Jump to content

Dushkaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dushkaja përfshinë hapsirën mes Lumbardhit të Deçanit (Bistricës së Deçanit), në veri, deri te rrjedha e mesme e lumit Erenik, në jugperëndim. Dushkaja shtrihet në 229 km2, ose 5,4 %, të teritorit të Rrafshit të Dukagjinit.

Dushkaja përmban 28 fshatra të cilët janë: Bardhaniq, Bec, Bardhasan, Cërmjan, Dashinoc, Doblibarë, Gërgoc, Jabllanicë, Janosh, Kodrali, Kralan, Llugaxhi, Marmull, Maznik, Meqë, Palabardhë, Radoniq, Rakoc, Rakovinë, Rashkoc, Ratishë e Epërm, Ratishë e Poshtme, Rrezinë, Sopot, Vraniq, Vranoc i Vogël, Zhabel, Zhdrellë edhe 2 vendbanime të vegjël: Netic dhe Velikobarë.[1][2]

Veçoritë natyrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Element kryesor i pejsazhit të Dushkajës është pylli. Mbizotërimi i vetëm i një lloji të drurit dushkut (Qurcus), kjo hapsirë ka marrë emrin dushkajë. Në strukturën e relievit dallohen pjesët e ulëta të rrafshinave aluviale mbi të cilat ngriten tarracet e lumit dhe të liqenit.Në fizionominë e tillë të rrafshët ngriten Syka e Ereçit me 589 m, Syka e Radoniqit me 573 m dhe Syka e Cërmjanit me 701 m.

Në strukturën e tokave pyjet paraqesin elementin kryesor të pejsazhit me afro 45%.

Elementin e dytë të pejsazhit e bëjnë arat dhe kopshtet me afro një të katërtën e tokave të gjithëmbarshme.

Livadhet dhe kullotat së bashku përfshijnë sipërfaqen sa edhe arat.

Dushkaja në Rrafshin e Dukagjinit shquhet si mjedis agraro-blegtoral.


  1. ^ Begzad Baliu (2008), Onomastika e Kosovës (Ndërmjet miteve dhe identiteteve). Era, Prishtinë, fq. 250.
  2. ^ Mark Krasniqi, (1984), Lugu i Baranit: Monografi Etno-gjeografike, Akadamia e Shkencave dhe e Artave e Kosovës, Prishtina, fq. 99.