Shko te përmbajtja

Gërçina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gërçinë
Fshat
Map

Gërçina është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë. Fshati Gërçinë është fshat kryesisht kodrinoro-malor, i cili shtrihet buzë bjeshkës së Pashtrikut - më konkretisht, 15km në juglindje të Gjakovës. Është vendbanim i lashtë dhe lokaliteti më i rëndësishëm i fshatit njihet me emrin Gjytezë, dhe ndodhet në Rrasën e Gërçinës. Fshati numëron afërsisht 150 shtëpi momentalisht, me rreth 927 banorë.

Shpella e Gjytezës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga vetë emri, shpella gjendet në lokalitetin e Gjytezës (ndryshe, Kështjella Dardane), që ka qenë vendbanim mjaftë i vjetër dhe i banuar qysh në periudhën parahistorike dhe në periudhën e antikitetit të vonë. Shpella fillon me një hyrje natyrore të ngushtë, e që më pas fillon e zgjerohet dhe që është mjaftë e pasur nga të ashtuquajtura ‘stoli shpellore’, që kryesisht janë ngjyrë hiri dhe portokalli që dëshmojnë përbërjen e shkëmbinjve karstik – ku shumë lehtë mund të vërehen stalaktitet dhe stalagmitet mjaftë impozante.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]