Shuaip Spahiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shuaip Spahiu

Shuaip Spahiu (1816-1887) ka qenë njëri nga organizatorët dhe udhëheqësit e shquar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, luftëtar i vendosur për bashkimin e shqiptarëve në një vilajet të vetëm me administratë shqiptare. [1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shuaip Spahiu ndihmoi për mbrojtjen e Ulqinit, Plavës e Gucisë e të viseve të tjera shqiptare kundër aneksimit nga ana e Malit të Zi dhe Serbisë. Militoi në krahun më revolucionar të Lidhjes së Prizrenit dhe në maj 1880 u zgjodh nënkryetar i Qeverisë së Përkohshme dhe kryetar i Degës së Lidhjes për Prizrenin, duke mbajtur dhe detyrën e prefektit për qytetin. Për një kohë kreu edhe detyrën e ministrit të financave. Bëri thirrje për qëndresë të armatosur kundër ushtrisë osmane të komanduar nga Dervish Pasha. Në prill 1881, Dervish Pasha e burgosi dhe e internoi me djemtë në Edrene, ku edhe vdiq, me sa duket i helmuar. Shtëpia tij në Prizren është shpallur monument i tashëgimisë kulturore. [2][3]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 2376. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
  2. ^ "Presentation of Conservation and Reconstruction Plan of Shuaip Pasha House in Prizren". CHwB (në anglisht). 2 mar 2010. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2013. Marrë më 8 mars 2013.
  3. ^ https://wiki.shqipopedia.org/spahiu-shuaip