Shko te përmbajtja

Doli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Doli
Fshat
Pamje nga Fshati Dol
Koordinatat: 42°20′2″N 20°28′5″E / 42.33389°N 20.46806°E / 42.33389; 20.46806
ShtetiKosova Kosova
RajoniRajoni i Gjakovës
KomunaGjakovë
KrahinaHasi
Sipërfaqja
  Total
12 km2 (5 sq mi)
Lartësia
508 m (1,667 ft)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
  Verë (DST)UTC+2 (CEST)
Prefiksi+383
Targat07

Doli është një vendbanim në komunën e Gjakovës brenda krahinës së HasitKosovë.

Fshati Dol është një fshat kodrinoro-malor i tipit të shpërndarë, dhe shtrihet në rrëzë malit Pashtrik. Ajo e okupon një sipërfaqe gjithsej 12 km2. Ndahet prej kodrave në pesë lagje: Kodra e Butinit, Kodra e Mesme, Kodra e Dolit, Lugu i Vadës, dhe Rrafshi i Dolit. Në mes të fshatit kalon lumi Dolica që përshkon fshatin në mes dhe derdhet në lumin e Erenikut.[1]

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, fshati Dol ka gjithsej 872 banorë, prej të cilëve 869 janë shqiptarë dhe 3 janë të etnisë së panjohur.[2]

Viti Popullsia
1948362
1953407
1961468
1971579
1981837
1991854
2011872
Burimi:[3]

Mikrotoponime: Fshati ka disa Mikrotoponime mjaft karakteristike: Kodra e korroshit , Ara e Trollit, Zajet, Arrnica, Gryka Bajrakut, Kodra e Ujkut, Butini , Gjytetza, Mali Dobruns, Livadhi i Ahmet Ages ,Mali i Sokolit, Rrahi, Livadhet e Gata , Mali i Vorreve, Ara e theknes , Larushki, Livadhi i Qershis , Livadhi i Butinit, Kodra e Arres, Rruga Poçekit, Lugu i pusave, Arat e Premotit , Mellishtat, Shinat e Dolit, Nermjetzja, etj.[4]

Banorët merren kryesisht me blegtori. Ekonomia është e lidhur me mërgatën që ndihmojnë në ekonominë familjare. Në fshatrat e Hasit, kryesisht ato afër Pashtrikut, bujqësia nuk eshte zhvilluar shumë për shkak të tokës jo të mjaftueshme, por në fshatrat e Hasit që shtriheshin rreth Drinit të Bardhë dhe Erenikut ku bën pjesë edhe fshati Dol, toka ishte më pjellore dhe mundësonte kultivimin e misrit dhe grurit.[5]

Fshati Dol është një fshat i vjeter i banuar qysh në periudhën Ilire, ku në mes Dolit dhe Urës së Tabakëve ekziston Nekropoli tumular. Në kodrën e mesme ekziston një varrezë e vjetër ku thuhet se është Ilire. Kjo dëshmohet me disa rrasa të gurve. Në këtë kodër ka ekzistuar edhe një kishë e vjetër shqiptare. Në Kodrën e Korroshit në vendin e quajtur "Ara e Trollit", duke u bazuar në gjetjen e themeleve të shtëpive, gurëve, rrasave etj. shihet se aty shtrihej fillimisht vendbanimi. Në dokumente të hershme përmendet në kristobulën e Deçanit të vitit 1330 me emrin "Doljanci".[6]

Prejardhja e familjeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas regjistrimeve te para osmane te vitit 1591 Dolina Dol kishte 8 shtëpi, dhe Gorina Dol 7 shtëpi ,ndërsa ne shek XVll , fshati u zbraz tersisht , nje fakt interesan eshte se edhe fshatrat përreth si pjetershani, raça etj.[6] u zbrazen shkaqet jan qe banoret e ktyre aneve pesuan nga semundja e mortajes por edhe nga kryengritje e Hasit ne krye me Pjeter Bogdani , ku pas shuarjes se kryengritjes osmanen u treguan te pa meshirshem ndaj fshatrav te hasit deri ne zbrazjen totale. Fshati Dol fillon ripopullimin ka fillim shek. IX, kryesish familje te ardhura nga shqipria veriore . Nga shenimet statistikore te viti 1879 fshati kishte 8 shtëpi Shqiptare dhe ndërsa ne vitin 1921 kishte 26 shtëpi me 205 banorë. Gjithashtu vlen te theksohet se levizjet e shumta ne familjeve ka ber qe numri i banorve te jet ne renje dhe ngritje te vazhdimsi. Nder familjet e para qe edhe sot jeton ne fshat jan: Bezhi, Lleshi, Lekaj, Palucaj, Margegaj, Tahiri, Nrekaj, Ukaj, Bardhi, Berisha, Nue, Gojani, Domgjoni, Oroshi, Bardhoku, Nikolla etj.[7]

Masakra e Prillit 1941

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Dol gjati Luftes se Dytë Botrore ne vitin 1941 pesoj ne masaker te frikshme , 72 banor u vran nga Xhandarmeria - Serbokomuniste , ne fshatrat Dol , Kusar, Bishtazhin ,Smaç etj. Ndersa vetem ne fshatin Dol u vran 14 banor gjat festes se pashkeve me 11,12,dhe 13 prill te viti 1941, te dhenat jan marr nga arkivi i kishes ,shenime nga famullitari Don Lukë Filiqi. U vra edhe Hajdar Mustafa ,banor i vetem i besimit musliman ,ndersa u pagosen rënd Dila Zef(Ahmati)Lekaj dhe Zoja Tunë Zefi.[8]

Nr. Lista e te vrarve
1Tom N Bezhi
2Nikoll Preni (Biçi)
3Mus N Preka
4Nikollë M Biba
5Lekë M Biba
6Martin Z Lekaj
7Gjokë N Lekaj
8Palush U Noci
9Nue P Tahiri
10Nrec P Tahiri
11Tom N Palucaj
12Tun N Palucaj
13Gjokë P Lleshi
14Prenk Gj Bardhoku
Burimi:[9]

Lufta e fundit 1999

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Dol nuk ishte zone e lufimit ,mirpo me qe gjendej ne zonen kufitare ishte nje rajon me ne rrezikshmeri ku edhe perdorej koridor kalimi nga rruget qe lidhenin Dolin me fshatin Lipovec, ku shpesh banoret ju dolen ne ndihm UCK-s ,disa familje nga Gjakova pas djegjes se Qytetit u strehuan ne kodren e mesme ,ne prill te 1999 banoret i zhvendosen krejtsish ka fshati deri ne perfundimin e luftes. Nga ky fshat kemi nje banor te vrare gjat luftes se fundit, ndersa ne menyrë vullnetare nga mergimi ju bashkangjiten Ushtris Çlirimtare te Kosoves : Gjok M Oroshi, Sokol U Gjoka, Tush F Gjini, Pal P Nrekaj - nga Doli jeton ne Gjakovë.[10]

Doli ka vetëm një shkollë për klasat fillore dhe të mesme të ulëta — shkolla "Anton Qeta". Pas Luftës së Dytë Botërore, Doli filloi mësimin nëpër shtëpi private me tri klasë fillore nga vitet 1948 deri 1951. Në fund të saj u zhvendos në një objekt të dedikuar. Me rritje të nxënësve, u zgjerua në objektin e ri.[11]

Nga Doli ka dalur edhe rapsodi i mirënjohur Augustin Uka (1939-2004), i cili këndoi muzikë folklorike shqiptare.

Sporti kryesor i fshatit është futbolli. Në vitin 1983 formohet Klubi i Futbollit "Rinia Dolit Gjakovë", që ka korrur sukses në rajonin e Gjakovës.[12] Fshati Dol eshte i rrethuar nga malet qe ja shtojn hijeshin fshatit andaj gjuejtia si sport rekreativ ka mjaft te apastonuar ,malet e thella dhe Pashtriku ,lloj-llojshmeria e specieve te ndryshme mundeson aktivitetin e keti sporti.

  1. Osmani, Jusuf (2005). Vendbanimet e Kosovës. Shkrola. ISBN 978-9951-8610-3-8.
  2. Ethnic composition of Kosovo 2011. Shqyrtuar: 26 mars 2019. http://pop-stat.mashke.org/kosovo-ethnic-loc2011.htm Arkivuar 3 dhjetor 2013 tek Wayback Machine
  3. "Popullsia e komunave të Kosovës 1948-2011". Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2015. Marrë më 2 shkurt 2025. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. {{Osmani, Jusuf (2005). Vendbanimet e Kosovës. Shkrola. ISBN 978-9951-8610-3-8.}}
  5. Çoçaj, Nexhat. Hasi - enciklopedi etnokulturore. Vëll. V.
  6. 1 2 Osmani, Jusuf (2005). Vendbanimet e Kosovës. Shkrola. ISBN 978-9951-8610-3-8.
  7. "Hasi nën Pashtrik 1947
  8. Mayor of the Municipality of Ndue Perlleshi d.v.. Brekoc, on 18. I. 1944Certified. Chief Secretary of the Prefecture /Niko Lafe/, Prizren, on 30-X-1944. (AQSH, Fund 410, Year 1944, File 58, sheet 2)
  9. Besim Muhadri "Histori e pësëritur" (bashkautor me Dukagjin Markajn), 2009.
  10. KOMISIONI QEVERITAR PËR NJOHJEN DHE VERIFIKIMIN E STATUSIT TË DËSHMORIT TË KOMBIT, INVALIDIT, VETERANIT, PJESËTARIT APO TË INTERNUARIT TË LUFTËS SË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
  11. "Historiku i shkollës". Sh.f.m.u. "Anton Çetta". Marrë më 2024-12-24.
  12. "Gjakovë Football Club Ratings". Crankshaw Sports Stats (në anglisht). Marrë më 2024-12-22.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]