Jump to content

Frashër (Mitrovicë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Svinjara)
Frashër
Fshat

Frashëri është një vendbanim në komunën e Mitrovicës, Kosovë. Para vitit 1999 fshati njihej edhe me emrin Svinjarë.

Fshati Frashër është një fshat fushor mesjetar shqiptar tri-katër kilometra në jug-perëndim të qytetit pranë rrugës së vjetër Mitrovicë-Vushtrri. Në regjistrimin e Vilajetit Vëllk të vitit 1455 është i shënuar si vendbanim me disa shtëpi me emrin Isfinjar. Në burimet e mëvonshme poashtu përmendet si vendbanim dhe si fshat kufitar. Në veri-perëndim të fshatit deri vonë është ruajtur një përmendore kulturoro-historike që popullsia lokale e quante “kishë” që datonte nga antika. Fshati ishte i banuar nga shqiptarët në të gjitha periudhat historike. Në fillim të shek. XX në këtë fshat banonin 5-6 shtëpi serbe. Në vitin 1922 pushteti i Jugosllavisë Monarkiste kolonizoi në këtë fshat 22 familje kolone. Kolonët u vendosën në tokat e shqiptarëve të cilat ua konfiskuan. Deri vonë në qendër të fshatit ekzistonin rrënojat e një kishe katolike. Serbët e fshatit në vitin 1955 i hoqën të gjithë gurët dhe i dërguan në drejtim të panjohur dhe ngritën aty kishën e ritit ortodoks. Gjatë luftës në Kosovë serbët dëbuan nga fshati banorët shqiptarë të 65 shtëpive të tyre ua vunë zjarrin. Pas lufte banorët shqiptarë me shumë vështirësi u kthyen në vendlindje. Në vitin 2004 pas protestave shqiptare u dogjën edhe shtëpitë e serbëve.[1]

  1. ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Lena Grafik. fq. 24. ISBN 978-9951-663-35-9.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]