Shkolla Normale e Bukureshtit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Libri "Leçitjea Sqipe" botuar në Bukuresht në vitin 1887 përdorej si tekst mësimor në Shkollën Normale të Bukureshtit

Shkolla Normale e Bukureshtit e njohur në gjuhën rumune si Scuola Normale Albaneze ishte një institucion arsimor i profilit pedagogjik, i themeluar më 10 maj të vitit 1892, në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.[1]

Historiku[redakto | përpunoni burim]

Shkolla Normale e Bukureshtit është themeluar nga ana e Shoqërisë "Drita" e Bukureshtit. Njoftimi për hapjen e saj u bë në gazetën "Drita" të Bukureshtit më 24 korrik të vitit 1892. Po në këtë vit u hartua edhe Rregullorja e shkollës, me 23 nene. Në nenin 23 të saj mes tjerash thuhej se "mësuesit e kësaj shkolle do të hapin mësojtore shqipe në Shqipëri, Bullgari, Mal të Zi, Greqi, Itali, Austro-Hungari, Serbi dhe Rusi. Në këtë institucion arsimor mësoheshin këto lëndë mësimore:gjuha shqipe, gjuha rumune, gjuha osmane, pedagogji, histori, gjeografi, matematikë, dituri natyre, bukurshkrim, edukatë artistike, muzikë, gjimnastikë, kanunet e Perandorisë Osmane, mësim feje (ortodokse, myslimane dhe katolike). Si tekste mësimore janë përdorur veprat shqipe të botuara nga shtypshkronja shqiptare në Bukuresht mes të cilave dallohet libri "Leçitjea sqipe" pastaj libri tjetër "Gramatika e gjuhës shqipe" (Gramatica limbii albaneze) i përgatitur posaçërisht për këtë shkollë, etj. Drejtor i shkollës ka qenë Nikolla Naço (1843 - 1913).[2] Shkolla kishte edhe internatin e saj. Në këtë institucion arsimor pedagogjik u arsimuan mbi 100 intelektualë shqiptarë. [3] [4]

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Osmani, Shefik (1983), Fjalor i pedagogjisë, Tiranë: Shtëpia Botuese "8 Nëntori", f. 644 - 645,  17442147,  2978079M 
  2. ^ I.D.: Nikolla N. Naço-Korça (1843-1913), “Dukagjini” Pejë, 2000.
  3. ^ http://toptetovanews.blogspot.com/2014/05/nikolla-naco-nje-jete-per-shkollat.html
  4. ^ A.P.:Identifikimi i flamurit të Shoqërisë së Shqiptarëve “DRITA” të Bukureshtit..doc Qendra e Studimeve Albanologjike