Valbona (lumë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Koordinatat: 42°09′21″V 20°00′43″L / 42.1559°V 20.0119°L / 42.1559; 20.0119

Lumi Valbona.jpg
Ujëvara e Ragamit

Lumi Valbona (dhe: Lumi i Valbonës) është për një gjatësi rreth 50 km. një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm në Alpet e Shqipërisë veriore. Lumi buron nga malet e rrethit të Malësisë së Madhe afër fshatit Rragam i SHALES dhe kalon pas rreth dy kilometrash kufirin ndarës me rrethin e Tropojës. Rrjedh per rreth 24 km ne luginen e ngushte e shume piktoreske duke e kaluar permes fshatin e Dragobis e deri ne fshatin Shoshan ku dhe lugina e etij zgjerohet menjehere .Ne vazhdim drejt fshatit Bujan lumi Valbones eshte me nje shtrat me te gjere dhe me pak i rrembyeshem aty (ne Dezdar ) bashkohet me lumin e vogel te Bushtrices qe vjen nga Tropoja.Gjate ksaj rrjedhjeje lumi i VALBONES ( nga fshati Shoshan deri ne Bujan) kalon duke lene ne krahun e djathte qytetin Bajram Curri ne distane nga 2 deri ne 3 km .Nga Bujani rrjedh drejt fsatit Dushaj per rreth 10–12 km ku dhe derdhet ne liqenin e Fierzes .

Prurjet mesatare në Dragobi dhe Gri janë 12.2 m3/sek. dhe 33.3 m3sek. Uji i ftohtë e i kulluar si kristali, ujvarat dhe kanjonet piktoreske dhe peshku “troftë” që rritet në ujrat e tij e kan bërë Valbonën një nga lumenjtë më të bukur e më të njohur në të gjithë vendin.