Guri i Plakës
| Guri i Plakës | |
|---|---|
IUCN kategoria III (monument natyror) | |
| Lua error te Moduli:Location_map/multi te rreshti 143: Unable to find the specified location map definition: "Moduli:Location map/data/Kosova" does not exist. | |
| Koordinatat | 42°40′27.0″N 20°57′36.7″E / 42.674167°N 20.960194°E |
| Shteti | |
| Rajoni | Prishtinë |
| Vendndodhja | Dritan (Dobroshec) |
| Qyteti i afërt | Drenasi |
| Sipërfaqja | 0.05 ha |
| Krijimi | 2006 |
| Vërejtje | Monument natyror |
Guri i Pakës është një monument natyror me karakter gjeomorfologjik i cili gjendet në fshatin Dritan të komunës së Drenasit, rrëzë masivit malor të Çyçavicës. Në vitin 2006 monumenti është vënë nën mbrotje me numër MN/034 dhe i takon kategorisë së tretë. [1]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Guri i Plakës ndodhet skaj rrugës automobilistike Drenas - Kastriot. Një karakteristikë dalluese dhe e rëndësishme e këtij monumenti është se mes përmes këtij guri kalon hekurudha dhe treni Fushë Kosovë - Pejë. Dikur ky gur ishte i plotë por me ndërtimin e linjës hekurudhore Fushë Kosovë - Pejë në vitin 1936 është dashur që Guri i Plakës të ndahet në dy pjesë dhe në mes të kalojë treni. Në traditën popullore ekzistojnë shumë mite dhe legjenda lidhur me këtë monument të rrallë natyror. [2] [3]
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Guri i Plakës fotografuar prej së larti
- Guri i Plakës në momentin kur kalon treni
- Guri i Plakës gjatë dimrit
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "RAPORT PËR GJENDJEN E NATYRËS NË KOSOVË (2010 - 2014)" (PDF). ammk-rks.net. Prishtinë: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPESINOR. 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 1 qershor 2016.
- ↑ "Historiku i Stacionit Hekurudhor të Drenasit" (PDF). infrakos.com. Prishtinë: Hekurudhat e Kosovës. 2010. fq. 15. Marrë më 1 qershor 2016.
- ↑ Mjeku, B. (23 qershor 2016). "Guri i Plakës, anonimi frëng dhe Beteja e Kosovës". telegrafi.com. Prishtinë. Marrë më 20 prill 2020.