Babaj i Bokës
Babaj i Bokës | |
---|---|
Fshat | |
{{{postal_code_type}}} | 50000 |
Faqja zyrtare | Babaj i Bokes ne facebook |
Babaj i Bokës është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Babaj Bokës shtrihet në anën perëndimore të Komunës së Gjakovës në kufirin Kosovë Shqipëri/Kufiri i viteve të 1913. Fshati Babaj Bokes shtrihet në lartësin mbidetare 470-485 metra, me siperfaqe rreth 5,4 km katrorë, ne zonen e Malësis se Gjakovës dhe Rekes Keqe. Gjindtë ne kilometrin e 9-të ne perendim te qytetit Gjakovë. Fshati në anën Perëndimore kufizohet me fshatin Shiman i Bokes, kurse në anën e Jug-lindore me fshatin Devë,ne Lindje me Fsh. Korenicë.Shtrihet afër brigjeve të lumit Ereniku, i cili ja shton edhe më shumë bukurinë me një peizazh shumë atraktiv, po ashtu ne pjesen e epërme te fshatit shtrihen edhe Bokat me te cilat lidhet emri i fshatit dhe vet gjeneza e tij. Sipas gojdhënave fshati Babaj Bokes është banuar diku ne kohen bizantine. Emri Babaj Bokes është emer shqip e plot domethënës ku flitet për një plak te mençur te kohës që të tjeret e quanin Babaj i Bokes. Këtë emer e mban qe atëherë. Fshati u themelua pas dyndjes te popullit shqiptar nga 4 vllezerit; Leka-Gjoni-Bala dhe Kola te cilet u vendosen rrëzë maleve te fshatit, edhe sot flasin gjurmët e themelet e shtëpive të tyre si edhe emrat e lagjeve ku ishin vendosur
Me kalimin e kohës ata dhe niprit e tyre zbriten ne pjesët e ulta të fshatit ku sot shtrihet fshati.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati gjatë luftrave shekullore nuk u kursye asnjëher, koha e perandorisë Osmane fillimisht u ndërroi fenë, mori te rinjtë e fshatit me forcë Nizan (ushtarë të Mbretit) Mesi i shekullit XIX fshatin e gjeti në kryengritje kundër Osmalinjëve. Fshataret nuk u bindën urdhrave të Turqis. Fshati pësoi djegien e shtëpive dhe vrasjen e disa fshatarëve. Fillimi i shekullit XX fshatin e gjeti të lodhur e të varfër por të fuqishëm për tu mbrojtur nga armiqtë e radhës, tash nga Serbia E Mali i Zi. Fshatarët nuk pranuan ti nënshtrohen pushtuesit Serb e Malazez. Në vitin 1912, Serbet kërkuan nga fshatarët tatimin mbi pronën d.m.th me forcë të ju marrin tatimin (Atkupin). Kundër këtij vendimi ishin të gjithë fshatarët, ndër ta dallohet Jahë Salihu ku vret 4 pjestar të ushtris qetnike Serbe. Forca Serbo-Malazeze nga mllefi filluan me vrasjen e banorve dhe djeg’jen e fshatit. Atë ditë pushkatohen para syve të fshatarve Bajram Musa me te birin Hysen Bajramin,te familjes se Musë Tahirit ndërsa nga mllefi dhe merzia më vonë vdes nëna e Hysenit. Po atë ditë gjatë rruges për në Gjakovë vriten bashkfshatarët Adem Tahiri dhe Zenun Sadiku. Fshati ishte halë ne sy te pushtetit Serb. Me 1918 forca te medha Serbe versulen mbi fshat, ku djegin shumë shtëpi, Fshatarët ishin të gatshem ti dalin zot vatanit. Kështu me 1922 në Bjshket e Nemuna në luftë kundër forcave pushtuese te Malit Zi u vrane disa fshatarë: Misin Muzlia, Hasan Zumberi, Sadri Zenuni, Zenun Balia, Kamber Dema me gru Haten (Hate Ukë Dina).
Kohës së Bajram Currit nuk i mungoi ndihma e fshatareve, si me ushqime, municion dhe ushtarë. Vitet e Mbretit Jugosllav Aleksandrit I 1928-1941 fshatit me forcë i merren tokat, duke u vendos kolon Serb dhe Malazez. Fshati gjaët kësaj kohe numronte rreth 60 shtëpi .
Lufta e dytë botërore fshatarët edhe pse e dinin ku do ti shpi kjo luftë, Ata u bashkuan ne luften kunder nazi-fashistëve. Lufta la pasoja te mëdha. Në fshat para dhe gjatë luftes vritet Januz Malë Miftari 1937 dhe Sejdë Avdyl Delia nga forcat partizane Serbe. Menjëher pas luftes filloi gjenocidi qe nuk u ndal për 50 vite. Partizanet filluan ta vendosnin kolektivizimin, ku banoret e fshatit nuk e pranuan (Kolektivizimin), me çka mori fund përhapja e kolektivizimit ne Kosovë.
Viti 1956-1966 dimri i madh për shqiptarët, goditi fuqishem fshatin (Koha e Rankoviqit), bëri një të pa parë mbi banorët e pa fajshem shqiptarë duke kërkuar armet. Gjatë torturave te Babariqve dhe Rankoviqit vdes bashkfshatari Sheh Hasan Mehmeti, dhe dhjetra te tjerë të torturuar në mënyra ma te egëra. Vitet kalojnë tmerri e dhuna nuk ndalet, me 28 nëntor 1968 nga rinia e fshatit te udhehequr nga mësuesi Zenel Sadiku, ne mes te fshatit ngrihet Flamuri dhe shkruhet në muret e xhamisë “Rroft Dita e Flamurit”.
Nëntorë-Dhjetorë 1981, forcat Serbe prap versulen mbi fshat, kësaj rradhe me burgosjet e bashkfshatarve Zenel Sadikun mësues në shkollen fillore Fahri Hoxha, Hasan Sadriun mësues, Idriz Hajdarin, Ali Ukën, Xhevdet Pajazitin, Miftar Meten dhe Ibrahim Sadriun. Grupi i te burgosurve dënohet me 21 vjet burgim. Në janar 1982 burgoset kryeplaku i fshatit Dervish Avdyli me pretekst qe ka kerkuar Shqipërin e Madhe.Kontribut te veçante ka dhënë edhe Rexhe Miftari i cili ndihmoi Shoket e Rezistencës direkt dhe indirekt,ku ishte i Burgosur për nji kohë te shkurter me te Vëllaun:Januzin dhe djalin e Gjagjait Sokolin herepas here sillte materiale <propagandistike për thellimin e Urrejtjes ndaj Rep.se Serbis, ma ne fund u Detyrua te largohej ilegalisht nepermes te Shqipëris për ne Zvicerr dhe qendroi 10 vj. pa u kthy ne memedhe.Edhe ne mergim ju bashku Grupit Marksist-Leninist për Republiken e Kosoves.
Vritet ne ushtrin Jugosllave i riu Miftar Tali duke u kthyer ne shtëpi, vritet nga sigurimi i atëhershem ushtarak, vetem e vetem qe nuk ju është bindur urdhërave për te bashkpunuar me UDB-në. Qe atëher familja e ti kohë pas Kohe u torturua nga UDB-ja.
Ne pranveren e vitit 1994 ne malet mbi fshat (Bokë) nga ushtria Serbe vriten vëllezerit Zenun e Musë Bukolla. Në nëntor 1994 policia Serbe burgosin prap Zenel Sadikun bashkë me shoket Mentor Kaqin dhe Naim Krasniqin. Zeneli denohet me 4 vite e gjysmë burgim.
Lufta e fundit 1997-1999 fshati ishte i rrethuar me rreth te hekurt nga forcat ushtarake Serbe, mirpo banorët e fshatit i ndihmonin fshatrat për rreth ne menyra te ndryshme, dhe shërbeu si urë lidhëse me Shqipërin, dhe disa te rinjë rroken armet e Lirisë.
Pas bombardimeve nga forcat ajrore NATO-os, me 26 mars 1999 fshatarët dëbohen me dhunë nga fshati, dhe ne mëngjesin e 27 marsit 1999 fshati u dogjë i tëri dhe i përgjante një gërmadhe.
Pas kësaj lufte fshatit i mungonin këta banorë: Gani Sadriu i vrarë me 17 mars 1999, Ali Rrustemi i vrarë me 17 korrik 1998, Muhamet Ali Miftari (70) me 27 mars 1999 i cili nuk kishte pranuar të largohet nga vatra e shtëpisë së tij, Shkurte Rexhepi rreth te 80-ave, Ali Hajdar Kameri rreth 60-ave, Zenun Zenun Miftari vritet ne oborrin e shtëpis tij, plagoset Danë Sylë Miftari. Te zhdukur e te gjetur te vrarë: Sheh Ramë Mehmeti rreth (50) me te birin Mehmet Sheh Rama (25), Ismet Zenun Syla (55), Ahmet Mustafë Ahmeti (60), mësuesi Shaban Bajram Shabani (25) dhe Hamez Hasani rreth 45 vjeç ende i pa gjetur.
Sot fshati merr frymë i lirë dhe i ndërtuar, por me plagë të rënda historike e shekullore.
Gojëdhënë për historinë e vendit të mirë, Babaj i Bokës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Gjakovë, në Babaj t’Bokës,para 400 vitesh ka qenë një dervish që asnjë nuk e dinte dhe nuk e njihte. Ky dervish ishte dhe çoban. Një ditë ai niset pa i treguar askujt në një vend që quhej ‘’Qaje’’. Në këtë vend shkonin vetëm dervishët. Ai atje nderohet si ‘’Dervish’’. Duke u kthyer për në shtëpinë e vetë në Gjakovë, i dalin përpara tre bashkëmoshatarë të tij, të cilët e pyesin: ‘’Ku po shkon?’’
Njëri nga këta tre bashkëmoshatarët e tij, ia kap qeleshen dhe ia hedh në tokë. Dervish Neziri ulet për ta kapur qeleshen dhe në atë moment njëri nga ata të tre (jo ai i pari) i shkel me këmbë qeleshen që i kishte rënë në tokë në mënyrë që ky mos ta kapte. Në atë moment Dervish Neziri ju thotë atyre: ‘’ Ti,sot 1 javë, Ti tjetri, sot 2 javë dhe unë sot 3 javë do të vdesim’’.
Dhe kur u bë java,ai që i hodhi qeleshen në tokë vdiq. Kur ky i dyti e pa që fjala e Dervishit u realizua,shkoi t’i kërkonte të falur atij.Dhe Dervishi që ta falte i kërkoi në këmbim të merrte një plumb,ta fuste në pushkë, të gjuante në ajër me të dhe t’ia sillte sërish plumbin dervishit. Ai e pa që nuk e bënte dot këtë gjë dhe i tha që është e pamundur, që nuk bëhet një gjë e tillë.
Dervish Neziri i tha:’’ Meqë ti se bën dot këtë gjë,atëherë kjo punë ka përfunduar’’. Dhe Dervishi iu tha djemëve të tij që ta varrosnin atje në kodër, në një vend ku ka gëllinja (pemë si shkurre që nuk rritet shumë) dhe ju tha: ‘’U shtofshi nga tre dhe mbetshi dy.’’ Më pas tha:’’ Pas vdekjes time do të më bëni një ‘’qelime’’ (drekë përkujtimore që i bëhet të ndjerit cdo vit),meqë ai kishte qejf mishin e qingjit dhe hallvën.Dhe ata pranuan përderisa ai i kishte merak këto dy gjëra. Por meraku i Dervish Nezirit nuk ishte te mishi i qingjit dhe hallva, por te fëmijët me aftësi ndryshe, të kufizuara, fëmijët pa përkrahje e të sëmurë.
Ai tha:’’Merrni qingja,pritini dhe jepjani njerëzve t’i hanë, fillimisht provojeni me qingja.’’
Dhe kështu më pas atij i ndërtuan teqen afërsisht para 150-200 vitesh. Data 6 maj u caktua si datë e shenjtë për Teqen e Pulajve (Tyrbja e Pulajve), në Babaj t’Bokës dhe çdo vit sa vjen shtohet numri i vizitorëve nga çdo vend,të cilët vinë e luten mbi problemet e tyre dhe thonë që kanë pasur zgjidhje.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Babaj i Bokës | Bardhaniqi | Bardhasani | Batusha | Beci | Berjahu | Bishtazhini | Biteshi | Brekoci | Brovina | Cërmjani | Dallashaj | Damjani | Deva | Doblibara | Dobrixha | Dobroshi | Doli | Dujaka | Duzhnja | Firaja | Firza | Fshaj | Gërçina | Gërgoci | Godeni | Guska | Hereçi | Jabllanica | Jahoci | Janoshi | Kodralia | Korenica | Kosharja | Kralani | Kusari | Kushaveci | Lipoveci | Lugbunari | Llugaxhia | Madanaj | Marmulli | Meja | Meqa | Moglica | Molliqi | Morina | Neci | Nivokazi | Novosella e Epërme | Novosella e Poshtme | Orizja | Osek Hyla | Osek Pasha | Pacaj | Palabardha | Pjetërshani | Plançori | Ponosheci | Popoci | Qerimi | Qerreti | Raça | Radoniqi | Rakoci | Rakovina | Ramoci | Rashkoci | Rogova | Rracaj | Rrezina | Rrypaj | Skivjani | Smaqi | Smolica | Sopoti | Stublla | Sheremeti | Shishmani | Trakaniqi | Ujzi | Vogova | Vraniqi | Zylfaj | Zhabeli | Zhdredha | Zhubi
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |