Artakolli i Çyçavicës
Appearance
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Artakolli i Çyçavicës i njohur ndryshe edhe si Artakolli i Vushtrrisë apo Rrezja e Çyçavicës është një trevë (krahinë) kodrinoro malore e Kosovës. Kufiri Jugor i Artakollit, është Guri i Plakës te Grabovci, përkatësisht rruga hekurudhore Prishtinë - Pejë, kurse kufiri Verior është te Vaganica. Kufiri Perëndimor i Artakollit është kurrizi i Çyçavices, i cili e ndan Artakollin nga Drenica kurse kufiri lindor është lumi Sitnicë. Krahina ose Ana e Artakollit ka rreth 30 fshatra ose vendbanime, me popullsi kryesisht shqiptare siq janë:
- Akrashticë,
- Balinc,
- Beçuk,
- Bivolak (Burim),
- Bruznik,
- Bukoshi
- Dërvar (Druar),
- Dalaku
- Gllavatin (Gurakuq),
- Graboci i Epërm
- Hade,
- Hamidi,
- Hercegovë (Gurbardh),
- Kollë,
- Leshkoshiq (Lajthizë),
- Liqej
- Mihaliq (Mirash),
- Novolan (Qeltinë),
- Oshlan,
- Pantinë,
- Pirç,
- Rezniku
- Sibovc,
- Stroc,
- Frashëri (Sfinjar),
- Shallc (Shalë),
- Shipitulla
- Shtitaricë (Shtruher),
- Taraxha
- Vernica e Avdi Agës,
- Vërnicë,
- Zhilivodë (Trimor)