Jump to content

Baca Kurti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Baca Kurti, 1878

Baca Kurti (rr. 1807-1881) ishte një luftëtar shqiptar i lirisë që kishte marrë pjesë në Betejën e Nokshiqit kundër Principatës së Malit të Zi.

Baca ishte i lindur rreth vitit 1807 në fshatin Milesh (Miljes) në rajonin e Grudës[1] afër qytetit të Tuzit, në një familje malësore) shqiptare.

Ai ishte njëri nga 15 delegatët osmanë nga pjesa veriore e Shqipërisë pjesmarrës i dërguar gjatë bisedimeve të Kongresit të Berlinit (13 qershor–13 korrik 1878).[2] Përveç tri rojeve nga Mirdita në delegacion bënin pjesë edhe delegatë tjerë si p.sh. shefat e Çun Mulës nga Hoti, Baca Kurti nga Gruda, Marash Dashi nga Shkreli, Cil Vuksani nga Kastrati, Mark Lula nga Shala, Mark Kola nga Shoshi dhe Con Geda nga Shllaku.[2]

Ai iu bashkua Lidhjes shqiptare të Prizrenit pas vendimit të Kongresit të Berlinit për dorëzimin e viseve të banuara me shqiptarë (rajonet Hoti, Gruda, Plavë, Gucia, Kastrati, etj.)  Principatës së Malit të Zi.[1] Kur Princi Nikolla I i Malit te Zi hyri në territorin të cilat i ishin dhënë atij nga Kongresi i Berlinit, Baca Kurti dhe të tjerë të parisë nga Malësia organizuan një rezistencë kundër Malit të Zi.[1] Pjesa e viseve veriore shqiptare (malësorët) i mundën Malazezët në Betejën e Nokshiqit.[1] Me këtë rast Baca Kurti u shqua si një nga komandantët më të mirë të Çun Mula gjatë betejës.

Ai i mobilizoi jo vetëm anëtarët e klanit të tij, por edhe anëtarët e qyteteve të tjera nga Malësia, për të luftuar kundër ushtrisë së Malit të Zi. Sot ai është i njohur për shqiptarët në mbarë botën dhe shumë këngë dhe poezi janë krijuar në nder të tij.[1]

  1. ^ a b c d e Gjonaj, Gjekë. "Baca Kurti - krenaria e Malësisë". Buzuku. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Istorijski zapisi. 31.