Nivokazi
Nivokaz | |
|---|---|
Fshat |
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nivokazi është një fshat i vendosur rreth 20 km në veriperëndim të Gjakovës, në anën e djathtë të lumit Erenik. Ai paraqitet si fshat fushor i tipit të grumbulluar dhe numëron 467 banorë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tradita e gjatë e banimit në këtë vend dëshmohet nga lokaliteti i njohur si “Kishëzat e Nivokazit”. Ky fshat përmendet edhe në defterin kadastral të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, ku ishte regjistruar me 28 shtëpi.
Turizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Turizëm Kulturor dhe Rural
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kulla e Isuf Sadikut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]është një objekt trekatësh i ndërtuar prej guri, që i përket shekullit XIX. Ndërtimi i saj është bërë me gurë lumi të pagdhendur, gjë që e bën tipike për arkitekturën e kohës. Një element që e dallon këtë kullë nga të tjerat është “dyshekllëku”, i cili është punuar me kujdes nga gurë të latuar, duke i dhënë ndërtesës një veçanti të rrallë dhe vlerë të madhe historike e arkitektonike.[1]
Kulla e Hysen Hajdarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mendohet se kulla është ndërtuar në fillim të shekullit XIX dhe që nga ajo kohë ka shërbyer si vendbanim deri në vitin 1999. Pas këtij viti, familjarët u zhvendosën në një shtëpi të re të ndërtuar në oborrin e kullës, duke e lënë atë të braktisur. Që prej asaj kohe, kulla ka mbetur e pabanuar dhe pa përkujdesje.[1]
Kulla e Sadik Nivokazit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kulla e Sadik Nivokazit është një ansambël i lidhur ngushtë me teqenë e Shejh Hazirit. Dikur, brenda kullës ishte e integruar edhe teqeja, e cila shërbente si vend takimesh dhe ritualesh të ndryshme fetare. Sipas gojëdhënave familjare, kjo kullë ka një vjetërsí prej rreth 230 vjetësh. Ajo mbart gjithashtu një histori të veçantë, pasi në të ka jetuar dhe funksionuar familja Nivokazi – një prej familjeve më të mëdha të zonës, e cila në atë kohë përbëhej nga plot 117 anëtarë që jetonin së bashku në të njëjtën bashkësi.[1]
Turizëm Enologjik dhe Degustim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fshatin Nivokaz gjendet një nga distileritë më të njohura dhe më cilësore në tregun e Kosovës – “Vidasus”.[2] Për ata që janë të apasionuar pas shijeve unike të likereve, kjo distileri përbën një ndër opsionet më të mira për t’u vizituar.[1]
“Vidasus” prodhon pije të veçanta duke përdorur produkte natyrale të zonës përreth. Vizitorët jo vetëm që mund të shijojnë produkte si gjinin, vodkën apo likerët e ndryshëm, por gjithashtu kanë mundësinë të ndjekin nga afër edhe procesin e përpunimit që i kthen këto produkte natyrore në shije të veçanta dhe autentike.[1]
Kulla e Met dhe Asmon Januzit.
Kjo kullë gjendet ne fshatin Nivokaz dhe supoziohet simbas Arhivave se eshtë mbarur para shekullit XIX.Kulla ka pasur nji arktektur te veqant e cila ishte e ndërtuar prej gurit.kulla ka qenë dy Kat, ne katin e par ka qenë qarraniku(kuzhina ) dhoma e grave,shkallet e drurit, ne katin e dyt ka qen oda e burrave dyshekllaku(armani i teshave) kapixhiku(ditaret e vogla).Kulla nga jasht shihet prej gurit dhe qoshet e kulles kan qenë te gdhenura me dorë, dera hymjes prej drurit me nji trashesi te madhe dhe vetem nga mbrenda është hapur per te hyr ne Kullë.Kjo Kullë u ka shpetuar shumë luftrave mirëpo luftës se fundit nuk i shpetoj dhe u djegë deri ne temele.(Lisi)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull rreth një vendbanimi të Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |