Shko te përmbajtja

Cërmjani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Cërmjan
Fshat
Map

Cërmjani është një fshat në verilindje, 12 km larg Gjakovës. Në vitin 2011 ka pasur 1141 banorë dhe tani ka rreth 871 banorë. Relievi i tij është kryesisht kodrinor. Në këtë fshat zhvillohen aktivitetet kulturore kryesore.

Suka e Cërmjanit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ajo është pika më e lartë e fshatit me rreth 500 m lartësi mbidetare. Kjo pikë arrihet nëpërmjet rrugës së asfalltuar apo nëpërmjet hikingut. Ngjitja në maje ofron mundësi për vëzhgimin e shumë kafshëve të egra por edhe peizazhet natyrore të rajonit të Dugagjinit.

Suka e Cërmjanit gjithashtu ofron mundësi të vizitohen objektet fetare ne maje sikurse Xhamia e Dervish Brahimit. Shtëpia në lis është gjithashtu një atraksion që ofron përvojë interesante dhe gjendet aftër Xhamisë së Dervish Brahimit.

Pos këtyre, stacioni policor në Cërmjan është monument kujtese për torturat dhe dhunën e ushtruar gjatë viteve të 90-ta kundrejt shqiptarëve. Ky stacion u dogj në vitin 1999.

    Lidhje të jashtme

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]