Jump to content

Vendbanimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Vendbanimet)
Vendbanimi

Vendbanimi konsiderohet njësi e veçantë territoriale e organizuar me numër të ndryshëm të objekteve të banimit e objekteve të tjera dhe me emër të veçantë. Vendbanimi shërben për kryerjen e disa funksioneve themelore të jetës njerëzore, banimin, jetën në bashkësi, funksionin e punës, furnizimit, arsimimit, argëtimit, pushimit, komunikimit etj.Vendbanimi paraqet Elementë të rëndesishëm në fizionominë e peisazhit.

Vendbanimet mund të jenë fshatra, qytete dhe të përziera.

Fshatrat sipas numrit të popullsisë ndahen në:

- Fshatra të vogla: deri në (500) banorë

- Fshatra te mesme: (500- 1000) banorë

- Fshatra të mëdha: (1000-2000) banorë


Qytetet sipas numrit të popullsisë ndahen në:

- Qytete xhuxhe: nën (2000) banorë

- Qyteza: (2000-5000) banorë

- Qytete të vogla: (5.000- 20.000) banorë

- Qytete të mesme: (20.000-100.000) banorë

- Qytete të mëdha: mbi (100.000) banorë

- Qytete milionëshe: mbi 1 milion banorë.

Kemi fshatra te grumbulluara dhe te shperndara