Drino


Drino është një lumë në Shqipërinë jugore dhe në Greqinë veriperëndimore, që eshte një nga degët kryesore të lumit të Vjosës. Burimi i tij është në pjesën veriperëndimore të njësisë rajonale të Janinës ne Greqi, pranë fshatit Delvinaki. Drino i gjatë 84,6 km (52,6 mi) rrjedh fillimisht në jugperëndim, më pas në veriperëndim dhe kalon kufirin shqiptar pranë Ktismatës. Ai vazhdon në veriperëndim përmes Gjirokastrës dhe derdhet në Vjosë afër Tepelenës. E tërë gjatësia e lumit Drino është pjesë e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.
Emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri shqip i lumit është Drino dhe emri grek është Δρίνος, Drinos . Emri i lumit përmban rrënjën Drin-, e cila konsiderohet me origjinë ilire dhe ndeshet edhe në lumin e Shqipërisë veriore Drin (shiko dhe Drina midis Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë).[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Demiraj, Shaban (2006). The origin of the Albanians: linguistically investigated. Academy of Sciences of Albania. fq. 146, 148−149. ISBN 9789994381715. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2020.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
