Drini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Koordinatat:41°45′02″ Veri 19°34′19″ Lindje 41.750556° Veri 19.571944° Lindje

Derdhja e Drinit dhe KiritBunë

Drini është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare me 160 km gjatësi. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe ne lumin e Bunës, degë qe u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19.

Burimet dhe ujëdhesa[redakto | redakto tekstin burimor]

Ujdhesa e Drinit në veri

Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë, nga Malet e Zhlebit , përshkon lugun e Dukagjinit dhe derdhet në liqenin e Fierzes,- dhe Drinit të Zi që buron në Strugë, Republika e Maqedonisë, nga pjesa veriore e Liqenit të Ohrit, i cili siç dihet furnizohet me ujë nga Liqeni i Prespës, ai merr disa degë si p.sh. Radiken (Treva e Dibres). Degët kryesore të Drinit janë Lumi i Shalës, Lumi Valbona nga Alpet Shqiptare, Drini i Bardhë në Kosovë dhe Drini i Zi në Maqedoni. Në pjesën fundore Drini derdhet në Lumin Kir i cili buron nga Dukagjini, e pastaj bashkë derdhen në Bunë.

Drini i Zi: Derdhja nga liqeni i Ohrit

Rrjedha[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga Kukësi, Drini rrjedh në Shqipërinë veriore, së pari nga Hasi, në vazhdim, është kthyer në një zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzës, i Komanit dhe i Vaut te Dejës), që furnizojnë me ujë tri hidrocentralet e mëdha. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m³/sek, kurse maksimalja e regjistruar është mbi 5100 m³/sek. Duke kaluar në fshatrat Spas, Msi and Fierzë, e mandej, pasi mbërrin në krahinën e Dukagjinit, shkon drejt jugut, kalon nga Apripë e Gurit, Toplanë, Dushman, Koman, Vjerdhë Mazrrek, Rragam, and Pale Lalej. Në Vau Dejës, hyn në ultësirat e NënShkodrës dhe ndahet në dy krah. Një që derdhet në gjirin e Drinit në Adriatik në jug-përëndim të Lezhës. Tjetri derdhet në lumin Kir e më tej në Bunë afër Kalasë së Shkodrës. Edhe pse është dega më e shkurtër prej 15 km, kjo ndarje që derdhet në Bunë quhet Drini i Madh, sepse bie më shumë ujë se krahu tjetër që derdhet direkt në det. Drini i madh gjithashtu derdhej në det por ndryshoj rrjedhë pas një përmbytjeje të madhë më 1858 që ìa ndryshoj rrjedhën, dhe e pruri drejt Shkodrës. Drini i madh është shumë i gjërë dhe sjell një sasi të madhe uji (330–340 m³/s), i dyti për nga kapaciteti pas Bunës; por duke qënë i shkurtër disa harta e shënojnë si liqen. Pas Vaut të Dejës, krahu i gjatë shkon drejt jugt për nga Bushati, Mabë, Gjadër, Lezhë. Në jug të Lezhës hyn në një zonë moçalore e më tej derdhet n'Adriatik.

Galeria[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lexim i mëtejshëm[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Nëpër viset e Drinit : shënime udhëtimi të vitit 1863 nga Johann Georg von Hahn; Pjetër Rodiqi; Filip Rrumbullaku