e veçantë e Maleve të Sharrit dhe Malit të Korabit bën që këtu të gjenden element floristikë si të Ballkanit, ashtu edhe të rajonit të Mesdheut. Për rrjedhojë, këto male janë të pasura me një numër tejet të madh speciesh bimore. I veçantë është fakti që këtu kanë mbijetuar specie të shumta të periudhës Terciare dhe të asaj të Akullnajave, të cilat, në pjesë të tjera të Europës, janë zhdukur. Një ndër këto specie relike është pisha maqedonase gjethegjilpërë (Pinus peuce), me filizat tipikë të shkurtër dhe me pesë gjethe në formën e gjilpërës, dhe pisha boshnjake (Pinus heldreichii), e cila gjendet në zona më të thata dhe më shkëmbore se sa speciet e mësipërme. Të dyja këto specie janë endemike, d.m.th., janë unike për këtë rajon gjeografik. Speciet endemike si pisha boshnjake (Pinus heldreichii), pisha maqedonase (Pinus peuce) dhe ramonda serbe (Ramonda serbica) përfaqësojnë shpesh një trashëgimi të përbashkët me vlera të mëdha duke qenë se gjenden njëherazi në zonat malore që ndajnë kufirin ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]