Diskutim:Opoja

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Opoja. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Pashe komentin tuaj ne Wikipedia i cili thoshte: "I nderuari Rinor (Isuf) Kryeziu, Fillimisht po prezantohem: jam Muharrem Qafleshi, autor i historikut dhe etimologjisë së toponimit Opojë, botuar në Rilindje e vitit 1997 në Tiranë, pastaj në revistën "Dy Drina"-Kukës dhe në "Bota sot". Ndërsa ju pa kurfarë autorizimi e keni kopjuar fjalë pë fjalë, duke bërë shkelje të rëndë kur e veni emrin tuaj si autor. Kjo është e denoncueshme me ligj mbi të drejtë autoriale, dhe këtë drejtë do ta kërkojë përmes gjykatës. Pra, po të them se veprimin që e ke bërë ti me këtë rast nuk përkon fare me etikën shkencore.

Pa koment…

Kësaj radhe vetëm kaq…" Po ja filloj sikurse juve! -Fillimisht po prezantohem:Jam Rinor Kryeziu nxenes i gjimnazit "Xhevdet Doda-Prishtine" i rritur dhe lindur ne Prishtine por me zemer ne treven e stergjysherve te mije! -Desha te ju njoftoj se ne vitin e kaluar une kam shpenzuar 2 muaj jete nga koha ime e qmuar duke lene anash madje edhe mesimet ne shkolle vetem e vetem per tu marre me diqka te mire per Opojen ne interet! -Pra siq e ceka ky artikull ne internet mua me kushtoi 2 muaj mjaft te vyer dhe gjate atyre dy muajve une u sorollata neper internet duke mbledhur artikuj dhe duke shtuar te dhena qe i dija vet mbi te gjitha,une u konsultova me disa personazhe shum te mirnjohur dhe te rrespektuar ne Opoje qofte nga lamia e arsimit si dhe ajo e politikes!Ku mblodha aq sa munda per token TIME! -Te them te drejten mund te jet e vertete qe kam kopijuar ndoje pjesez nga artikulli juaj!Por te siguroj qe aty ku eshte kopjuar, nuk ka qene emri yt dhe nuk e kam bere me qellimin e cekur nga ju. -Mua nuk po ma pret mendja se si nje intelektal si puna juaj nuk ka arritur me syrin e vet aq te zhvilluar ta azhornoje nje artikurr aq te mirfillte!Dhe nuk po arrij ta kuptoj si keni pasur guximit qe ate artikull jo ta pergjysmoni, po ta stergjysmoni ku te pakten nje foto ose nje harte nuk e late!Posi valle arrite qe ti fshinit gjite ato artikuj gjithe ato harta e gjithe ato shenime sinqerisht kjo eshte e paskrupullt! -Madje pa kurfare te drejte keni marre guximin qe te me kercenoni, po nuk ka gje se shqiptari e ka dhe e ka pas zakon ta nenqomje shqiptarin!Kjo sinqerisht eshte thejsh per Pa Koment! Po ku ka shkence qe e justifikon nje veprim tendin ku siq e ceka me lart e shkatrruat atë dokument me aq vlere! -Po kthehem prape tek autorsia.Ti ke pasur perseri guximin madje jo vetem te ma zhbesh punen time po edhe te me fyesh mua personalisht dhe moralisht.Po ku kom marr une autorsi mbi ato shkrime e tera qe eshte shkruar aty ka qene kështu:"Pergaditi per Wikipedia:Rinor (Isuf) Kryeziu" nuk kom marr kurfar te drejte autoriale vetem te drejten time te pergaditjes dhe permbledhjes per internet! -Zotni i dashtun e ardhmja sot eshte interneti e te them te drejten ate vepren tende "Shkencore" kurr nuk e kam pare e as lexuar vetem kam ndegjuar pak per te!Po gjema sot dike qe ka kohen te kerkoje neper gjetiu per nje liber kur me e lehte eshte qe me nje klikim ne internet ta gjesh atë materjal dhe te kesh akces ne nje kohe mjaft te shkurter! -Mua me vjen shum keq per nje gjelozi e cila arriti deri ne këtë fazë! Pra edhe nga une vetem kaq! Per Conntact! rinor.kryeziu@hotmail.com


Rinor i nderuar. Se pari ju pergezoj per punen e bere, artikulli juaj natyrisht se ka mungese te profesionalizmit, i cili profesionalizem eshte ne dite te sotme shume i nevojshem, por sinqerisht pa mase gezohem per punen qe keni bere. Ndersa per Muharrem Qafleshin i kam disa fjale. Ju zoteri "profesionist" dhe "autor i shkrimit" te cilin ua paska kopjuar Rinori, perse nuk keni marre nisiativen te beni vet nje artikull profesional? Cfare shkencetari jeni ju? Nese eshte e vertete qe ju keni fshire materiale nga kjo enciklopedi e lire, ju them qe poshtersi me te madhe nuk kane pare syte e mi. Ju zoteri deshmoni se jeni shkaterrues i pacipe dhe materialist i keq dhe une ju them se aspak nuk eshte e vertete qe shkrimi juaj ne revista mbrohet me te drejten autoriale. Pikerisht ju me fshirjen e materialeve nga ENCIKLOPEDIA E LIRE keni thyer pikerisht kete te drejte autoriale te sanksionuar nga Wikipedia. Ne vend se ju te punoni ne kete drejtim, ju edhe punen e tjeterkuj e shkaterroni. Perse nuk keni fshire emrin e Rinorit qe ta kishit shkruar emrin tuaj? Perse? Pra ju nuk jeni permiresues ose rrespektues i ligjit te se drejtes autoriale, por ju jeni nje shkarravites qyqare qe vetem materializmi ju fle ne xhepin tuaj dhe ju nuk keni kurrfare kulture ose edukate shkencore. Turpi edhe me i madh shfaqet kur ju kercnoni nje te ri entuziast, qe ka bere pune te respektueshme edhe pse natyrisht te kritikueshme per mungese profesionalizmi. Nese ju paditni kete te ri, ju premtoj qe do t'ju marr perpara dhe nuk do t'ju leshoj perderisa te mallkoni duart tuaja qe fshine materiale nga kjo faqe. Puno, puno e mos shkaterro! Prof.Dr. Etnik Ndreku (Prof. Univ.) Uni.Durr.DEPART.I DREJTËSISË


Kontribues te nderuar! Kjo faqe eshte pjese e nje Enciklopedie boterore, ku mund te kontribuohet me futjen e informacioneve te ndryshme, te dobishme. Artikujt duhet shkruar me fjali qe kane formen e gjykimeve, pra fjalite e tilla duhet te merren si te verteta nga shumica e njohesve te tematikes se artikullit. Kjo nuk eshte faqe e ndonje agjencie turistike, per te bere reklama teper emocionale te tipit "ky eshte fshati me i bukur" ose "vizitonie kete fshat dhe kenaquni" etj. Pohimet duhet te kene mbeshtetje ne dokumente historike ose ne gojedhena qe jane te pranueshme nga nje pjese me e madhe e opinjonit publik. Pastaj konkretisht ne kete artikull jane shenuar p.sh. te dhena per popullsine dhe numrin e banoreve te fshatit duke mos cekur se per cilen date eshte fjala kur eshte dhene nje informacion i tille. Numri i banoreve ndryshon me kohen dhe ky informacion pa daten se kur eshte dhene ne artikull, do te behet i pasakte me vone. Informacionet qe jepen duhet te jene te tilla qe te mos kontestohen asnjehere, pra te mbeten te pandikueshme nga koha dhe hapesira kur do te lexohen. Informacionet e tilla perpiqemi ti permiresojme nese eshte e mundur, perndryshe duhet ti eliminojme si te paqendrueshme. Kontribues te nderuar ftoheni qe kontributet tuaja ti permiresoni ne kete vazhde, perndryshe nuk do ti gjeni pas dates 01.01.2013. Eliminimi i pare qe duhet menjehere ta beni eshte EMRI I KONTRIBUESIT. Askund ne Wikipedia nuk lejohet te merrni merita per kontributin tuaj. Kjo eshte enciklopedi e lire prandaj reklama e tille nuk lejohet. Ne kete artikull mendojme se pjesa qe ka te beje me fshatin Pllavë eshte e nje profesionalizmi te mirefillte, ose se paku i afrohet shume afer profesionalizmit. Pjeset tjera jane emocionale, me te dhena te kontestueshme e si te tilla te paqendrueshme. Pastaj dokumentimi i te dhenave mungon ne tersi ne çdo pjese te ketij artikulli. Veproni qe tash.