Hasi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Harta e Hasit
Plaku me plis nga Hasi - Prizren - Kosovë
Grua me veshje kombëtare nga Hasi

* Ky artikull është për Hasin në Kosovë. Për Shqipërinë shih Rrethi i Hasit.

Hasi është trevë që shtrihet anëve të Pashtrikut të kthyera kah Dukagjini, mes malit Pashtrik, Erenikut dhe Drinit të Bardhë.

Gjeografia[redakto | përpunoni burim]

Prej vendbanimit Morinë relieve gradualisht ngritët dhe Pashtriku kufitar bënë lartësinë më të madhe (1989 m). Mbizotëron relieve kodrinor.

Izoterma vjetore dhe reshjet mesatare vjetore dhe lartësia e rrjedhjes si pasojë e proceseve klimatike nuk kanë ndërrime të rëndësishme. Është hapësirë në të cilën tokat e papunueshme arrijnë afro 82 %, përkatësisht sipërfaqet me pyje përfshijnë afro 62 % dhe përbën elementin kryesor të peizazhit. Rogova e Hasit

Krahina Has që është pjesë e Republikës së Shqipërisë nuk përmban tërë trevën etnografik të Hasit. Hasi eshte një krahinë etnografike me kufij të përcaktuar mirë, rrethuar me liqene. Treva i saj në pjesë të Shqipërisë është i bazuar në Kukës dhe përmes palës kosovare është e ndarë në Komunën e Gjakovës dhe një pjesë në Komunën e Prizrenit. Disa nga lumenjtë kryesorë në Has janë Kruma, Vlahna, Rosman, Leshnica, Vogova, Raçica, Trava dhe Deshtica ndërsa liqenet kryesore janë Liqeni i Krumës, Liqeni i Zymit, Liqeni i Shigjetit dhe Fierza.

Në Shqipëri, Hasi përmban 32 fshatra të cilët janë të ndarë në vendbanime të sheshta, vendbanime kodrinore dhe malore shkëmbore. Këto fshatra janë: Bardhaj (Maç), Bregdrin, Brenogë, Brrut, Cahan, Dobrunë, Domaj, Fajzë, Gajrep, Golaj, Gjinaj, Helshan, Kishaj, Kostur, Kruma, Letaj, Liqen i Kuq, Metaliaj, Mulaj, Nikoliq, Peraj, Perollaj, Pogaj, Pus i Thatë, Qarr, Shalqin, Sefoll, Tplë, Tregtan, Vlahën, Vranisht, Zahrisht dhe Zgjeç.[1]

Në Kosovë, Hasi përmban 38 fshatra të cilët janë të ndarë në vendbanime të sheshta, vendbanime kodrinore dhe malore shkëmbore. Këto fshatra janë: Gorozhup, Milaj, Pllanejë, Kojushë, Mazrek, Gjonaj, Tupec, Karashëngjergj, Zym, Lukinaj, Krajk, Romajë, Dedaj, Lubizhdë e Hasit, Kabash i Hasit, Kushnin, Rogovë, Damjan, Gërçinë, Lipovec, Ujz, Fshaj, Bishtazhin, Smaq, Goden, Dol, Raçë, Moglicë, Zhub, Pjetërshan, Guskë, Vogovë, Brekoc, Zylfaj, Kushavec, Kusar, Firzë dhe Devë.[1]

Prej 38 vendbanimeve, 22 i takojnë komunës së Gjakovës dhe 16 asaj të Prizrenit.

Demografia[redakto | përpunoni burim]

Veçori demografike e Hasit është shtimi i lartë natyrorë. Por megjithatë përashkak të emigrimit të lartë pas Rugovës është hapësira më e pabanuar.

Vendbanimet janë të vogla dhe të mesme sipas numrit të popullsisë, pa ndonjë qendër të zhvilluar, me përjashtim te Fshatit Gjonaj. Hasi është në periferi të Rrafshit të Dukagjinit, në një pjesë mjaft të pa përshtatshme për dalje në rrugëtn kryesore. Ndërsa pas përfundimit të luftës është bere asfaltimi i rrugës rajonale qe i lidhe qytetet Gjakove-Prizren. D. m. th. bën lehtësimin e qarkullimit neper te gjitha fshatrat e rajonit të Hasit.

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Burimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b Nexhat Çoçaj (2014), Hasi-Enciklopedi Etnokulturore - Vëllimi II, fq. 8.