Medreseja e Madhe e Shkupit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Medreseja e Madhe e Shkupit

Medreseja e Madhe e Shkupit e njohur edhe si Medreseja e Madhe e Mbretit Aleksandër (maqedonisht: Државна велика медреса краља Александра - Državna velika medresa kralja Aleksandra), e njohur edhe si Medreseja Mbretërore e Shkupit, ishte një shkollë e mesme fetareShkup, Jugosllavi, e cila ekzistonte nga viti 1924 deri në vitin 1941. Shumica e studentëve të këtij institucioni arsimor dhe edukativ fetar ishin nga rrethi i Maqedonisë, Kosovës, Sanxhaku, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina. [1]

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri në vitin 1927 në territorin aktual të Kosovës me rrethinë kishte 73 shkolla të mesme fetare myslimane të drejtuara nga individë privatë. Pas reformës arsimore, ato mbeten 5: pra vetëm nga 1 në Prizren, Tetovë, Manastir, Plevël dhe Shkup. Prej tyre, 4 të parat mbeten private ndërsa vetëm në qytetin e Shkupit vazhdoi të ishte publike. Të diplomuarit e kësaj shkolle kishin të drejtë që të punojnë vetëm si zyrtarë të ulët fetarë. Të diplomuarit e Medresesë Shtetërore në Shkup, megjithatë, kishin të drejtë të vazhdojnë shkollimin e tyre edhe në institucione tjera të arsimit të lartë. [1]

Dekreti për themelimin e Medresesë së Madhe në Shkup, daton më 28 prill të vitit 1924 ndërsa në vitin 1925, në këtë shkollë u regjistruan 58 studentë. Viti i parë shkollor (me klasa mësimore) është viti 1925/1926. [2]

Sipas planprogramit, kishte 28 lëndë mësimore në medrese, 9 prej të cilave kishin të bëjnë me Islamin. Në fillim të viteve '30, u regjistruan 25 studentë të mbështetur nga shteti dhe 25 të tjerë. [1] Në vitin 1936 shkolla u shndërrua në një shkollë të mesme, dhe në vitin 1940 në shkollë të mesme publike, ku mësohej islami, gjuha arabe dhe gjuha turke, ndër lëndët e tjera.[1]

Nga viti 1926 deri më 1941, 269 studentë u larguan ose u dëbuan nga shkolla.[2] Shkolla u mbyll në vitin 1941.

Studentë të dalluar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d Jovanović, Vladan.Država i Islamska verska zajednica na jugu (Shteti dhe Bashkësia Fetare Islame në jug), Peščanik.net, 15.08.2013, посетен на 28 януари 2019 г.
  2. ^ a b Memić, Mustafa. Učenici velike medrese i revolucija (Nxënësit e Medresesë së Madhe dhe revolucioni), Novopazarski zbornik, br. 6, 1982., str. 75-131