Kolashini i Ibrit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fortesa e Zveçanit

Kolashini i Ibrit (serbisht: Ибарски Колашин Ibarski Kolašin) ose Kolashini i Vjetër (Стари Колашин Stari Kolašin) është një luginë që ndodhet në pjesën verioreKosovës, përkatësisht të Rajonit të Mitrovicës. Ai shtrihet në dy anët e lumit Ibër, nga Ribariqi në perëndim, e deri te vendbanimi Zupç në lindje. Treva e Kolashinit të Ibrit shtrihet kryesisht në Komunën e Zubin Potokut. Kufirin verior e përmbyllin shpatet e maleve të Rogoznës e atë jugor Mali i Thatë (Kosovë).

Veçoritë natyrore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Struktura e relievit të Koloshinit të Ibrit veçohet jo vetëm për nga lartësia por edhe coptimi i theksuar i relievit. Koloshini i Ibrit është një hapësirë gjeografike në të cilën mund të vërehën të gjitha kategoritë e relievit sipas lartësisë, strukturës morfologjike, formave të erozionit fluvial, karstik dhe akullnajor. Këtu hasen formacione të mesozoikut dhe të paleozoikut. Mbizotrojnë sendimetet e mesozoikut, të cilat janë përfaqsuar me flishet e kretakut të sipërm. Ato përfshijnë një territor të gjerë në të dy anët e lumit Ibër, duke filluar prej vendbanimit Tushiq, në perëndim, deri te ai Zupqë, në lindje. Formacionet e paleozoikut te Kollashini i Ibrit përfshijnë një zonë periferike. Ato janë të pranishme në vendbanimet Bërnjak, Okllacë, Tushiq dhe Banjë e të përfaqësuara me rreshpet argjilore, ranoret dhe konglomeratet.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koloshin i Ibrit përfshin 403 km2 ose rreth 15% të teritorit të regjionit Mitrovicës dhe 6.737 banorë (sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1981), përkatësisht 3% të popullsisë së regjoionit të Mitrovicës. Dendësia mesatare e popullsisë është 22 banorë në km2 ose 5 herë më e pabanuar se regjioni. Zona kryesisht është e banuar me popullatë serbe. Prej 25 fshatrave, vetëm Çabra është e banuar me shqiptarë.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është trevë agrare, me degë kryesore blegtorinë dhe pylltarinë. Qendër e kësaj treve është Zubin Potoku, që është njëkohësisht edhe qendër komunale, në të cilën është vendosur administrata dhe një fabrikë tekstili.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]