Jump to content

Duzhnja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Duzhnjë
Dushnjë
Fshat

Duzhnjë është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Dushnjë.

Fshati gjendet rreth 7 km në perëndim të Gjakovës, në kufi me Republikën e Shqipërisë. Ka peizazhe të bukur për anash së cilit lakon Ereniku. Përndryshe Duzhnjen e përshkruan edhe magjistralja Kosovë-Shqipëri : Gjakovë-Ponoshec-Qaf Morinë-Bajram Curri.

Fshati ka rreth 400 banorë.

Fshati Duzhnjë është i njohur në këtë anë për disa objekte fetare të besimit mysliman ndër të cilat dallohen dy tyrbet e sektit mysliman Sadi si dhe tri teqetë e po të njëjtit sekt. Është për tu thënë se banorët e këtij fshati kanë lidhje të ngushta me qytetin e Gjakovës dhe kanë depërtuar në skenën fetare të qytetit me tyrben e Dervish Danës. Depërtimi i tyre si duket rrjedhë edhe nga kontributi i vetë familjes Dana dhënë qytetit. Kjo familje, e më këtë edhe vetë tyrbja për veprimet e tyre kundrejt regjimit jugosllavë për opinionin e gjerë të qytetit bëhen të njohura me rastin e demonstratave të 81-ës në Gjakovë, me që rast nga forcat e policisë vritet i biri i familjes Nesemiu (17 vjeçar). Në atë kohë supozohej se Nesemiu dhe dy të vrarë të tjerë nga policia ishin organizatorët e atyre demonstratave në korzonë e Gjakovës.

Gjatë luftës së përgjithshme të Kosovës në vitet e fundit (1999), forcat paramilitare dhe sigurimi i shkijeve ndjekin këtë familje duke ju kallur shtëpinë e tyre në Gjakovë dhe duke e vrarë Sheh Zenel Dervish Danen (rreth moshës 59 vjeçare) me dy fëmijët e mbetur, Fariun (rreth moshës 37 vjeçare) dhe Eminin (rreth moshës 31 vjeçare.)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]