Thëllëza e malit
Thëllëza e malit | |
---|---|
![]() | |
Klasifikimi shkencor ![]() | |
Unrecognized taxon (fix): | [[Alectoris]] |
Lloji: | [[Template:Taxonomy/Alectoris]][. A. graeca
|
Emri binomial | |
A. graeca | |
Subspecies | |
see text | |
Sinonimet | |
Perdix graeca Meisner, 1804 |
Gjatësia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
32–35 cm, krahët e hapur: 46–53 cm.
Përcaktimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Jeton në grupe. Specia është e ngjashme me thëllëzat e tjera. Ndryshon prej tyre nga grykorja e bardhë me një bordurë ndarëse me ngjyrë të zezë midis grykës dhe qafës, nga vetullat e bardha dhe të ngushta të cilat shpesh përshkojnë pjesën ballore dhe një vijë e vogël e zezë që mund të dallohet në fund të nofullës së sipërme.
Përhapja dhe habitati[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shpend tipik i vendeve malore të pjerrëta me orientim nga jugu, maleve të zhveshur, me bimësi të pakët. Riprodhimi: Folezimi ndodh nga fundi i prillit deri në qershor. Femra lëshon 8-14 vezë dhe periudha e inkubacionit zgjat 24-26 ditë. Të vegjlit janë të aftë për fluturime të vogla në moshën 7-10 ditore dhe të aftë të fluturojnë plotësisht pas 50-60 ditësh.
Ushqimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Bimë dhe insekte.
Zëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Thirrjet tokësore janë zakonisht tinguj shumë të fortë grykorë, në seri të shkurtra e të çrregullta, që ndërpriten nga një seri ”çi-çekpe- ti-çek”.