Opoja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Harta e Opojes ne ks.jpg

Opoja trevë që gjendet në jugperëndim të Prizrenit dhe me relievin me te bukur ne tere Kosovën.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Opoja ka një qytezë dhe 18 fshatra, kufizohet më territorin e Prizrenit në veri, në veriperëndim me Zhurin, në lindje me Lezin dhe Struxhen, në juglindje më territorin e Maqedonisë, në perëndim më territorin e Krahinës së Gorës. Është trevë fushore e rrethuar me male. Fundi i fushës fillon rreth 800 m dhe ngritët deri në 1300 m. Vendbanimet shtrihen kryesisht në skajet e fushës, por ka edhe në mesin e saj. Ka klimë malore, rrethohet nga izoterma vjetore 8-10 °C, me reshje mbi 1000 mm. Në fizionominë e fushës mbizotërojnë arat me drithëra : thekër, tërshërë, grurë, misër, patate, livadhe, kullota dhe pyje (ahu, dushku, etj).

Opoja është njëra nga tërësitë territoriale malore të Dukagjinit. Depërton thellë në brigjet e Koritnikut dhe Sharrit dhe shtrihet në tërë ujëmbledhësin e Lumit të Pllavës ku bashkë më Gorën përfshijnë skajin jugor të Dukagjinit ose shkajin jug-perëndimor të Kosovës.

Opoja gjindet ndërmjet Gorës, Prizrenit dhe Malësisë së Tetovës. Territori i Opojës shtrihet në gjerësinë gjeografike 42º 00' 18" N dhe 42º 09' 04" N dhe në gjatësinë gjeografike 20º 36' 17" E dhe 20º 47' 40" E. Opoja është fushëgropë malore me lartësi mesatare mbidetare 1380 m e cila në krahasim me Gorën që është shumë më e ulët se lartësia mesatare e saj prej 1704 m.

Harta e Opojes.jpg

Si krahinë malore, kompleksi i saj natyror ndryshon dukshëm me kompleksin fushor të Dukagjinit. Prandaj është me interes shkencor që kjo krahinë në veçanti pjesa e saj fizike-gjeografike të studiohet në kuadër të kompleksit të pjesës perëndimore dhe veri-perëndimore të Sharrit.

Kufiri i Opojës është natyror nga se pjesa dërmuese e tij kalon ujëndarës, kreshtave malore dhe rrjedhave lumore. Territori i Opojës nga jug-perëndimi kufizohet me Gorën, nga veri-perëndimi me Vërrinin e Prizrenit, nga veri-lindja me Seckën dhe nga lindja me Malësinë e Tetovës. I gjithë kufiri është malor përveç me Gorën që është malor-lumor. Nga aspekti teknik, përveç atij me Gorën që është i pastër etikisht, pjesa tjetër është kufi ndërmjet shqiptarëve.

Kufiri veri-perëndimor kalon nëpër Koritnik, prenë Qafën e Trokonit, vazhdon kodrinave që formojnë ujëndarësin e Lumit të Pllavës dhe Lumit të Prizrenit nëpër kuotën 974 m. Ky kufi njëherësh ndanë Fushëgropën e Opojës me anë të Prizrenit. Kufiri veri-lindor kalon nëpër kuotën 1542 m mbi Zaplluxhe, duke vazhduar nëpër ujëndarës të Lumit të Pllavës dhe Lumit të Prizrenit, prenë Qafën e Presllopit dhe vazhdon deri te Guri i Zi (1779 m). Pjesa e kufirit nga Guri i Zi deri te Maja Karanikollë, shkëput një pjesë të pellgut të Lumit të Manastrecit me sipërfaqe prej 1,99 km², d. m. th. vetëm këtu një pjesë e territorit të Opojës futet në ujëmledhësin e Lumit të Prizrenit.

LIQENI I BREZNËS

Liqeni.jpg

Kufiri lindor fillon nga Maja Karanikollë dhe vazhdon nëpër kurorat malore të Sharrit. Ky kufi ndanë Opojën me rrethinën e Tetovës. Kufiri jugor lëshohet shpateve të Sharrit, duke vazhduar nëpër Lumin e Radeshës dhe duke shkëputur një pjesë të Qytezës së Dragashit (Sharrit), prenë luginën e Lumit të Pllavës dhe ngjitet në lartësinë e Koritnikut (apo Pikëllima). Gjatësia e përgjithshme e kufirit është 57,7 km. Kufiri me Gorën është 19,5 km, me Prizrenin 17,5 km, me Maqedoninë 14,5 km dhe me Sreckën 7,2 km.

Sipërfaqja e Opojës është 126,4 km², e cila në kuadër të territorit administrativ të Komunës së Dragashit është 434 km² ku merr pjesë me 29 %, kurse në kuadër të Kosovës (10 887 km²) merr pjesë 1,16 %. Pjesa qendrorë është sipërfaqe fushore, ndërsa ajo periferike është sipërfaqe kodrinore-malore. Nga cili do skaj malor që shikohet Opoja, tek vëzhguesi krijohet përshtypja se ky rrafsh në formë të një pyke futet në rrëzën e skajit tjetër malor përballë vëzhguesit. Ky është një fenomen që Opojës ia dhuron epitetin e bukurive të rralla natyrore.

Boshti i gjatë i shtrirjes së Opojës ka drejtim jug-lindje dhe veri-perëndim. Ky bosht bakon Majën Karanikollë me Koritnikun me gjatësi ajrore rreth 17 km, kurse boshti i tërthortë i shrirjes ka gjatësi ajrore rreth 9 km dhe ky bosht bashkon Gurin e Kuq në veri me Zallinën në jug.

Krejt katundet.jpg

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Etimologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Pamje nga Opoja

Emri Opojë është termë mjaft i vjetër i cili në burime të shkruara hasët që në shekullin e mesëm. Opoja në atë kohë konsiderohej pasuri e Peshkopatës së Prizrenit. Po ashtu në një hartë që pasqyron pasurinë e Manastirit të Arkangjelit në Prizren i gjejmë Buçën, Breznën dhe Pllavën. Në këtë dokument thuhet se Buçja gjendet në Krahinën e Opojës dhe kufizohej me Lumën, Breznën dhe Pllavën.

Etimologjia e emrit Opojë, përkundër shumë mendimeve që janë dhënë, mbetet ende problem i padefinuar shkencor. Supozimin se Opoja është quajtur "Fushë", e justifikon fakti se edhe sot pllajnikasit, banorët e fshatit më të lartë malor gjatë bisedave spontane, duke menduar në pjesën qendrore fushore, përmendin termin fushë, fusha, të fushës, etj.

Gjithashtu supozimi se emri Fushë, e pastaj edhe Opojë, më herët ka pasur domethënien e një pjese të ngushtë, ku deri diku e arsyetojnë banorët e disa fshatrave periferike të Opojë : Breznës, Buçës dhe Pllavës, të cilët gjatë bisedave spontane përdorin shprehjet, po shkojë në Opojë, isha në Opojë, sa po erdha nga Opoja, etj.

Nuk është jashtë logjikës mendimi i M. Qafleshit, që emri Opojë të ketë mbetur nga koha e vjetër ku vendbanimet me 100-1000 banorë janë quajtur shtet-qytet me prapashtesat "polis" apo "opojë", prandaj edhe Zinova si vendbanimi më i madh dhe me pozitë qendrore të ketë pasur një prapashtesë të tillë, prej nga më vonë të jetë zgjeruar në tërë territorin e sotëm të saj.

Në studimet antroponimike haset mendimi se emri Opojë ka gjasa të ketë prejardhje më të lashtë e që rrjedh nga fjala ilire-shqiptare apl (abr) ap (op) si kuptimin ujë.

Fshatrat periferike Zaplluxhe, Blaç, Zgatar, Brrut, Brezne, Buçe i ndan kufiri me disa vendbanime të rrethinës jugore të Prizrenit, apo Vërrinit : Lez, Lybeçevë, Jeshkovë, Hoçë e Qytetit, Zhur ndërmjet të cilave janë evidente edhe migrimet martesore dhe në anën tjetër shënimet kadastrave të vitit 1571 tregojnë se Billusha dhe Lezi që sot i përkasin Vërrinit, ishin pjesë e Opojës. Nga këtu mund të mendojmë, se Opoja në të kaluarën e hershme, ka pasur shtrirje më të gjerë në Vërri apo edhe e kundërta, Vërrini të këtë qenë i shtrirë në hapësirën e Opojës.

Lidhur me territorin e sotëm të Opojës, për qëllime të politikës, tek disa autorë ka pasur dhe shtrembërime. I pari ndër ta është Llutovac i cili shkruan "gjatë arbanizimit të Opjës, në pjesën e parë të shek. XVI, zona e saj është zgjeruar në dëm të Gorës, duke i marr fshatrat Shajne, Xërxe, Rrencë dhe Buçe". Një mendim të njëjtë jo të paqëllimtë e konfirmon edhe Akademia e Shkencave Serbe më 1995, gjoja se Opoja është zgjeruar në dëm të Gorës në kohën turke, me zgjerimin e grupit gjuhësor arbanash në fshatrat Xërxe, Rrencë, Buçe dhe Shajne.

Mendimet e këtilla janë të paqëndrueshme sepse po këta autorë, në të njëjtat libra apriori bien në kundërshtim me vetveten, ku ata japin të dhëna nga dokumentet e mesjetës se "Radesha (fshat i Gorës) edhe atëherë kufizohej më Opojën dhe Shajnën", ose dokumenti tjetër që u përmend më lartë, se Buçja është pjesë e Opojës shumë më parë se në shek. XVI.

Në bazë të rrëfimeve të të disa të moshuarve të Opojës dhe të Lumës, po edhe nga fakti se Lumi i Opojës është rrjedhja e epërme e Lumës, ka indikacione se Opoja dikur të ketë qenë pjesë dhe e Lumës dhe të ketë pasur të njëjtin emër, Luma e Epërme.

Gjatë sundimit osman, territori i Opojës ka pasur edhe emra të tjerë në gjuhën turke si "Hasllër" së bashku me Gorën "Gora ve Havasi Prizren" ose "Havasi Prizren". Të gjitha këto emërtime kanë pasur një domethënie, Has i Prizrenit (territor i zgjedhur). Si do që të jetë, ky territor me emrin Opojë shënon një realitet të lasht historiko-gjeografik, antropo-gjeografik, etnokulturor, etj. Asnjëra nga variantet e përmendura më lartë nuk janë bindëse, për të vënë pikën lidhur me etimologjinë e emrit Opojë.


Ngritja e dy qendrave urbane[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga fundi i shek. IV të erës sonë dy familje blektorësh ngritën dy stacione për buajtje dhe për shkëmbimin e kuajve për tregtarët e Ilirisë verilindore që tregtonin në Maqedoni. Këto dy stacione të lashta tregtarët u vunë emrat sipas familjeve : stacioni i Gostilit (një toponim me emrin Gostil, është edhe në veri të liqenit të Shkodrës, që nga shek. IIIII para erës sonë) dhe stacioni i Zinovës.

Me kalimin e kohës këto dy stacione u bënë qendra ekonomike të lulëzuara, pasi në këto stacione zbritën edhe shumë familje të tjera blegtorësh e bujqish, që merreshin me tregti dhe zejtari.

shek. V të erës sonë, Gostili dhe Zinova, së bashku më periferinë e afërt blektorale e bujqësore formonin në atë kohë dy qytet – shtete të vogla, me disa qindra banorë. Shtëpitë e këtyre qyteteve në kohë të vjetra, veçanërisht në kohën e depërtimit të helenizimit në Ballkan, bëhej duke ia shtuar emrit të themeluesit prapashtesën : polis.


Alternativa e emërimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Bjeshkë me borë në Opojë

Emrat e qyteteve u përdorën në dy forma : me prapashtesën o–polis, dhe me prapashtesën o–pol. Për shembull Konstantin-o–polis (Stambolli), Adrian–o–polis (Edrenja), Alban-o–polis (Zgërdheshi i Krujës), Adrian-o–polis (Nëpravishta e Gjirokastrës) etj, ose Konstantin–o–pol, Adrian-o–pol, Alban–o–pol, etj.

Ilirët dhe pasardhësit e Ilirëve i emërtonin qytetet, duke ia bashkangjitur prapashtesën : o–pojë. Për shembull Konstantin–o–pojë, Adrian-o–pojë, Alban–o–pojë, etj. Kështu tregtarët e Ilirisë Verilindore këto dy stacione që kishin marrë pamjën e qyteteve i quajtën Gostil–o–pojë dhe Zinov–o–pojë. Ndërsa, banorët e kësaj treve që kishin ngritur fshatrat e tyre rreth e qark tyre i quanin shkurt Opojë, duke përdorur vetëm kuptimin "qytet".

Ka gjasë që në këto dy qytete, Gostil dhe Zinovë, ra sëmundja e tmerrshme – mortaja. Të frikësuar se do të përhapej edhe në fshatrat përreth, fshatarët ua vunë zjarrin, duke i rrafshuar për tokë. Kështu nga gërmadhat e Gostilit dhe Zinovës ngeli vetëm toponimi Opojë.

Në fund të mesjetës së mesme dhe në fillim të mesjetës së vonë, në gërmadhat e qytetit të lashtë të Zinovës u ngrit një qytet i bukur me emrin e dikurshëm Zinova.

Gjatë sundimit të Stefan Dushanit (13331355), ku qendrat kryesore të kësaj Perandorie u bënë Prizreni dhe Shkupi, u bë edhe zëvendësimi i toponimeve autoktone ilire e arbërore. Lidhur me këtë ekziston një histori :

Kur u shemb për së dyti qyteti i Zinovës nga sëmundja dhe zjarri, Dushani doli personalisht dhe kur pa se Opoja ishte shndrruar në fushë, i ngazëllyer bërtiti : "O, polje" (O, fusha) ! Kështu lindi toponimi sllav, "Opolje".

Si rrjedhim edhe kur vendet ballkanike ranë nën sundimin turk dhe kur u bë ndarja administrative, Opoja u quajt nga turqit sipas toponimit sllav "Opolje", çka konstatohet e shkruar edhe në librin e Selami Puhalës :” Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shekujve XV – XVI”, (Tiranë, 1984).


Zinova dëshmi e lashtësisë sonë[redakto | redakto tekstin burimor]

Që të argumentojmë të dhënat e lartëshënuara, patjetër duhet t’i hedhim një sy trevës sonë, duke evidentuar gjurmët e lashtësisë në të. Autorët që u morën me evidentimin e të dhënave mbi lashtësinë e kësaj treve janë shumë të varfër dhe të përciptë.

Ata regjistrojnë disa vendbanime si Zinovën dhe rrënojat mbi fshatin Bresanë, por me qëllim që mos t’i kundërvehën shkollës pansllaviste serbe i regjistrojnë ato si vendbanime mesjetare, dhe atë të mesjetës së vonë, kur në këto treva sundonte shteti nemanjid.

Me të dalë në Opojë, përmes rrugës së asfaltuar Prizren-Dragash, nën Kroin e Hajdutëve, kur të lëshohesh në fushën e fshatit Brezne, në dy kodrina të vogla vërehen shenjat e një vendbanimi të lashtë si dhe varrezat e pa evidentuara që vendasit i quajnë : "Varret e Krushqve". Në skajin më jugor të Fushës së Mejdanit janë rrënojat e lashta të vendbanimit Gostil. Nën fshatin Ulinë janë rrënojat e qendrës së lashtë kishtare. Nën fshatin Brrut, pranë rrjedhjes se Lumit të Zinovës, janë themelet e kishës së lashtë katolike shqiptare. Në territorin e fshatit Zgatar janë rrënojat e lashta të njohura në shënimet e vjetra si : Truallishta German. Në lagjen Priftajt të fshatit Blaq janë gjithashtu, rrënojat e një kishe të lashtë. Mbi fshatin Bresane gjenden themelet e një kështjelle e lashtë pranë lagjes Pashajt të fshatit Kuk, në anën e djthtë të lumit Tenovë gjenden rrënojat e një vendbanimi të lashtë. Pa mëdyshje, vendbanimi me i lashtë dhe me i ruajtur në kujtesën e banoreve të Opojes është Zinova. Ky qytet i lashtë shqiptarë përmendet në amanetin e Opojarit të famshëm Kukli Mehmet Begut në fillim e shek. XVI-të. Po ashtu përmendet edhe në regjistrimet e popullsisë nga pushteti osman në shek. XIV-XV-të.

Qyteti i Zinoves shtrihet në qendër të rafshit të Opojes, në derdhje të lumthit Tenovë në atë të Zinoves, pranë sukave të Kunoqarit, në territorin që edhe sot mban emrin Zinovë.

Për madhësinë, gjendjen ekonomike dhe rrolin e këtij qyteti nuk mund të flasim, së paku gjerë me tani, pasi në vendshtrirjen e këtij qyteti nuk është bere asnjë germin arkeologjik. Dy tumat e Zinoves ajo në anë jugore të qytetit, e njohur si Tuma e Mejdanit dhe ajo në anën verilindore të tij, edhe sot qëndrojnë të pa prekura nga dora e arkeologut.

Në popull thuhet se këtë qytet "e ka farue murtaja". Po ashtu fare pak dimë dhe për banoret e Zinoves. Në baze të regjistrimeve kadastrale osmane, verehet se me shuajtjen e Zinoves dhe ikjen e banoeve prej saj formohen tri fshatra të reja në Opoje : Bresana, Kuklibegu dhe Kuki. Pra, mund të konstatojmë se banoret e lashtë të Zinoves janë banorët e këtyre tri fshatrave të reja të Opojes duke mos përjashtuar mundësinë që ndonjë familje të jetë vendosur edhe nëpër fshatrat tjera ekzistuese të Opojes, me rastin e ikjes nga murtaja dhe shpalljes se tij "qytet i mallkuar". Duke dhenë ketë pasqyre për lashtësinë e Opojes, pa dyshim jo të plotë shpresoj se edhe një informim të këtillë të kondensuar për të kaluarën e këtij regjioni do të kontribuoj që të zhvillohen në ne dhe në gjeneratat e ardhshme ndjenjat bujare në mënyrë që të çmojmë dhe të kultivojmë të mberrimet, ekzistimin dhe qëndresën e pa ndërprerë në këto troje. Opoja është trevë, e kaluara dhe historia e së cilës na obligon që të mendojmë për të me respekt, veç tjerash edhe për shkak se njerëzit, të cilët kanë një të kaluar të tillë, meritojnë të jenë krenar dhe të lumtur !

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Opoja është dendur e banuar me popullsi shqiptare, e cila dikur është marrë me blegtori e me zejtari, ka qenë i shprehur kurbeti dhe migrimi drejt Prizrenit, viseve tjera të Kosovës dhe jashtë saj. Blegtoria e ka humbur rëndësinë që kishte, ka shumë kubetçinj që punojnë si ëmbëltorë dhe punë të tjera dhe në botën e jashtme. Opoja i ka mbi 20 000 banorë.

Flora & Fauna[redakto | redakto tekstin burimor]

Fauna e Opojës[redakto | redakto tekstin burimor]

Qeni i Sharrit

Shumllojshmëria e florës së bashku me faktorët klimatik, gjeologjik, pedagogjik, etj., kanë kushtëzuar një botë shumë të pasur e të larmishme të faunës. Duke mos pasur pretendime se do të mund të evitojmë të gjitha llojet, do të mundohemi t'i prezantojmë pjesën më kryesore të faunës.

Deltari Ilir ose Qeni i Sharrit është qen autokton në Trojet Shqiptare, në Ilirinë antike Ky qen njihet prej shumë kohësh, për të mësohet ne Histori te Ilirisë dhe njihet me emrin Qeni Dardan. Deltari ilir është plot fuqi, i madh, këndrejt, qimegjatë, deltarë i pazëvendësueshëm, dhe ruajtës i mirë. I fuqishëm me pamje impozante, me kokë masive ndërtim të thukët, me këmbë të fuqishme dhe muskulore. Ka shikim të zjarrtë inteligjent dhe është i guximshëm. Ka karakter të padjallëzuar është i ashpër kur e kërkon nevoja por jo agresiv. TRUPI: Lartësia: te mashkujt - 67-78 cm ndërsa te bushtrat - 62-70 cm Pesha: te meshkujt - 40-60 kg ndërsa te bushtrat - 30-50 kg Tek qentë mbi 50 % të ekzemplarëve dominon lartësia 70 cm ndërsa te bushtrat 66cm. KOKA: Gjatësia e kokës te qentë është 27-32cm mesatarisht 30cm ndërsa te bushtrat 24-29 cm mesatarisht 27 cm. Proporcioni kafkë-turi, te qentë 17,4cm : 12,6 cm te bushtrat 15,3 cm : 11,7 cm, raporti 60:40 turiri përbën 2/5 e kokës kurse kafka 3/5 te qentë ndërsa 5/9 te bushtrat. NGJYRA: Te Deltari ilir kemi disa varietete të ngjyrave ku sipas përqindjes dominojnë: Ngjyra Vidra apo Tigër me 30 %, ngjyrë Hiri me të gjitha varietetet 20 %, ngjyrë e Verdhë me turi të zi 20 %, ngjyrë e Bardhë 20 %, dhe Kontra maska 10 %. QIMJA: e gjatë

Qeni ilir

Nga grupi i bishave në Opojë jetojnë :

  • Luqerbulli, Macja e egër, Ujku, Dhelpra, Shqarthi, Bukla, Vjedulla, Vidra, Ariu i murrmë, Derri i egër, etj.

Nga grupi i kaprojve në Opojë jetojnë:

  • Kaprolli dhe Dhia e egër.

Prej brejtësve në Opojë jetojnë:

  • Lepuri, Miu shtëpiak, Ketri, Vidheza, Miu i malit dhe Miu i fushës.

Nga grupi i insektengrënësve në Opojë jetojnë:

  • Iriqi dhe Urithi.

Prej zvarranikëve në Opojë jetojnë:

  • Breshka, Hardhuca, Hardhuca e murit dhe hardhuca ngjyrë hiri.

Nga grupi i rrëshqitësve në Opojë jetojnë:

  • Laroshi, Bollujca dhe Shlliga (i cili është një lloj i gjarprit kërcyes).

Prej bretkosave në Opojë jetojnë:

  • Zhaba, Bretkosa e gjelbër, Bretkosa e shiut (Çapini i shiut), Gargaliqi (është një lloj i bretkose së vogël).

Malet e Sharrit brenda vitit i vizitojnë apo në të jetojnë mbi 200 lloj zogjsh. Shumllojshmëria, zëri dhe ngjyrat e tyre, këtij nënqielli ia dhurojnë një kolorit të bukur atraktiv. Në Opojë jetojnë apo atë e vizitojnë këto lloje të zogjve: Kaçubeti i kuq, i cili është mjaft endacak, Kaçubeti i zi, Shqipja, Shqipja e maleve, Shqipja patullake, Shkaba kokëbardhë, Hutini (Huti), Petriti apo Gjeraqina, Krahëthata, Krahëthata gishtëshkurtër, Skifteri, Thëllëza (në Opojë e quajnë Fullazë) dhe disa lloje të pëllumbave si Turreci, Qyqja, Qukapiku, Lauresha, apo Çerdhukulli, Dallëndyshja, Çika e malit, Cika e bjeshkës e cila zakonisht ulet në gurë të thepisur e hasim në lartësinë 2000 m, Laraska, Sqepholla, Sqepëholla kokëzezë, Cicami, Mizangrënjsa e përhimët, Mizangrenjësa laroshe, Mizangrenjësa qafëbardhë, Mizangrenjësa e vogël, Bardhoshja, Bishtkuqja e zezë, e hasim vetëm në lartësi, Gushëkuqi që është zogu më simpatik, Bilbili i vogël i cili në Opojë vjen në Prill, këngët e tija dëgjohen në Maj dhe në Qershor, Mullizeza, Trecka bishtgjatë, Trecka e përhimët malore, Fraga, Kryeartëza, Gjelbëroshja, Gushëkuqi i cili këndon bukur, Sqeptrashi, Verdhoshja, Sqepkuqi, Trumcaku (Harabeli), Laraska, Stërqoku sqepkuq, Korbi, Sorra e përhimët, etj.

Lejleku është vizitor i rrallë i Opojës i cili paraqitet një kohë të shkurtër gjatë verës.

Flora e Opojës[redakto | redakto tekstin burimor]

Dimrat e gjatë, sasia e madhe e borës, ngricat e vonshme pranverore dhe të hershme vjeshtore, kanë ndikuar në shkurtimin e periudhës së vegjetacionit. Morfologjia e terrenit, përbërja gjeografike dhe pedologjike kanë mundësuar një florë mjaftë të pasur dhe të larmishme. Nga mbulesa e vegjetacionit në Opojës veçohen tri grupe; vegjetacioni i pyjeve, livadhet dhe kullosat dhe vegjetacioni antropogjen. Kur shikohet në tërësi peizazhi i Opojës, duket qartë se si sipërfaqet e gjelbërta dominojnë ndaj sipërfaqeve pyjore dhe që janë shqetësuese për kushtet natyrore të që ka kjo krahinë e lartë malore.

Verri i Zi - Ky dru është lloji më i përhapur në fushëgropën e Opojës, në veçanti në pjesën e saj të ulët dhe përgjatë rrjedhave lumore. Shpeshherë krijon bashkësi me Dushkun, me lloje të ndryshme të Shelgut dhe Frashrit të Bardhë.

Verri i Zi në të kaluarën shfrytëzohej në ndërtimtari kurse koret e tij përdoreshin për ngjyrosje të leshit dhe zhgunit. Sot kryesisht shfrytëzohet si lëndë djegëse dhe rrallëherë në ndërtimtari. Na bashkësinë e verrit të zi, aty këtu i gjejmë edhe shkurret, ndërsa në përdhes bimët higrofite. Këto janë lloje që durojnë edhe kur sipërfaqja e tokës përmbyset nga uji.

Pyjet e Ahut (Ahishtat) - Kufiri i poshtëm i ahishtave fillon nga bashkësia e verrit të zi dhe kufiri i epërm te pyjet e pishave në Koritnik dhe te zona e kullosave në Sharr. Ahishtat janë zhvilluar nëpër vende mesofite, kryesisht në shpatat e ekspozuara veriore. Ahishtat me disa shkëputje janë të përhapura rreth e përqark Fushëgropës së Opojës, fillojnë në Koritnik (Pikëllima) vazhdojnë në Malin e Brrutit, në Malin e Zgatarit, në Rrihna dhe Ponikun e Bla=it e mbulojnë një pjesë të madhe të Bjeshkës së Zaplluxhës, një pjesë të Bjeshkës së Bla=it, e cila edhe quhet Ahishte, një pjesë e Bjeshkës së Bresanës që quhet Mali i Madh, një pjesë e Bjeshkës së Kuklibegut (Mali i Begut), me ndërprerje paraqiten në Kosavë, Kapre, Rrencë dhe Xërxe. Në ahishte hasim edhe lloje tjera drurësh; lajthinë, mështeknën, dushkun, thanën, shkozën, dëllinjën, pojën, vidhin, plepin e egër, etj.

Ahu është shfrytëzuar dhe aktualisht shfrytëzohet si lëndë djegëse, rrallë herë edhe në ndërtimtari.

Pyjet e Pishave - Shtrihet ndërmjet pyjeve gjetherënëse dhe kullosave. Sipërfaqja më të mëdha dhe më cilësore shtrihen në lartësinë 2000 m, që nuk do të thotë se nuk ka edhe nën këtë lartësi. Kryesisht i gjejmë në Koritnik, ku baza pedologjike është gëlqerore. Në këto pyje takohen dy familje Pinaceae; pisha e zezë, pisha e bardhë dhe me bredhin apo çamin dhe familja Polypoaceae; fieri i ëmbël dhe fierin e blertë. Këto pyje kryesisht përdoren për ndërtimtari.

Livadhet & Kullosat - Vegjetacioni i gjelbër në Opojë shtrihet në zonën termofile të dushkut dhe në zonë e pyjeve të ahut. Kullosat e pastra shtrihen nga kufiri i lartë i pyjeve deri në majat më të larta të Maleve të Sharrit. Në livadhet e zonës termofile të dushkut i hasim dy bashkësi të bimëve Chrysopogonetum Grylli; ka areal të gjerë si në Mesdhe, Turqi, Azi, Kaukaz, Iran, Indi, Australi, etj. Në Opojë e gjejmë në shpate të nxehta të ekspozuara jugut, jug-lindjes dhe rrallë dhe jug-perëndimit dhe familja Agrostidetum Vulgaris-Albea; është e përhapur në lëndina të cilat po shndërrohen në kullosa dhe livadhe.

Në florën e pasur të Opojës ka shumë bimë mjekuese dhe aromatike e ushqimore rreth të cilave nuk është bërë ndonjë kërkim i mirëfilltë shkencor. Kërkimet që janë bërë në vitet 1957, 1959 dhe 1993/94 lidhur me bimët mjekuese nga ekipet e Beogradit kryesisht janë përqendruar në territorin e Gorës. Megjithatë në Opojë, si bimë mjekuese në zonën e shkurreve hasim sherbelën, murrizin, hithin, manaferrën mëllagën, shtogun, mullëzën, bishtmithin, dëllinjën, trëndafilin e egër, qershizën (boronicën), etj.

Blegtoria[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga raca e deleve dominon “Delja e Sharrit”, e cila është racë e produktivitetit të ulët, por kur krahasohet me Pramankën e Peshterit, Sjenicës dhe të Svrlinkut është më produktive.

Delja e Opojës i takon llojit të Deles së Sharrit, areali i së cilës shtrihet në tërë Malin Sharr si në Kosovë, Shqipëri (Kukës dhe Peshkopi) dhe në veri-perëndim të Maqedonisë. Pramenka e Sharrit është dele bishtshkurtër me prejardhje nga Muftani Evropian (lat. Ovis Musian) por edhe nga paraardhësi (lat. Ovis Vignei).

Delja sharrit.jpg

Si çdokund në Malet e Sharrit edhe Delja e Opojës nuk gjendet më si dele e pastër e Sharrit, por është fisnikëruar me Merinosin Gjerman (Delen e Virtembergut). Megjithatë delja meleze e opojës ka ruajtur cilësitë e deles autoktone të Sharrit si qëndrueshmërinë, hapin e gjatë, etj. Ndërkaq nga Merinosi Gjerman ka marr rritjen e pjellorisë, shtimin e sasisë së mishit, sasinë dhe cilësinë e leshit dhe shtimin e qumështit. Në Opojë kjo dele haset me emrin “Rude”. Gjate verës i shfrytëzon kullosat e larta të Sharrit dhe gjatë dimrit ushqehet në shtallë. Ka cilësinë e përshtatjes në kushte të varfra të ushqimit. Dallohet me leshin e saj cilësor, mishin e shijshëm, qumështin e trashë dhe me pjellën e hershme. Sasia e prodhimit të leshit është 1.3 – 1.5 kg te delet dhe 1.6 – 1.8 kg te dhentë. Fija e leshit arrin gjatësinë 11 cm, hollësia e saj është 35 μm me rreze 58%. Prodhimtaria e qumështit gjatë një lektacioni është 50 – 90 litër me rreth 6.5% yndyrë. Ka mish të cilësisë së lartë e në veçanti shquhet mishi i qengjit. Nga prodhimtaria e deles së opojës veçohet qumështi, kosi dhe djathi. Në veçanti Djathi i Sharrit që është shumë i njohur në treg.

Delja e Opojës kryesisht është dele e bardhë, me trup të zgjatur, me këmbë të gjata e të forta. Ka profil konveks, kryesisht është pa brirë ndërkaq deshtë janë kryesisht më brirë me përjashtime të vogla ku gjenden edhe desh pa brirë (shyt), kanë qafë dhe veshë të gjatë e të ngritur. Lartësia e Deles së Opojës është rreth 58 cm, thellësia e gjoksit është 26 cm, gjerësia 17 cm. Masa e gjallë trupore është rreth 32 kg te deshtë rreth 45 kg. Qengjat lindin me peshë mesatarisht prej 3 kg. Riprodhimi te Delja e Opojës fillon në moshën 18 muajsh, plleshmëria minimale është 102 qengja në 100 dele, ndërsa ajo maksimale deri 115%.

Delja e Sharrit krijon afërsi me bariun. Ajo e ndjek atë dhe e dallon zërin e tij, këtë e shfaq në blegërimë. Në të shumtën e rasteve tufa e deleve të Opojës udhëhiqen nga ogiçi (zakonisht ky dash me lesh të zi që nuk qethet dhe që mban kambanën). Ogiçi zakonisht qëndron prapa bariut.

Prej racave të lopëve, përkundër shtimit të racave meleze “Busha e Kuqe” e Opojës dhe me rrallë “Busha e Zezë”. Kjo racë vendore është e produktivitetit të ulët, e cila peshën maksimale (180 – 250 kg) e arrin në vitin e pestë dhe jep rreth 700 – 800 litër qumësht në vit. Dominimin e “Bushës” e ka kushtëzuar dhe do ta kushtëzoj edhe më tej ndërtimi i saj fizik, i cili i përgjigjet edhe terrenit malor. Busha e Opojës është në gjendje që brenda ditës t’i shfrytëzoj kullosat më të larta të Sharrit dhe në mbrëmje të kthehet në shtëpi.

Opoja trevë e lashtë shqiptare[redakto | redakto tekstin burimor]

Pamje nga Opoja

Opoja bën pjesë në regjionin me jugperëndimor të Republikës së Kosovës. Si e tërë Kosova, edhe kjo trevë, nga pozita e përshtatshme gjeografike, ka bërë të mundshme, që nga kohët më të vjetra, influencat e llojllojshme kulturore dhe veprimtari të ndryshme ekonomike. Kushtët klimatike dhe përbërja pedologjike e tokës mundësoi që në të të zhvillohen cereali të ndryshme. Këto gjëra kanë ndihmuar që njerëzit të banojnë në këtë trevë qysh në kohën e neolitikut më të vjetër. Pastaj qenja e kësaj treve pranë gërshetimit të vijave natyrore të komunikacionit me Luginën e Drinit, Ibrit, Moravës, Vardarit e ka bërë të mundur zhvillimin e një jete aktive të banorëve të kësaj treve.

Mund të thuhet me siguri se territori i Opojes është indoevropeizuar në të kaluar nga neoliti në kohen e metalit, madje nën influencën e kulturës së regjionit puntostepik. Banorët e saj ishin dardanët, fis ilir. Ata banonin në këto treva qysh nga fillimi i indoevropeizimit të territoreve të Gadishullit Ballkanik. Ne këtë trevë janë të evidentuara shumë tuma të lashta iliro-dardane. Një lagje e fshatit

Zapllugje edhe sot quhet Tumë.Të dhënat e shkruara të autorëve antikë, sidomos ato të “Gjeografise”së Strabonit, janë tëpër të pakta për njohjen e së kaluares së kësaj treve. Në bazë të të dhënave të shkruara të autorëve antikë dihet se dardanët, pra edhe opojarët e lashtë, kanë qenë në luftë të përhershme me fqinjët e tyre. Ata janë dalluar sidomos në luftë kundër maqedonëve, e me vonë edhe kundër romakëve.

Në luftërat kundër Perandorisë Romake, si e tërë toka ilire dhe Dardania edhe banorët e lashtë të Opojes, qëndruan dhe luftuan me shumë sukses kundër saj. Mirëpo, me fitoren definitive të romakëve kundër Persisë, në Iuftën afër Pidnes në vitin 168 para erës re, si shumë popuj tjerë edhe ilirët u bënë viktimë e romakeve. Kështu dardanët dhe territori I tyre, hynë në suazat e politikës provinciale të Perandorisë Romake. Mirëpo, për shkak të pozitës se vet të posaçme nacionale, Dardania mbeti gjithnjë si një tërësi unike. Kjo veçanti individuale u reflektua edhe në reformat administrative të Dioklecianit, e me vonë edhe të Konstantinit, nga se edhe në shek IV t.e.s Dardania është gjithnjë provincë e pavarur. Kjo tregon se romanizimi në tokën tonë ka patur karaktër të perciptë. Mesjeta pllakosi rëndë mbi tokat shqiptare, pra edhe mbi Kosovën dhe regjionin e Opojes.

Treva jonë shekuj me rradhë ishte territor shtetëror i Bizantit. Në kohën e Stefan Pervovençanit iu bashkua shtetit serb Prizreni dhe regjioni i tij, pra edhe Opoja, që për një kohë të shkurtër (në fillim të shek.XIII) ishtë nën pushtetin bullgar. Edhe pse historiografia sllave, e në veçanti ajo serbe, periudhen e sundimit të nemanjiçëve mundohen ta tregojnë si periudhë kur kjo trevë bën hapa përpara në zhvillimin politik, ekonomik e kulturor, faktet tregojnë se populli shqiptar përjetoi periudhën me të errët të ekzistimit të vet. Opoja, gjatë kesaj periudhe, pësoi dëme shume të mëdha. Shumë fshatra të saj, sunduesit nemanjiceve i bënë pronë të manastireve të veta, si ai i Shën Arhangjejve, Shën Premtës, etj. Të gjithë banorët u ngarkuan me taksa të mëdha dhe punë të detyruar, që duhet ta bënin për intëresat e okupatorit. Për shembull gjersa Drinia ishtë e ngarkuar ta siguronte drithin për Manastirin e Shen Arhangjejve, sredskasit siguronin sanen, opojarët e furnizonin këtë manastir me prodhime blegtorale (mish, tlyen, djath e kajmak).

Në fushën e besimit, gjuhes dhe kulturës u bënë ndryshime të dhunshme dhe shumë të mëdha në ketë trevë. Qendra kishtare shqiptare në Ulinë e cila tubonte rreth vehtes të gjitha kishat e Opojës, Gorës, të Sdretskajve dhe një pjese të fashtrave të Tetovës u la pas dore si dhe shtresa e ngritur feudale shqiptare për t’u favorizuar ajo shkizmatike në mënyrë që përms kësaj të bëhet sallavizimi i kësaj treve të pastër iliro-shqiptare, u bë ndërrimi i dhunshëm i emrave të banorëve, mikro dhe makro toponimisë, ejt.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]