Jump to content

Lipoveci

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lipovec
Blinisht
Fshat

Lipovec është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Blinisht.

Lipoveci, është një fshat në regjionin e Hasit. Rruga që të çon në fshatin Lipovec duke nisur nga Gjakova, përcjell fshatrat, Bishtazhin, Smaç tani vjen Lipoveci i poshtëm, Lipoveci i Epërm. Lipoveci ka afërsisht 300 shtëpi të banuara. Deri pesë vite pas luftes në Kosovë (1999), në Lipovec rrugët ishin të pashtruara në asfalt dhe kishte mungesë të ujit të pishëm. Tani në ditët e sotme Lipoveci ka rrugë të asfaltuar dhe është i furnizuar me ujë nga liqeni i Radoniqit të Gjakovës, me të cilin furnizohen tërë fshatrat rreth qytetit të Gjakovës.

Gjatë luftës i tërë fshati ishte evakuuar nga vendi dhe ishin shpërngulur në Shqipëri nga forcat paramilitare okupatore serbe të cilat shkatërruar fshatin pothuajse 100%.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]