Lumi i Kalasës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kalasa)

Kalasa është lumë, dega më e madhe e Bistricës në verilindje të Sarandës, me gjatësi 34 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 258 km2 dhe lartësi mesatare 531 m. Fillon në jug të malit të Galishtit dhe ndjek drejtimin nga juglindja. Nën Tatzat mbledh burime të mëdha karstike dhe pasi merr edhe ujërat e përroit të Delvinës dhe të Gajdarit përshkon fushën e Vurgut. Pjesa e sipërme e pellgut të Kalasës ka reliev malor me lartësira 1200-1800 m, e mesmja shtrihet në një reliev kodrinor, ndërsa ajo e poshtmja në fushën e Vurgut.