Shkolla normale
Shkolla normale është një terminologji nga fusha e historisë së pedagogjisë me të cilin emërtohet një institucion i cili merret me përgatitjen profesionale të mësimdhënësve duke i aftësuar ata në fushën e normave profesionale pedagogjike dhe kurrikulare. Shumica e shkollave të tilla, aty ku ato ende ekzistojnë, quhen "akademi pedagogjike", "shkolla të larta pedagogjike" ose "kolegje mësuesish" dhe mund të organizohen si pjesë e një universiteti gjithëpërfshirës. Shkollat normale në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada merren me arsimimin profesional të mësuesve të shkollave fillore, ndërsa në Evropën kontinentale, ekzistojnë kolegjet ekuivalente për mësuesit e shkollave fillore, të mesme dhe të larta.[1]
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla e parë normale, Ecole Normale, është themeluar në Reims, Champagne, Francë në vitin 1685. Termi "normal" këtu i referohet qëllimit të këtyre institucioneve e që ishte njohja e studentëve me "normat profesionale" të mësimdhënies. "Normat" përfshinin normat historike të sjelljes së kohës, si dhe normat të cilat përforconin vlerat shoqërore të synuara, ideologjitë dhe narracionet mbizotëruese në formë të kurrikulës.
Shkolla e parë normale publike në Shtetet e Bashkuara u themelua në Concord, Vermont, nga Samuel Read Hall në vitin 1823. Në vitin 1839, shkolla e parë e përkrahur nga shteti (Komonuelthi i Masaçusetsit) u themelua në Lexington Battle Green - tani Framingham State University. Shkolla e parë normale moderne në Kinë u themelua nga ana e Profesor Qingut në Sheng Xuanghuai në vitin 1895, si shkollë normale e njohur, e njohur me emrin Shkolla Publike Nanyangut (tani Shanghai Jiao Tong University) në Shangai të Kinës.[2]
Shkolla e parë normale ku u përgatitën mësuesit shqiptarë, fillimisht në gjuhë të huaj e më vonë edhe në gjuhën shqipe është Shkolla normale e Zarës, e themeluar në Arbnesh të Zarës (sot në Kroaci) në vitin 1816 (1866). Kjo shkollë ka funksionuar deri në vitin 1921 kur është suprimuar nga italianët.[3] Ligjërues në këtë shkollë kanë qenë Pashk Bardhi, Gjergj Fishta, Mati Logoreci, Shtjefën Gjeçovi, etj. Disa nga nxënësit e kësaj shkolle kanë punuar si mësues të shkollave shqipe në Mitrovicë dhe rrethinë, në vitet 1916 - 1918. Shkolla e parë normale me mësim në gjuhën shqipe është hapur në Bukuresht të Rumanisë. Ajo ka filluar punën më 10 maj të vitit 1892 me kontributin e Shoqërisë Kulturore Atdhetare "Drita" të Bukureshtit. Për përgatitjen e mësuesve shqiptarë edhe pse në gjuhë të huaj, një kontribut të konsiderueshëm ka dhënë edhe Shkolla Normale e Shkupit (Dar-Ul-Mualimin).
Shkolla e parë Normale në që dha mësimet shqip ndër viset shqiptare u hap më 1 dhjetor të vitit 1909 në Elbasan. Në Kosovë, shkolla e parë normale është hapur në Prishtinë, më 17 dhjetor të vitit 1941 gjatë bashkimit të Tokave të Lirueme nga pushtimi italian i Shqipërisë.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shkolla Normale e Bukureshtit
- Shkolla Normale e Elbasanit
- Shkolla Normale e Prishtinës
- Shkolla Normale e Shkupit
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Escolano Benito, Agustín (1982), mecd.gob.es (red.), Las Escuelas Normales, siglo y medio de perspectiva histórica (PDF) (në spanjisht), Revista de educación, fq. 55, ISSN 0034-8082, marrë më 28 janar 2019
- Kane, Joseph Nathan (1997). Famous First Facts: A Record of First Happenings, Discoveries And Inventions in the United States (në anglisht). New York: H. W. Wilson Company. ISBN 0-8242-0930-3.
- Rogers, Dorothy G. (2005). America's First Women Philosophers: Transplanting Hegel, 1860–1925 (në anglisht). Continuum. ISBN 978-1-84714-300-6.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Oxford English Dictionary" (në anglisht). Marrë më 2007-12-11.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Yu, Tingjie. "Teacher Education in China : Current Situation & Related Issues" (PDF). uta.fi (në anglisht). Institute of Education Sciences, Zhejiang Normal University. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 30 nëntor 2018. Marrë më 3 prill 2019.
- ^ Enciklopedia e Jugosllavisë. (botimi në gjuhën shqipe), Zagreb, Enti Leksikografik i Jugosllavisë, 1984, fq. 243.