Tetova

Coordinates: 42°00′N 20°58′E / 42.000°N 20.967°E / 42.000; 20.967
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tetova
Nga lart: Pamje mbi Tetovë, Hamami Isa Beg, Arabati Baba Teḱe,Xhamia e Larme, Lumi Shkumbin, Kodra e Diellit, Tetova Urbane, Kalaja Baltepe, qendra e Tetovës.
Flamuri i Tetova
Stema Tetova
Vendndodhja në Maqedoninë Veriperëndimore të Veriut.
Vendndodhja në Maqedoninë Veriperëndimore të Veriut.
Tetova is located in Earth
Tetova (Earth)
Koordinatat: 42°00′N 20°58′E / 42.000°N 20.967°E / 42.000; 20.967
Vendi Maqedonia e Veriut
Regjioni Pollogu
Komuna Tetova
Qeveria
 • Kryetar i BashkisëBilal Kasami ([[Lëvizja Besa]])
Sipërfaqja
 • Gjithsej1.068 km2 (412 sq mi)
Lartësia mbidetare
468 m (1,535 ft)
Popullsia
 • Gjithsej63.176
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi Postar
1200
Prefiksi+389 044
Targat e makinaveTE
KlimaCfb
Faqja zyrtaretetovo.gov.mk
.

Tetova (maqedonisht: Тетово/Tetovo) është një qytet dhe qendër shqiptare e komunës së TetovësMaqedoninë e Veriut. Tetova gjendet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Ajo nga veriu kufizohet me Kosovën, në lindje me Shkupin, në jug me Makedonski Brodin dhe në jugperëndim dhe perëndim me Gostivarin. Komuna e Tetovës mbulon një sipërfaqe prej 1,080 km2 në 468 metra mbi nivelin e detit, me një popullsi prej 52,915 banorë të vendosur në 92 vendbanime. Qyteti i Tetovës është selia e komunës së Tetovës. Shtrihet në pjesën e poshtme të Fushës së Pollogut dhe është e rrethuar me malin Malin Sharr dhe Malin e Thatë. Klima mesatare kontinentale me temperaturë mesatare vjetore reth 11.60°. Në Tetovë jetojnë 52.915 banorë, nga të cilët rreth 54% Shqiptarë, 35% Maqedonë dhe 3.5% Turk të tjerë, të vendosur në 92 vendbanime. Në vitin 2005 nga komuna e Tetovës janë ndarë edhe nëntë komuna tjera, të cilat si qendër e zhvillimit marrin Tetovën. Tetova ishte qendër ekonomike, kulturore dhe administrative që në kohrat antike ku përmendet me emrin Enea apo si e shkruan Tit Livi: Oaeneum ("In Penestiam ad Oaeneum...").

Në antikitet, Tetova ishte një kështjellë greko-romake në Ilirinë lindore, e quajtur Oaeneon (Οαίνεον), në Oeneën Latine, e vendosur në kalimin midis malit Scardus (tani Sharr) dhe lumit Artatos (më vonë i quajtur Oracha, tani Shkumbin) kontribues në lumin Axios (Αξιός) në greqisht, ose Vardar në gjuhen sllave. Ky ishte një territor ku jetonte fisi ilire i Penestët dhe përfshinte qytetet e fortifikuara Draudacum, Uskana, Divra dhe Stirbera në Pelagoni veriore. Gjetjet e ndryshme arkeologjike sugjerojnë se Tetova fillimisht ishte e banuar mijëra vjet më parë. Pranë Tetovës / Oaeneonit,është gjetur një shpatë greke të epokës miceneane dhe një statujë prej bronzi të shekullit të 6-të. PES janë gjetur, duke dalluar një prani greke që nga mulli i dytë. Pes. Më pas, Tetova-Oaeneon qeveriset nga shumë grupe etnike; Genthius Ilir i Labeateve, nga romakët, nga bizantinët, nga sllavët, nga bullgarët dhe u pushtua nga avarët. Në shekullin e 15-të, AD, Oeeneum erdhi nën sundimin osman për shekuj me radhë. Më pas, popullsia e qytetit u kthye ne islam dhe u ndërtuan shumë struktura të stilit osman, të tilla si Xhamia e Larme dhe Teqja e Baba Harabatit, të cilat ende janë dy nga monumentet më të rëndësishme të Maqedonisë në periudhën osmane. Gjatë kësaj periudhe, qyteti i përkiste Vilajetit të Kosovës,qyteti u bë armë zjarri dhe shkrirje topash, dhe u quajt Kalkandelen (që do të thotë Mburoja e shpuar); si rezultat, qyteti tërhoqi shumë punëtorë (shqiptarë, bullgarë, serbë dhe romë) dhe u rrit si qytet. Pas Luftërave Botërore, Tetova u bë pjesë e Jugosllavisë dhe më vonë e Maqedonisë së Veriut.

Tetova historikisht ka qenë shtëpia e grupeve të shumta etnike, megjithatë, si shtëpia e partive të shumta politike shqiptarve etnik dhe me një popullsi në të cilën shqiptarët formojnë një shumicë, Tetova është bërë kryeqyteti dhe qendra jozyrtare[1] e një rajoni kryesisht shqiptar etnik që shtrihet në një hark nga Tetova në Strug.[2][3]

Tetova ka edhe dy univerzitete:Universiteti i Evropës Juglindore,që është universiteti i tretë më i madh i Maqedonisë pas Shkupit dhe Manastirit.[4] dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës.

Etimologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Menada e Tetovës

Në gjuhën turqishte, Tetova quhet Kalkandele (n) që në shqip do të thotë Mburoja e shpuar dhe lidhet me një tregim mitologjik i krijuar gjatë rrethimit të qytetit nga Ushtria Osmane... Varianti i parë thotë se mbrojtësit e qytetit rrihnin aq fortë mbi armikun sa që me shtizat e tyre arinin ti shpërthenin mburojat e kundërshtaritdhe dhe ta asgjësonin atë. Varianti i dytë flet për ushtarin osman, që gjatë një pushimi flinte në rrafshin poshtë qytetit i mbuluar me mburojën e tij për tu mbrojtur nga dielli. Nga kodra mbi qytet (sot Kalaja e Tetovës), u hodh me furi një thingi (lloj gjarpëri kërcyes) e etur për gjak, e tejshpoi mburojën dhe e qëlloi ushtarin e fletur në zemër.

Mendohet se Tetovës i ka mbetur emri Tetovë nga koha e Skendërbeut, mendohet se Skendërbeu duke luftuar me Osmanllinjtë ka bërë tetë sulme (Tetë-hove - nga e folmja Tetovare) me ushtrinë e tij nëpër këtë qytet.

Por historia duhet te jete shume e lashte se ne Muzeun arkelogjik ne Shkup ndodhet nje menade vallezuese nga koha e antikitetit grek. Nje engjashme eshte zbuluar edhe ne Apollonia te Fierit.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parahistoria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kanë ndodhur zbulime arkeologjike në afërsi të Tetovës që datojnë në Epokën e bronzit (2200-1200 BC). Në Maqedoninë e Veriut, objekti më i vjetër, shpata mikena nga Epoka e Bronzit, u gjet jashtë Tetovës.[5] Tani është shfaqur në Muzeun e Maqedonisë në Shkup.

Epoka e gurit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas të dhënave të fundit të marra nëpërmjet gërmimeve arkeologjike në objektet neolitike Tumba në fsh. Pallçishti i Poshtëm (1987/88.) dhe në Pod selo tumba afër fsh. Stençe(2000.), gjurmët më të vjetra të jetës në luginën e Pollogut (rrethi i Tetovës dhe Gostivarit) datojnë prej para 8000 vjetësh ose më saktë prej viteve 6100 para erës sonë. Një numër i madh fragmentesh të gërmuara vijnë prej këtyre vend kërkimeve, por ka edhe pjesë qeramike plotësisht të ruajtura, si edhe kulte të flijimit dhe statujëza të dedikuara kultit femëror. Në rajonin e Tetovës janë gjetur edhe shumë figura të artit shkëmbor si dhe krijime artistike lidhur me ritualet e adhurimit.

Kjo rrethinë gjatë gjithë periudhës së neolitit ka qenë e banuar nga bartësit e grupit kulturor Anzabegovo-Vrshnik, i cili grup ka ekzistuar edhe në rajonin e Shkupit dhe në Maqedoninë lindore. Sidoqoftë, gjatë neolitit të hershëm ky rajon ka qenë edhe nën ndikim të madh të kulturës neolitike Velushina-Porodin nga Pellagonia në pjesën jugore prej këtu, gjë e cila vërehet edhe prej formës së flijuesit më të vjetër të ruajtur tipi ‘Nëna-Madhe’ (lat. Magna Mater) e gjetur në këto hapësira, ndërsa e zbuluar afër fsh. Stence. Neoliti i vonshëm karakterizohet me ndikim të Kulturës Vinçane nga veriu.[6].

Epoka e metalit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kah fundi i shek. 4. fillojnë grindjet e para të ardhësve të ri, popuj step nga Azia qendrore – Indoevropianët, të cilët duke e shkatëruar dhe asimiluar kulturën e vjetër neolite krijojnë kompleks të ri kulturor eneolit në Ballkan, i quajtur Salkuca-Bubanj-Krivodol. Gjurmë të këtyre banorëve janë gjetur edhe në Pollog (në Pallçishtë, Zhelinë etj.). Kjo gjendje stabilizohet në periudhën e mesme të bronzit kur paraqiten embrionet e para të bashkësive ballkanike proto-etnike dhe më vonë edhe para-etnike. Në këtë periudhë fillon edhe një pushtim i madh i simboleve materiale nga jugu prej kulurës së zhvilluar të Mikenës, gjë e cila shihet edhe nga një shpatë luksoze prej bronzi për paradë e gjetur në Tetovë, e importuar mu nga ato qendra të Mikenës.

Edhe pse epokat e ardhshme gjithashtu do të jenë në shenjë të migrimeve të mëdha, sidoqoftë Koha e Hekurit karakterizihet me stabilizim, që ka sjellë në zhvillim të tregtisë. Nga kjo periudhë datojnë edhe qypat e mëdhej prej qeramike për drithëra të gjetura afër fshatit Llërcë.

Në këtë periudhë, sipas mbishkrimeve të Strabonit të cilat kanë të bëjnë me vendin e stampimit të monedhave në Damastion, dhe veçanërisht sipas gjurmëve të ruajtura onomastike të kohëve më të vonshme, shihet se Pollogu ka qenë i populluar nga Brigët (Briges, Brigoi). Brigët kanë qenë pjesë përbërëse e bashkësive etnike më të vonshme të pajoncëve, maqedonasve antik, dasaretëve, edonëve, dhe mikdonëve. Madje edhe pajonët, edhepse kanë qenë popullatë e vjetëruar e kohës së bronzit, në këtë pjesë të Ballkanit kanë pasur lidhje të padiskutueshme me Brigët. Linguistika dhe onomastika e pajonëve dhe maqedonasve antik paraqesin një numër të madh fjalësh e emrash me rrënjë nga brigët. Kjo na çon tek fakti se Brigët kanë qenë substrat apo bazë në formimin etnik të pajonëve dhe maqedonasve antik.[6]

Antika e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndikimet e qendrave zejtareske greke në këtë pjesë të Ballkanit, në të vërtetë do të çojnë në ndryshime plotësuese në kulturën dhe mënyrën e jetesës tek popujt e këtushëm. Pikërisht këto ndryshime paralajmërojnë periudhëne e re arkaike dhe kalimin nga epoka e parahistorisë në epokën e historisë dhe antikës. Në plan arkeologjik këto transformime janë të dukshme nëpërmjet karakteristikave të reja materiale (lloje të reja qeramike, stoli dhe prodhime tjera zejtareske), dhe fetare (mënyrë të re të varrimit: djegie kufomash në vend të varrosjes, pranimi i kulteve të hyjnive greke) si dhe karakteristika tjera të cilat fillimisht janë pranuar si një lloj prestigji i klasave më të larta shoqërore dhe më vonë edhe nga pjesa tjetër e popullatës, gjë e cila shihet më mirë nga të ashtuquajturat varreza fisnikësh, prej të cilave më e njohura është ajo e Tetovës, ku është gjetur edhe statuja e njohur Menada.[6]

Në të kaluarën ka pasur teori të ndryshme lidhur me çështjen se cili fis antik e ka populluar këtë rajon. Sidoqoftë, sipas njohurive të fundit, i gjithë rajoni i Sërbisë jugore, pjesa lindore e Kosovës dhe Maqedonia veriore, përfshirë edhe Pollogun, në këtë periudhë, deri në shekullin e 3., ka qenë i populluar nga fisi Agrijan (Agrianes), fisi më verior maqedono-antik (pajonët). Kjo shihet nga vazhdimësia e horizonteve arkeologjike, importi i zhvilluar qeramik nga jugu grek, varrezat e pasura të fisnike etj. Ky fis ka patur mbretërit e vet prej të cilëve më i njohur është mbreti Langar (Langaros) i cili në v. 335. ka ndihmuar mbretin maqedonas Aleksandri i III-të gjatë sulmit të tij kundër Tribalëve në veri. Agrijanët e kanë ndjekur atë edhe gjatë mësymjes së tij nëpër Azi ku janë paraqitur si luftëtarët më të pamëshirshëm në shumë beteja kyçe, për çka veçanërisht edhe janë bërë të njohur në botën antike.

Për shkak të zhvillimit ekonomik dhe tregtues, edhe disa qytete të caktuara kanë stampuar monedha të tyre autonome. I tillë është rasti me qytetin Pelagija (Pelagia) i cili gjatë gjithë shekullit të 4. shtyp monedhat e veta prej argjendi në Damastion. Besohet se qyteti Pelagija ka ndodhur afër Tetovës së sotme dhe në fakt është, në kuptimin urbanistik, paraardhësi i saj antik prej të cilit emër më vonë është nxjerrë edhe emri i sotëm sllav i gjithë luginës së Pollogut [Pelagia -Pollog, si në rastin Scupi-Skopje (Shkupi), Astibo -Shtip, Tesalonika-Solun (Selanik) etj].

Kah fundi i shek. 4. shteti i dobësuar Agrijan bie nën sundimin e mbretit Avdolen nga Pajonija, ndërsa deri kah mesi i shek. 3. të gjithë territoret e tyre kanë qenë të okupuara nga Dardanët nga veriu (në jug bashkë me gjithë Maqedoninë veriore dhe Pollogun), gjë e cila shihet edhe nga diskontinuiteti i horizonteve arkeologjike nga kjo periudhë. Këto rajone buzë kufijve do të shfrytëzohen si mbështetje logjistike gjatë gjithë periudhës së ardhshme, prej ku Dardania ka organizuar pushtime të forta plaçkitëse në jug drejt mbretërisë së pasur të Maqedonisë, madje edhe pasi që këto territore do të bien nën Perandorinë Romake në vitin 168. para erës sonë.[6]

Periudha romake[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përfundimisht në vitin 29. para erës sonë edhe Pollogu bashkë me pjesët tjera të Dardanisë, dhe në veri deri në Danub do të bien nën autoritetet romake, pas së cilës fillon era e stabilizimit, jetës më të qetë, tregtisë dhe përparimit. Nga shek. 2.-3. të erës sonë ekzistojnë disa pllaka guri – stela, në të cilat epitafi është shkruar me shkronja greke gjë që tregon se ky rajon ka qenë pjesë e sferës gjuhësore greke, për dallim nga Kosova dhe rajoni i Shkupit të cilat kanë qenë pjesë e sferës gjuhësore latinishte. Kjo nënkupton se në periudhën e Perandorisë së Hershme Romake (shek 1.-3. i erës sonë) Pollogu ka qenë pjesë e provincës romake së Maqedonisë, ndërsa në antikën e hershme (shek. 3.-6. i erës sonë), pas reformave të Dioklecianit një pjesë ka qenë e provincës Maqedonia e Dytë (Macedonia Secunda). Stelat e gjetura përmbajnë edhe materiale të pasura onomastike dhe emra personal të cilët janë kryesisht autoktone dhe prej të cilave shihet që romanizimi në këto vende periferike jashtë rrugëve kryesore nuk ka patur ngritje të madhe.[6]

Të mësuar nga pushtimet e mëdha barbare (Kelte, Ostrogote, Hune) të cilat më shpesh kanë

Sheshi i vjetër i tregut të Tetovës, i njohur si Çarshija e Epërme

ndodhur prej shek 3. dhe kanë vazhduar shekuj me rradhë, perandorët romak kah fundi i shek. 4. kanë filluar të ndërtojnë qytete të rrethuara me mure dhe fortesa nëpër kodra dominante. Nga kjo periudhë datojnë edhe shumë nga kastrumet (castrum), kështjellat (castellum) dhe banimet e refugjatëve (refugium) për banorët në rrethin e Tetovës prej të cilave më të rëndësishme janë ato afër fshatrave të sotëm Rogle, Orashë, Leshkë, Steçne, Jegunovcë, Gradec dhe lokaliteti Isar-Banjiçe afër Tetovës.

Edhe pse krishtërimi në Maqedoni vjen me Shën Apostol Palin në vitet e 50-ta të shek. I në erën tonë, megjithatë depërtimi më masovik tek njerëzit e thjeshtë fillon të ndodhë pas legalizimit të krishtërimit nga Konstantini në vitin 313., kur edhe fillojnë ndërtimet e kishave-basilike të krishtërimit të hershëm. Deri sot në Pollog janë regjistruar gjurmë të 16 basilikave krishtere të hershme prej të cilave 12 në rajonin e Tetovës dhe 4 në atë të Gostivarit, prej të cilave më mirë të studijuara janë basilika e Stençes nga shek. 7. i erës sonë e cila është e vetmja në Maqedoni me 3 kryqe (baptisteriume) dhe ajo në Tudencë e cila daton nga pjesa e dytë e shek. 5. dhe është kisha e vetme më e vjetër tre-konike (tri-korabe) në Maqedoninë e Veriut dhe është e rrallë edhe në të gjithë Evropën jugore.[6]

Tetova 1913

Mesjeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas inkursioneve të forta avarike-sllave në fund të shekullit VI pas Krishtit, të gjitha kështjellat u braktisën por nuk u shkatërruan plotësisht. Në fund të shekullit të 10-të, rajoni u bë pjesë e Perandorisë së Parë Bullgare nën carin Samoili. Pas disa dekadave të luftimeve pothuajse të pandërprera, zona u vu nën sundimin bizantin përsëri në 1018.

Në shekullin e 13-të dhe 14-të, kontrolli bizantin u ndreq nga periudhat e sundimit bullgar dhe serb. Konstantin Asen u vendosi si Car i Perandorisë Bullgare nga viti 1257 deri në vitin 1277. Më vonë rajoni u kap dhe u pushtua nga Cari Serb Stefan Dušan. Pas shpërbërjes së Perandorisë Serbe, Familja e Mrnjavçeviçit e mori rajonin. Kjo nuk zgjati derisa osmanët dolën në rajon.

Okupimi fillestar osman nuk zgjati se Skënderbeu dhe forca e tij shqiptare me ndihmën e banorve të Tetovës, mundi forcat otomane të udhëhequra nga Ibrahim Pasha në Betejën e Pollogut. Skënderbeu vrau Ibrahim Pashën, i cili ishte një mik i vjetër i tij gjatë kohës së tij me osmanët. Tetova erdhi nën kontrollin shqiptar. Në gusht të vitit 1462, pasi Skënderbeu mundi forcat otomane nën udhëheqjen e Hasan Beut në malet e Mokras(Maqedonisht: Jakupica), Isuf Bej shkoi të luftoj kundër Skënderbeut. Isuf bej marshoi me 18,000 trupa në shkup. Prej andej, ai marshoi në Pollog afër Tetovës. Skënderbeu sulmoi dhe asgjësoi forcën e Isufit dhe Pasha iku, duke lënë ushtrinë e tij prapa për t'u reduktuar.[7]

Periudha Osmane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tetova 1913

Në fund të shekullit të 15-të dhe pas vdekjes së Skënderbeut, Tetova ra nën sundimin e Perandorisë Osmane. Sipas shënimeve të vitit 1455, Tetova kishte një shumic shqiptare.[8] statistikat zyrtare osmane të Nahisë së Tetovës, në vitin 1452 kishte 146 familje të krishtera dhe 60 myslimanë, në vitin 1453 popullsia përbëhej nga 153 familje të krishterë dhe 56 familje muslimane[9] dhe në 1468 - 180 krishterë dhe 41 familje muslimane[10] në 1545 atje ishin 99 të krishterë dhe 101 familje myslimane (38 islamizoheshin), në vitin 1568 kishte 108 krishterë dhe 329 muslimanë (184 islamizuan).[9]

Gjatë periudhës osmane, qyteti ishte i njohur si Kalkandelen, që do të thotë Mburoja e shpuar, në nder të farkëtarëve të armëve lokale.[4] Artizanati i tyre i lartë u shtri deri në ardhjen e armëve të vogla të zjarrit dhe topave, të cilat u treguan në të gjithë Ballkanin. Kodra e vogël mbi qytet, pranë fshatit të sotëm Llacë, është përforcuar që nga koha paeoniane dhe osmanët ndërtuan gjithashtu një fortesë të rëndësishme, të njohur si kalaja e Baltepes. Janë ndërtuar disa xhami, siç është Xhamia me

Xhamia e Larme, e ndërtuar në fillim të shekullit të 15-të

ngjyrë ose pikturuar (Aladzha ose Sharena Xhamija), e njohur gjithashtu si Xhamia e Pashës, është ndërtuar në vitin 1459 nga turqit otomanë; dhe në shekullin e 16-të, rendi Bektashi gjithashtu u vendos në Tetovë, ku ata qëndrojnë në Teqjen e Baba Harabatit. Tetova nën sundimin Osman u bë një qendër e rëndësishme tregtare për fermerët lokalë dhe mjeshtrit, si dhe një fortifikim i rëndësishëm ushtarak. Haci Halife në shekullin e 17-të vuri në dukje në shkrimet e tij se Kalkandelen (Tetova ) po zgjerohej me një ritëm të mahnitshëm në zonat e ulta.

Gjatë shekullit të 19-të, Abdurrahman Pasha, një pronar i njohur shqiptar i tokës,[11] zbukuroi qytetin e Kalkandelenit, duke restauruar shumë pasuri, duke përfshirë monumentet e dukshme si Xhamia e Pashës,Teqjen e Baba Harabatit dhe kalajnë e Baltepe.

Në shekullin e 19-të, diplomati rus Ivan Jastrebov foli shumë për klimën e Kalkandeles, pëlqente dimër të butë me dëborë, verë me diell dhe të ngrohtë. Udhëtari Ami Bue e përshkroi Kalkandelenin si një qytet shumë të pastër.[12]

Në shekullin e 19-të, kur popullsia e Kalkandelen filloi të rritet me vendbanim nga fshatrat përreth, udhëtari francez Ami Boue vuri në dukje se popullsia kishte arritur rreth 4,500 njerëz, të cilët janë bullgarë dhe shqiptarë.[13] Popullsia e përgjithshme e Pashalikut të Kalkandelenit (Tetovë) është 30,000-40,000 dhe përbëhet nga bullgarët që janë ortodoksë dhe shqiptarë të cilët janë muslimanë.[14] Sipas diplomatit britanik dhe udhëtarit Aubrey Herbert, dhe atij anglez, Austen Henry Layard, shumica

Çarshija e Epërme Tetovë

e banorëve të Kalkandelen ishin shqiptarë.[15][16] Burimet turke citojnë se tre të katërtat e popullsisë së Kalkandelen gjatë periudhës osmane ishin shqiptarë.[17]

Në Perandorinë Osmane, Kalkandelen ishte nën Vilajetin i Kosovës dhe ishte e orientuar ndaj shqiptarëve dhe luftës shqiptare për pavarësi nga sundimi osman [4]. Në 1843, Kryengritja e Dervish Carës çoi shqiptarët, që u rebeluan kundër Sulltanit për shkak të mosmarrëveshjes së tyre me reformat e Tanzimatit. Kalkandelen u çlirua nga Dervish Cara nga janari 1844 deri në shtator 1844, ku pas shtatorit 1866 Omar Pasha mundi forcat e Dervish Cares dhe Kalkandele mbeti brenda Perandorisë Osmane.

Gjatë Luftërave Botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë shpërbërjes së Perandorsë Osmane, Tetova erdhi nën kontrollin e shqiptarëve nga forcat e drejtuara nga Hasan Prishtina. Nga periudha 1913-1915, gjatë Luftërve Ballkanike, Ushtria Serbe kapi Tetovën dhe gjithë rajonin e saj që sot Maqedonia u bë e njohur si "Jugu i Serbisë" si pjesë e Mbretërisë së Serbisë.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, ndodhi një përçarje midis Bullgarisë dhe Serbisë. Ushtria bullgare filloi të kalonte nëpër zonë dhe aneksoi Tetovën dhe pjesën tjetër të rajonit të Maqedonisë. Në vitin 1916, nën Mbretërinë e Bullgarisë, regjistrat

Mbledhja Kombëtare Shqiptare në qytetin e Tetovës, 1944 (qendra e majtë, Xhem Hasa dhe qendra e djathtë, Mefail Shehu)

bullgarë kishin regjistruar se Tetova kishte një popullsi prej 22,000 banorësh. Dy të tretat e kësaj popullsie u renditën si shqiptarë dhe një e treta përbëhej nga bullgare dhe serbe.[18] Në fund të luftës Serbia rifitoi kontrollin e rajonit. Brenda Mbretërisë së Jugosllavisë, Tetova ishte pjesë e Banovinës së Vardarit nga viti 1929 deri më 1941.

Nën Jugosllavinë mbretërore, një goditje ndaj shqiptarëve detyroi shumë nga Tetova për të emigruar në SHBA dhe Kanada, ndërsa mijëra serbë u inkurajuan të lëviznin në qytet për të zhvilluar industritë minerare dhe hidroelektrike. U ndërtuan kisha ortodokse, filluan udhëtimet e skijimit dhe kalërimit në Bjeshkët e Sharrit dhe mbërritën kolonët e Bardhë,[4]

Në vitin 1941, Vardar Banovinapushoi së ekzistuari si rezultat i pushtimit të Boshtit të Jugosllavisë. Tetova përsëri erdhi nën sundimin shqiptar. Balli Kombëtar u vendos në Tetovë me ndihmë ushtarake dhe financiare nga fuqitë e Boshtit. Flamuri kombëtar shqiptar u ngrit në Tetovë, Frangu Shqiptare u prezantua si monedhë zyrtare, si dhe gjuhë zyrtare dhe objekte arsimore në gjuhën shqipe.

Me gjermanët që e humbën luftën, situata favorizoi komunistët. Vendbanuesit e rinj serbë ngritën Partinë Komuniste të Maqedonisë,[4] e themeluar më 19 mars 1943 në Tetovë, por deri atëherë partia komuniste shqiptare po luftonte gjithashtu për qytetin. Megjithë fitoren e aleatëve dhe formimin e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, në vitin 1944, Balli Kombëtar i Tetovës mbeti dhe ishte ende i përfshirë në një betejë kundër forcave të armatosura Jugosllave. Beteja kundër forcave jugosllave zgjati deri në vitin 1948, ku më në fund u shtypën.

Nën komunizmin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtëpia e Halim Bej Dëralla. Konfiskuar nën komunizëm dhe u shndërrua në një institucion shëndetësor

Qyteti u bë pjesë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Vitet e hershme të Jugosllavisë Socialiste ishin të turbullta për popullsinë shqiptare të Tetovës. Shumë presion për nënshtrim, duke shkaktuar shumë për të emigruar.[4] Ata që mbetën demonstruan periodikisht por me dhunë kundër regjimit komunist, sidomos në Incidentin Yucel të vitit 1957[4] dhe incidentin Kalkandelen të vitit 1968.[4] Shumë nga këto protesta u drejtuan nga Mehmet Gega, një aktivist i njohur shqiptar i të drejtave[19], i cili u dënua me dhjetë vjet burg. Në demonstratat e vitit 1968, shqiptarët e Tetovës kërkuan lidhjen e territoreve shqiptare të Republikës Socialiste të Maqedonisë në Kosovë dhe rindërtimin e tyre të përbashkët si një republikë e shtatë e Jugosllavisë.[20] Autoritetet e refuzuan këtë kërkesë dhe në vend të kësaj autorizuan rishikimin e planprogrameve dhe teksteve për të frenuar atë që ajo e quajti "depërtimi i tendencave nacionaliste, irredentiste dhe kundërrevolucionare shqiptare përmes teksteve të shtypura dhe literaturës tjetër." Në vitin 1974 një federal i ri u ratifikua kushtetuta që lehtësoi tensionin e shqiptarëve lokalë.[20] Qeveria e Jugosllavisë i shihte këto demonstrata si fazë të parë në një komplot shqiptar që synonte përfundimisht ndarjen e këtyre zonave dhe bashkimin me Shqipërinë fqinje. SR Maqedonia shqiptoi dënime më të ashpra sesa autoritetet në Kosovë.[21]

Tetova nën Jugosllavinë e Josip Broz Titos kalonte nëpër ndryshime të mëdha. Shumë banesa komuniste u ndërtuan rreth qendrës së qytetit të Tetovës, si dhe rrugëve konkrete. Periferi të rija si periferia e Hajdućka u formuan për të ndihmuar në

Xhamia e Vjetër e Tetovës, e shkatërruar gjatë komunizmit

akomodimin e numrit në rritje të maqedonasve që lëvizin në qytet.[22] Disa nga ndërtesat historike të qytetit, siç është Xhamia e Vjetër, u shkatërruan nga autoritetet.

Kur problemet në Kosovën filluan në vitin 1981, Tetova duhej të vihej nën kontrollin e policisë paraushtarake për shkak të trazirave dhe shfaqjes së simpatisë me shqiptarët e Kosovës. E njëjta gjë ndodhi përsëri në vitin 1989.[4]

Shkëputja nga Jugosllavia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur u bë e qartë në vitin 1990 se Jugosllavia ishte gati të binte, mbi 2000 shqiptarë etnikë

Arabati Baba Teke

marshuan përmes Tetovës duke kërkuar shkëputjen nga Republika Socialiste e Maqedonisë dhe bashkimin me Shqiperinë. Vetëvendosja e një pakice etnike brenda një shteti nuk ishte një e drejtë sipas kushtetutës së Republikës Socialiste të Maqedonisë [4] dhe duke protestuar për mungesën e përfaqësimit të tyre nën kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut bojkotuan referendumin për pavarësinë nga Jugosllavia dhe u përjashtuan nga pothuajse çdo përfaqësim në qeverinë e re.[4] Tetova u bë selia e partive të reja politike shqiptare, të cilat konsideroheshin jokushtetuese nga Maqedonia e Veriut. Tensionet u përkeqësuan, Tetova, së bashku me qytetin e Gostivarit, morën dhe strehuan disa mijëra refugjatë muslimanë boshnjakë nga 1992 deri në fund të luftës në Bosnjë[23] Para bombardimeve të forcave serbe në Kosovë, Tetova u bë baza e furnizimit të pasëm për Ushtrinë Çlirimtare e Kosovës[4] dhe pastaj më vonë në shtëpi për mbi 100,000 refugjatëve kosovarë nga lufta e Kosovës.[23] Në vitin 1997, Alajdin Demiri, kryetari i komunës së Tetovës, u burgos për ngritjen e flamurit Shqipëtar nga bashkia e Tetovës, dhe deri në vitin 2000 shpërthimi i luftimeve në tanush ka derdhur në qytetet e Tetovës dhe Gostivarit. Në vitin 2001, shqiptarët etnik filluan një kryengritje, me Tetovën që ishte sfondi kryesor i luftës. Pastaj, u vendos Marrëveshja e Ohrit, duke lejuar paqen që të kthehet përsëri në qytet.

Ditet e sotme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ramstore Shoping Center

Në aspektin ekonomik, Tetova është një nga qytetet më në zhvillim në Maqedoni me disa kompani shumëkombëshe (Ecolog International, SUVAFIX Renova, Zikoprom, Pofix) që ndodhen në këtë qytet. Përkundër interesit të kompanive private në Tetovë, qyteti është lënë pas dore nga qeveria. Tetova vuan nga shtrirja urbane. Për shkak të mungesës së rregulloreve të qeverisë, qyteti nuk ka sistem për leje ndërtimi dhe shumë shtëpi dhe ndërtesa janë ndërtuar pa dyshim dhe rastësisht përgjatë vizebardhave të këmbësorëve, rrugëve dhe në parqe. Nivelet e ndotjes së ajrit janë ndër më të lartat në Evropë dhe botë.[24]

Ndërtesa më e lartë në qytet është qendra REM ALL me një lartësi prej rreth 80 metrash.

Tetova është një nga qendrat arsimore në Maqedoni që posedojnë dy universitete: Universiteti i Evropës Juglindore (private publike jofitimprurëse) dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës (Universiteti Publik). Më parë ka udhëheqje arsimore në rajon, ku Procesi i Bolonjës është i aplikueshëm që nga themelimi i saj, ka kampusin më të mirë në rajonin e Evropës Juglindore dhe është prirje me zhvillimet ndërkombëtare në arsim. Më shumë se 20,000 studentë marrin arsimin dhe gradën e tyre në Tetovë.

Përveç kësaj, Tetova është një qendër e politikës etnike shqiptare. Shumica e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut (Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Lëvizja Besa, Partia për Prosperitetin Demokratik (PPD) kanë vendet e tyre kryesore në Tetovë.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ultësira e Pollogut shtrihet në drejtimin juglindje – veriperëndim, në gjatësi prej 55 km. dhe gjerësi prej 8–10 km. E rrethuar me Malin e Sharrit, Malin e thatë dhe Malin Zheden. Në mesin e fushës së pollogut, rrëzë malit të Sharrit, në rrjedhën e lumit shtrihet qyteti i Tetovës. Rajoni i Tetovës shtrihet në sipërfaqe prej 1.080 km 3 në pjesën e poshtme të fushës së Pollogut në lartësi mbidetare prej 460-500m.

Pozita gjeostrategjike e Tetovës karakterizohet edhe nga ajo se, gjendet në udhëkryqin e korridoreve ndërkombëtare qarkulluese, siç janë: korridori 8 (kalon nëpër Tetovë) dhe korridori 10 (40 km. larg nga Tetova).[25]

Klima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tetova ka një klimë gjysmë kontinentale, me verë të ngrohtë dhe relativisht të lagësht, dimër të ftohtë dhe me dëborë, pranvera e vjeshta kanë reshje të shpeshta. Pasi që nga të gjitha anët është e rrethuar me male dhe për shkak të shfaqjes së rrymave ajrore të ngrohta e të ftohta, në fushën e Pollogut vjen deri te shfaqja e procesit të inversionit. Kushtet natyrore, siç janë: klima, relievi, përbërja gjeologjike e tokës, kanë mundësuar që në rrethinat e Tetovës të shfaqen shumë burime të ujit të rrjedhshëm, prandaj Tetova është njëri nga qytetet e rralla në Maqedoni që ka ujë të pijshëm, ujë për nevojat e industrisë dhe për ujitje.[25]

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Grupet etnike Numri i përgjithshëm % e popullsisë së përgjithshme
Shqiptarët 28.897 54,61
Maqedonët 18.555 35.07
Turqit 1.878 3,55
Romët 2.352 4,44
Vllehët 13 0,02
Sërbët 587 1,11
Boshnjakët 156 0,29
Të tjerë 477 0,90
Gjuha

Gjuhët në vijim që fliten në qytet[26]:

Gjuhët Numri i përgjithshëm % e popullsisë së përgjithshme
Gjuha Shqipe 29.363 55,49
Maqedonisht 18.980 35.87
Gjuhën turke 2.078 3,72
Gjuhën Rome 1.600 3,02
Gjuhën Vllehe 11 0,02
Sërbisht 378 0,71
Boshnjakisht 103 0,19
Të tjerë 402 0,76
Feja

Grupet fetare në vijim që janë të përfaqësuara në Tetovë[26]:

Feja Numri i përgjithshëm % e popullsisë së përgjithshme
Musliman 33.509 63,33
Ortodoks 18.676 35.29
Katolik 76 0,14
Protestant 2 0,004
Të Tjerë 652 1,23

Gjatë viteve kjo ishte popullsia e përgjithshme dhe përkatësia etnike e popullatës në qytetin e Tetovës:

Viti Shqiptarë Maqedon Turq Rom Vlleh Sërb Boshnjak Të tjerë Gjithsej
1948 17.132
1953 7.155 7.575 4.470 227 11 481 290 20.209
1961 6.435 11.631 5.864 839 588 25.357
1971 15.388 14.415 3.543 823 920 656 35.745
1981 21.741 17.817 2.757 1.709 4 877 1.618 46.523
1991 996 20.369 1.121 2.532 14 862 1.118 27.012
1994 25.128 19.439 2.073 2.260 18 830 596 50.344
2002 28.897 18.555 1.878 2.352 13 587 156 477 52.915

Shëndetsia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, garanton qasje universale për mbrojtje shëndetësore të të gjithë qytetarëve. Me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, janë vënë bazat e sistemit ekzistues të mbrojtjes shëndetësore në Maqedoninë e Veriut. Ai përfshin bazat e sistemit për sigurim shëndetësor, të drejtat dhe përgjegjësitë e ofruesve të shërbimeve shëndetësore, struktura organizative dhe shfrytëzimi i resurseve të mbrojtjes shëndetësore. Në Komunën e Tetovës veprojnë një numër i madh i institucioneve shëndetësore, që ofrojnë lloje të ndryshme të shërbimeve shëndetësore të shëndetësisë primare. Për këtë flet edhe fakti i ekzistimit të një numri të madh të institucioneve shëndetësore private të mbrojtjes shëndetësore primare – rreth 150, nga fusha e mbrojtjes shëndetësore konsultative specialistike – 4, institucione shëndetësore nga fusha e stomatologjisë specialistike – 3, institucione shëndetësore nga fusha e stomatologjisë së përgjithshme – 60, institucione shëndetësore që ofrojnë shërbime laboratorike – 7 si dhe institucioni shëndetësor publik, Qendra Medicinale e Tetovës, në kuadër të së cilës veprojnë, Spitali i përgjithshëm dhe Shtëpia e shëndetit. Oferta për shërbime shëndetësore bashkëkohore e cilësore, imponon nevojën e zbatimit të teknologjive të reja në shëndetësi. Në këtë pjesë ekzistojnë vështirësi të caktuara, që në të shumtën e rasteve lidhen me pjesën e limituar të mjeteve, me të cilat disponojnë institucionet shëndetësore por edhe gjendja e përgjithshme në shtet.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas shkatrimit të Federates sllave dhe luftrave të viteve 2000 industria e Tetovës është shkatruar po thuaj se tërsisht. Gjatë viteve të fundit (viteve 2000) me shpërbërjen e pronës shoqërore bëhet privatizimi i cili ngadal fillonë të lulëzojë. Prodhimet më të njhura industriale me të cilat ekonomia e Tetovës përfaqësohet në tregun e regjionit dhe më gjërë janë: prodhimet e drurit (mobilje kualitative), metalo-plastikës, prodhime të materijaleve ndërtimore.

Klima e biznesit në Komunën e Tetovës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Subjektet afariste që gjatë dekadës së fundit kanë dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e ekonomisë në rajonin e Tetovës, janë të sektorëve si vijon: industria e drurit (mobiliet), ndërtimtaria, industria ushqimore dhe industria e tekstilit. Sektorët në fjalë me kapacitetet e tyre dhe teknologjinë që kanë, janë bërë konkurruese jo vetëm në tregun e Maqedonisë së Veriut, por edhe më gjerë në Ballkan. Disa ndërmarrje për prodhimin e mobilieve për amvisëri dhe mobilieve për zyra, posedojnë teknologji kulminante CNC dhe kanë potencial për qasje në tregjet ndërkombëtare. Ndërtimtaria sidomos në 6 vitet e kaluara, ka marrë një hov të vrullshëm edhe në rajonin e Tetovës, ku janë realizuar një numër i madh ndërtimesh cilësore banesore-afariste. Vlen të theksohet se, të gjitha këto ndërtime të reja realizohen nga ndërmarrjet private, pra, me investime private dhe me kapacitete tekniko-teknologjike. Industria ushqimore gjithashtu ka kapacitetet e saja dhe potenciale në komunën e Tetovës. Me cilësinë që kanë prodhimet e qumështoreve të komunës së Tetovës tash më, janë konkurrente në tregun e përgjithshëm të qumështit dhe prodhimeve qumështore. Ndërmarrjet që prodhojnë qumësht dhe prodhime qumështore i mbulojnë nevojat e konsumatorëve të komunës së Tetovës dhe më gjerë. Përveç këtyre ndërmarrjeve, në komunën e Tetovës veprojnë edhe ndërmarrje për përpunimin e mishit dhe prodhimeve të këtij produkti, prodhim të pajisjeve për produkte ushqimore etj. Industria e tekstilit gjithashtu ka një traditë të gjatë në Komunën e Tetovës, për të cilën më së tepërmi meritë ka Kombinati i Tekstilit “Teteks”. Gjithashtu, vazhdon me formimin e ndërmarrjeve private të tekstilit. Momentalisht firmat më dominuese që punojnë sipas sistemit të ashtuquajtur LON, prodhojnë (punojnë) për partnerët e jashtëm. Rëndësia e ndërmarrjeve të katër sektorëve të përmendur më sipër është e madhe, jo vetëm për shkaqe të përfaqësimit të tyre në numrin e përgjithshëm të subjekteve afariste në komunën e Tetovës, por edhe për shkak të potencialit me të cilin disponojnë për shtrirje në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

  • Ky potencial bazohet në :
  • Teknologjinë e lartë me të cilën disponojnë;
  • Potencialin për rritjen e kapaciteteve dhe të prodhimtarisë;
  • Orientimin eksportues të tyre;
  • Objektet e reja të fabrikave me mundësi për zgjerimin e tyre PLANI STRATEGJIK 29 ekzistues;
  • Cilësia e lartë e prodhimeve

Shqyrtimet kryesore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Bartës të zhvillimit ekonomik në Komunën e Tetovës janë: industria ushqimore, industria e drurit, industria e ndërtimtarisë dhe prodhimit të materialeve ndërtimore dhe industria e tekstilit;
  • Ekziston sektor i fuqishëm i shërbimeve;
  • Firmat nuk janë të kënaqura nga gjendja e përgjithshme ekonomike në shtet, nivelet e kamatave, çmimin e energjisë, konkurrencën vendore dhe me shpenzimet e materialeve, ligjvënien, shërbimet etj.;
  • Firmat kryesisht e mbulojnë tregun vendor, por njëkohësisht janë të orientuara edhe kah eksporti;
  • Punëdhënësit kryesisht janë të kënaqur me strukturën dhe aftësinë e fuqisë punëtore për detyrat konkrete punuese, që nuk është rast dhe anasjelltas, sepse punëdhënësit kryesisht punojnë edhe jashtë orarit të punës, pa bërë kompensime përkatëse, ndërkaq një numri të madh të të punësuarve nuk u paguhen kontributet;
  • Firmat theksojnë nevojën dhe rëndësinë e bashkëpunimit më të madh midis ndërmarrjeve të llojeve të njëjta përmes kontakteve, organizimit të takimeve dhe përmes gjetjes së zgjidhjeve të ndryshme me interes të përbashkët;
  • Numri më i madh i firmave planifikojnë të investojnë në përmirësimin e objekteve ekzistuese, ndërtimin e objekteve të reja dhe në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese;
  • Plasmani i brendshëm i prodhimeve të firmave paraqet një segment të rëndësishëm gjatë qasjes së firmave në tregje, kurse tash më disa firma kanë siguruar vende për prodhimet e tyre;
  • Në komunën e Tetovës ekzistojnë kushte të mira për udhëheqje dhe zhvillim të biznesit, por gjithashtu, duhet të intensifikohet dhe të thellohet bashkëpunimi midis firmave dhe vetëqeverisjes lokale, me qëllim të përmirësimit të klimës së biznesit në komunë dhe të rritjes së zhvillimit ekonomik.

Turizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Objektet më me vlerë në qytet janë Xhamia e Larme që gjendet në afërsi të lumit Shkumbin në pjesën e vjetër të qytetit. Xhamia është ndërtuar në vitin 1438 dhe rindërtuar në vitin 1833 nga Abdurrahman Pasha, i biri i Rexhep Pashës. Është një nga strukturat më të rëndësishme kulturore dhe historike të Tetovës dhe përfaqëson stilin e

Hamami pranë lumit Shkumbin në Tetovë

arkitekturës së hershme osmane. Xhamia e pikturuar vazhdon të jetë një monument i rëndësishëm për banorët e Tetovës dhe është tërheqja kryesore turistike për shumë vizitorë të huaj.

Hamami pranë lumit Shkumbin në Tetovë

Hamami pranë lumit Pena në Tetovë u ndërtua rreth të njëjtës kohë me Xhaminë e Larme dhe kryesisht u përdor për Wudu (avdes, abdest).

Kalaja e Baltepes, e vendosur në majën e kodrës së Baltepes, mbi Tetovë u ndërtua në 1820 nga Abdurrahman Pasha. Baltepes kishte një seri tunelesh nga të gjitha shtëpitë osmane kryesore në qytetin që çonte në fortesë. Mendimi që qëndronte pas sistemit të tunelit ishte që të mundësonin mbrojtësit e kështjellës të shpëtonin pas linjave të armikut nëse kalaja ishte e rrethuar, duke i lejuar rrethanat vetë të rrethoheshin. Tuneli i fundit u rrëzua në vitet 1960 dhe që nga fillimi i gërmimeve, janë zbuluar dy tunele, për fshatin Sellcë dhe Lacë. Shumë tregime dhe mite lokale, si "Taleja e pompës së ujit", janë vendosur në Baltepe, ndërsa

Kalaja e Tetovës

përqëndrohen në qëndrimin trevjeçar të Abdurrahman Pashës së Kalkandelenit në fortesën e Baltepe, që ndodhet në "Të ftohtë dhe të errët" malet. Vendbanimi i vjetër i Oaeneum besohet të jetë i vendosur rreth ku banon kalaja e Baltepe ose sic njihet Kalaja e Tetoves.

Kalaja e Baltepe

Teqja e Baba Harabatit fillimisht u ndërtua në vitin 1538 rreth turit të Sersem Ali Baba, një dervish osman. Në vitin 1799, një waqf i siguruar nga Rexhep Pasha krijoi bazat aktuale të tekeve. Manastiri më i mirë i mbijetuar bektashian në Evropë, kompleksi zvarrisës paraqet lëndinë të lulëzuar, dhoma lutjesh, salla ngrënieje, banesa dhe një burim i madh mermeri brenda një pavioni druri.

Karakteristika të tjera të rëndësishme historike nga periudha osmane në Tetovë janë Xhamia Sahatit , si emri nënkupton që ai përdorte një orë në minaret e tij dhe Xhamia Kumluk ("Xhamia Sandy"), një xhami e vjetër në zonën e pazarit të lartë të Tetovës. Emri rrjedh nga jashtme e kuqe-verdhë e xhamisë.

Një shembull i kulturës bizantine të Tetovës është Manastiri i Lesokut. Manastiri është 8 km jashtë Tetovës. Në kompleksin e saj janë kishat e Shën Athanasit të Aleksandrisë dhe Kisha e Nënës së Shenjtë të Perëndisë. Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, e ndërtuar në 1326, është një shembull i shkëlqyer i stilit bizantin dhe traditës arkitekturore.

Kodra e Diellit (Tetovë)

Kodra e Diellit është një vendpushim i skive që gjendet në Bjeshkët e Sharrit. Pavarësisht se është rreth 25 kilometra larg qytetit, zakonisht lidhet me Tetovën. Kodra e Diellit tërheq shumë turistë në dimër për shkak se ajo është një nga vendpushimet e njohura të skijimit në ish-Jugosllavi. Përveç mbajtjes së konkurseve rekreative dhe konkuruese të skijimit, Kodra e Diellit ka shumë vila dhe restorante për të akomoduar vizitorë. Rritja e hoteleve ishte për shkak se ashensori që çonte njerëzit nga Tetova nëKodra e Diellit u shkatërrua gjatë konfliktit të Maqedonisë së Veriut në 2001. Prandaj, njerëzit qëndrojnë në Kodra e Diellit gjatë natës përpara se të kthehen në Tetovë.

Kuzhina dhe ushqimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ushqimi tradicional i TetovësTavce Gravce

Tetova është shtëpia e pjatës Tavče Gravče, e njohur në vend në Tetovë si Tavë me Groshë. Gjatë Jugosllavisë Socialiste, gjella ishte e njohur në të gjithë vendin si Gravja e Tetovës. Ndonëse janë bërë varietete të ndryshme të vakteve përreth Ballkanit, tradicionalja tavče gravče është gatuar dhe shërbehet në një tenxhere terrakote.

Shumica e kuzhinave në Tetovë kanë një ndikim të fortë osman ose fondacione të tilla si Ajvari, Suxhuki dhe Gjevrek. Tetova është e njohur për restorantet e saj të skarës, Qebaptore, ku bëhen qebapi dhe Pleskavicaa. Byrektorët, restorantet e pastës, janë gjithashtu të zakonshme në Tetovë dhe prodhojnë Burek.

Poashtu ne qytet ka edhe shumë dyqane Ëmbëlltoresh,ku ëmbëlsirat tradicionale lokale jane:Lukumi, Tilluma, Kadaiffi dhe Bakllava. Boza gjithashtu është fermentuar në Tetovë dhe është pije e zakonshme e konsumuar.

Kuzhina në Tetovë ka një shije dhe aromë të veçantë për shkak të prodhimeve bujqësore vendase të përdorura për të bërë gatime. Në Maqedoninë e Veriut, djathi i Tetovës Kashkaval është më i popullarizuar, siç është bërë natyrshëm nga qumështi i deleve nga Bjeshkët e Sharrit. Gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë, mollët nga Tetova ishin të njohura në Beograd dhe njiheshin si Tetovo Jabuka.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pozita e mirë gjeostrategjike, të ndodhurit në udhëkryq si dhe Pollogu me tokë pjellore, Tetova ua tërhiqte vëmendjen pushtuesëve të ndryshëm. Në shekullin e XV këtë qytet e pushtojnë turqit. Me ardhjen e turqëve u zhvillua kultura. Vatër e saj bëhet kompleksi i Teqes Bekteshiane-HARABATI(Teqe) 1538 – 1548 e ndërtuar nga ana e Sersem Ali Dedes.

Osmanlinjtë Tetovës i dhuruan shumë objekte publike e fetare të kulturës islame: xhami, teqe, kuzhina publike për të varfër, hamame(banjat publike), shadërvane etj.

Është për t’u përmendur biblioteka e Teqes së Arabatit shek XVIII – XIX sepse në të kultura dhe arsimi u zhvillua krahas fesë islame. Në këtë bibliotekë bëhej edhe kopjimi i veprave të intelektualëve të kohës me kaligrafi të zgjedhur të cilat më vonë zbukuroheshin me prnamente të mbështjellura me lëkurë.

Në Tetovë kemi Kalanë e Tetovës, që ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi Tetovë. U ndërtua më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Ky objekt kulture paraqet një bukuri të rallë të kohës së kaluar.

Në Tetovë kemi Kalanë e Tetovës, që ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi Tetovë. U ndërtua më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Ky objekt kulture paraqet një bukuri të rallë të kohës së kaluar. Përbërja e saj është komplekse (pjesa e brendëshme ka pesë saraje, kuzhina të mëdha, banja, një pus në mes dhe tri tunele për dalje) gjatë luftrave pësoi rënime të shumta.Në Tetovë është edhe biblioteka "Koço Racin", muzeu memorial, arshivi historik etj.

Tetovën sot e zbukuron objekti i ndërtuar në themelet e xhamisë së Çarshisë më vitin 1975 – Pallati i Kulturës. Në këtë Pallat paralelisht zhvillohet kultura e të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në këto troje, edhe atë nëpërmjet të aktiviteteve të ndryshme kulturore siç janë: aktivitetet muzikore, të dramës, të artit figurativ, aktivitete që kanë të bëjnë me letërsinë etj.

Nga aktivitetet muzikore vlen të përmenden koret e ndryshme si p.sh. kori i përzier rinor, kori i femrave dhe kori i meshkujve si dhe shoqëritë e ndryshme kulturo-artistike. Duhet patjetër përmendur edhe sukseset me vlerë Botërore të këtyre koreve siç është kori i përzier rinor, i cili nën dirigjimin e Nexhat Mujovit, solli medalje të argjent nga Olimpiada Botërore në Linc të Austrisë në vitin 2000, kurse më vitin 2001 në Wermigerode të Gjermanisë të njëjtit fituan medalje të artë.

Nga shoqëritë kulturore artistike dallohen : SH.K.A."Xheladin Zeqiri" (1949;shqiptare), "Iljo-Antevski Smok"(maqedonase) dhe "Jeni Hajat"(turke).

Kur flitet për muzikën shqiptare në Tetovë por edhe në përgjithsi nuk mund të mos përmendim grupin me më renome në gjith trojet shqiptare ELITA 5.

Në shërbim të aktiviteteve të dramës funkcionojnë studioja e dramës për fëmijë, të rinjë dhe studioja për të ritur. Në kuadër të Pallatit të Kulturës gjithashtu funkcionon edhe ateleja e artit figurativ në të cilën afirmohen dhe zhvillohen amatorë respektivisht profesionist të këtij arti me që organizohen galeri të ndryshme artistike.

Nga aktivitetet letrare dallohen klubet letrare edhe atë K.L."Klubi letrar 94"(shqiptar) dhe ai maqedonas "Kiril Pejçinoviq", të cilët organizojnë promovime të ndryshme të librave, mbrëmje letrare të përcjellura me lexim në prozë dhe poezi kushtuar shrimtarëve tanë të së kaluarës dhe për raste tjera solemne, shpallin konkurse të punimeve të artistëve të rinj të letërsisë etj.

Objektet kulturore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bibloteka e Arabatit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas pushtimit osman në shekullin XV dhe më përhapjen e kulture osmane në këtë pjesë të Ballkanit, në Tetovë si qendër me ndikim vështrohej Teqja e bektashive Harabati e ndërtuar gjatë vitve 1538 - 1548 nga Sersem Ali Dedes. Gjatë sundimit Osmanë në Tetovë dhe rrethinën e saj ndërtohen shumë objekte publike të cilat në kohën më të re shërbejnë edhe si monumente kulturoe. Një nga këto objekte është edhe Bibloteka e Arabatit e cila përpos që shërbente për përhapjen e kulturës islame kryente edhe funksionin e shkollës gjatë shekujve XVIII - XIX. Në këtë Biblotekë bëhej kopjimi të kaligrafisë t cilat zbukuroheshin me prnamente të mbështjellura me lëkurë.

Kalaja e Tetovës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kalaja e Tetovës e cila ndodhet në majen e Balltepes, me një lartësi mbidetare prej 803 metra, e lartë 220-250 metra dhe me sipërfaqe prej 108.000 metra katrorë. Ndërtuesit e kalasë e kishin paraparë pozicionin strategjik, për shkak se kontrollohej një pjesë e madhe e fushëgropës së Pollogut. Kalaja e Tetovës u ndërtua në vitin 1820, nga ana e Abdurahman Pashës. Sipas disa të dhënave gojore thuhet se fillimin e ndërtimit të këtij monumenti e nisi Rexhep Pasha i ati i Abdurahman Pashës dhe ndërtimi i saj zgjati afër 20 vjet. Abdurahman Pasha nuk arriti ta përfundojë ndërtimin e saj. Ky monument kulturor paraqet një bukuri të rallë të kohës së kaluar. Përbërja e saj është komplekse. Pjesa e brendshme ka pesë saraje, kuzhina të mëdha, banja dhe një pus në mes të kalasë. Paraqet një ndikim të dukshëm të akitekturës Osmane. Gjatë luftërave të ndryshme ajo pësoi rrënime të shumta..[25]

Pallati i Kulturës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qendra e Kulturës, “Ilo Anteski-Smok” Tetovë është ndërtuar në vitin 1973, ndërsa administrata filloi të punojë zyrtarisht në vitin 1975. Ky objekt ka hapësirë prej 6.500 metra katrorë, nga e cila 672 metra katrorë janë pjesa e skenës dhe në skenë funksionon edhe sistemi i rotacionit.

Për organizimin e aktiviteteve muzikore-skenike, dramave dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore, arsimore, politike dhe fetare kjo qendër disponon me sallën e madhe që ka 661 ulëse dhe sallë të vogël për koncerte kamertale dhe promovime me 100 ulëse. Gjithashtu, është edhe foajeja në hyrje të objektit e përshtatshme për realizim të ekspozitave të ndryshme.

Qendra e Kulturës është bartëse kryesore e aktiviteteve kulturore, artistike dhe politike në Tetovë. Është e përshtatshme për koncerte të ndryshme muzikore, promovime dhe ekspozita, koncerte të ansambleve të ndryshme, mbajtje të kongreseve politike, ndërkaq në të njëjtën kohë nëpërmjet produksionit të vet amë, aktivisht vepron në nxjerrjen dhe krijimin e vlerave kulturore.

Për çdo vit në ambientet e këtij institucionit të kulturës aktivitetin e tyre e zhvillojnë dhjetëra artistë të degëve të ndryshme si aktor, muzikant, këngëtarë e valltarë. Vetëm në sallën e madhe organizohen çdo vit mbi 130 aktivitete të vizituara nga mbi 50.000 shikues.

Hapësirat

Foaje për ekspozita, salla e vogël, salla e madhe sallat e ushtrimeve dhe grimiera

Sektorët

– Sektori i dramës

– Sektori i letërsisë

– Sektori i pikturave

– Sektori i muzikës

– Sektori i baletit

– Sektori i folklorit

Momentalisht në objektin e Qendrës së Kulturës, janë të vendosur: 

– Qendra e kulturës

– Teatri i Tetovës

– Biblioteka e qytetit

– Këndi Amerikan dhe

– Fakulteti i arteve të USHT-së[25]

Teatri i Tetovës është një ndër teatrot më të reja në Maqedoninë e Veriut. Pas një kërkese këmbëngulëse të aktorëve të Tetovës për krijimin e një hapësire skenike ku ata do të mund të interpretojmë, në vitin 2007 formohet Institucioni Nacional – Teatri i Tetovës me një ekip të përbërë prej 15 aktorë dhe 15 punëtor administrative dhe skenik. Inaugurimi i këtij institucioni u be me premierën e shfaqjes “Çmendina” më 22 Tetor 2007. Mungesa e objektit dhe kushteve të nevojshme për funksionim normal të një Teatri, asnjëherë nuk kanë qenë pengesë që ky institucion kulturor të nxjerrë gjithsej 22 shfaqje teatrore të suksesshme që janë prezetuar në festivale të ndryshme në Maqedoni dhe në rajon përfshirë festivalin me renome ndërkombëtare “MESS” në Sarajevë, BH në tetor të vitit 2012 me shfaqjen “Akuariumi” me tekst të Refet Abazit dhe regji të Luca Cortina.[27]

Biblioteka “Koço Racin”

Tradita bibliotekare në Tetovë ka gjurmë të thella në histori në këto vise, por fatkeqësisht, nuk kemi të dhëna të sakta se prej kur daton veprimtaria e saj si Bibliotekë popullore e qytetit “Koço Racin”. Data e saktë se kur është themeluar biblioteka nuk dihet mirëpo, supozohet se viti 1945 është viti kur biblioteka ka filluar të punojë në kuadër të Komisariatit për arsimim popullor dhe për herë të parë ka qenë e vendosur në një shtëpi të konfiskuar të porsandërtuar. Fondi i parë i librave numëronte rreth 2000 tituj librash të trashëguar nga “Leximorja e tetovarëve të rinj”, e cila ishte e formuar në vitin 1922 e pasuruar me literaturë marksiste-leniniste por kishte dhe një numër të madh te librave te autorëve klasikë. Të gjitha librat kanë qenë në gjuhën serbo-kroate me përjashtim të një numri të caktuar të broshurave politike të cilat kanë qenë te botuara në gjuhën maqedone. Në vitet e para biblioteka ka numëruar 500 anëtarë, shumica e të cilëve kanë qenë nxënës të shkollave të mesme-gjimnazistë. Për nevojat e lexuesve biblioteka çdo ditë ka qenë e furnizuar me shtypin ditor si “Nova Makedonija”, “Borba”, “Politika”, “Naroden front” dhe të tjera. Menjëherë pas çlirimit, njëkohësisht me fillimin e punës në bibliotekën e qytetit në Tetovë ishte e hapur edhe biblioteka në gjuhën shqipe e cila ne fillim ka punuar ndaras prej asaj maqedonase. Ajo ka qenë e vendosur në shtëpi të vjetër në qendër të Tetovës. Biblioteka shqiptare ka numëruar rreth 2000 anëtarë, ndërsa bibliotekist ka qenë mësuesi Isa Sabajdini nga fshati Poroj. Në vitin 1948 ose 1949 me urdhër te strukturave politike qytetare dhe Komisariati për arsimim, biblioteka shqiptare u integrua në bibliotekën e qytetit. Në vitin 1952 u soll vendimi për ndarjen e bibliotekës nga Komisariati i arsimit dhe vazhdoi punën si institucion i pavarur kulturor-arsimor. Gjatë punës së saj biblioteka ka përjetuar disa ç’vendosje dhe menjëherë pas formimit, biblioteka ishte vendosur në hapësirën përdhese në restorantin e më hershëm “Lovec” ku funksiononte edhe Pallati i Kulturës i Tetovës. Në vitin 1954 janë formuar Sektorë të veçantë: për fëmijë dhe të ritur. Pas dy dekadave, më saktë në vitin 1967 Biblioteka Amë “Koço Racin”- Tetovë u rikthye në hapësirat e më hershme ku daton veprimtaria e saj, mirëpo këtë herë për shfrytëzim e kishte të gjithë objektin-shtëpinë e pronarit Mato Çenka. Në katin e poshtëm ka qenë e vendosur depoja e librave dhe Sektori për të rritur, ndërsa në katin e parë ishte i vendosur Sektori për përpunim profesional të materialit bibliotekar, Sektori për fëmijë dhe administrata. Në këtë objekt Biblioteka Amë “Koço Racin” veprimtarinë e sajë e ushtroi tri dekada e gjysmë. Në bazë të ligjit për denacionalizim i miratuar nga qeveria së RM-së në vitin 2000, objekti në të cilin ishte e vendosur biblioteka iu rikthye pronarëve dhe me këtë rast biblioteka e qytetit pësoi ç’vendosjen e radhës. Po në të njëjtin vit organet kompetente me vendim përkatës si lokalitet për shfrytëzim i caktuan 200 metër katror nga kati përdhes i Pallatit të Kulturës së qytetit. Në këtë lokalitet Biblioteka e Qytetit edhe sot e kësaj dite vazhdon të funksionoi, ku janë të sistemuara: Sektori për fëmijë, Sektori për të rritur dhe Sektori për përpunim profesional të materialit bibliotekar. Në mungesë të hapësirës së nevojshme, një fond i konsiderueshëm i librave të bibliotekës është i vendosur në hapësira jofunksionale dhe në këto kushte lexuesit nuk arrin deri te libri i nevojshëm. Më datë 22 korrik të vitit 2004 Biblioteka e qytetit u emërtua: Instituti Nacional Biblioteka “Koço Racin”. Një vit më vonë d.m.th më 2005 filloi automatizimi i punës bibliotekare dhe përpunimi i fondit bibliotekar, kur IN Biblioteka “Koço Racin”-Tetovë nëpërmjet serverit INB “Shën Kliment Ohridski” nga Manastiri është kyçur në COBISS.MK. Me sistemin e ri të punës IN Biblioteka “Koço Racin”-Tetovë është bërë pjesë funksionale e sistemit informativ-bibliotekar dhe u inkuadrua në familjen e dyzetë bibliotekave anëtare fuqiplote në COBISS.MK Numri i anëtarëve të regjistruar: 3200 (prej të cilëve 1300 fëmijë) Fondi i librave: 120 000 – 150 000 tituj Hapsira e bibliotekës: 200 m2 Sektorët: – Sektori për katalogjizim dhe sistemim të materialit bibliotekarë – Sektori për të rritur – Sektori për fëmijë – Sektori për vendlindje – Sektori për zhvillim bibliotekarë.[28]

Galeria e Arteve - Hamami[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hamami gjendet në anën e majtë të lumit Shkumbin ,në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës.Në afërsinë e tij drejtpërdrejtë gjendet Xhamia e larme, me tyrbe dhe çesme, konaku i Beut dhe urra. Të gjitha objektet bashkërisht formojnë një kompleks, karakteristikë e formësimit urbanistik të qyteteve në periudhen osmane. Hamami i vjeter me shekuj rreziston si dëshmi për menyrën e jetës në një periudhë të caktuar kohore ,sidoemos për shkak të funksionimit, arkitekturës, materialeve burimore dhe teknikës së ndërtimit.I ndërtuar nga fundi i shekullit 15, Hamami në mënyrë aktive merr pjesë në ambientin kulturorë dhe në definimin e pamjes integrale të qytetit të Tetovës .Supozohet se e ka ndërtuar Mehmet Celebiu, i biri i Isak beut. Me karakteristikat e veta arkitektonike, tipologjike dhe stilistike fiton një vlerë të veçantë, që manifestohet me një organizim të pastër dhe të qartë hapsinorë. Hamami në bazament është objekt kënddrejtë, ndërtuar me mure masive nga gurë të përpunuar vrazhdë dhe tulla. Si konstruksione kulmore janë shfrytëzuar qemerë – kube me dimenzione të ndryshme, me çka është formuar fasada e pestë e larmishme, që i jep një joshje objektit. Kupolat janë ngritur me tambura tetëkëndëshe, të mbuluara me qeramide turke dhe streha të shkurtëra të profilizuara nga guri. Përkundër intervenimeve të kryera në periudha të ndryshme kohore, objekti e ka ruajtur forëmn e tij autentike ndërtimore .Me konservimin e fundit të realizuar nga Qendra Nacionale për Konzervim, e ndihmuar nga programi i “Fondit ambasadorial “, pranë Ambasadës Amerikane në Maqedoninë e Veriut në vitin 2005/ 07, hapsira është adaptuar në Galeri artistike, me çka Hamami fitoi një trajtim të ri bashkëkohorë, që mundëson objekti sërish të ngjallet dhe të jetë qendër e ngjarjeve kulturore në qytet.[29]

Ura e topxhinjëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mungesë të dokumenteve të shkruara, nuk është e njohur koha e saktë e ndërtimit të Urës së Topxhinjëve. Në bazë të teknikës së ndërtimit dhe pamjes së saj mendohet se është ndërtuar në fund të shekullit XV ose në fillim të shekullit XVI. Teknika e kësaj ure është mjaft e përsosur. Qemerët janë të ndërtuar me blloqe gurësh, fugat ndërmjet gurëve janë të lidhura me plumb të shkrirë. Parapeti është i lartë 60 centimetra, i gjerë 20 centimetra, me blloqe gurësh të fiksuara në taban me kunja metalikë, ngulur në plumb të shkrirë. Ura posedon një hark me një hapësirë të bollëshme. E ndërtuar nga mjeshtrit vendas. Me material të gurit (bigor) vendas, mirë të gdhendur. Kjo urë akoma është funksionale dhe lidh dy anët e qytetit.

Konaku i Halim Derallës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konaku i Halim Derallës paraqet një objekt reprezentativ e cila të magjeps me pamjen e jashtme të saj. Sinteza tradicionale e mënyrës së ndërtimit me elemente europiane të cilat si modë nga perendimi depërtuan në territorin e Maqedonisë në mes të shek.XIX e bëjnë këtë objekt si realizim të vetëm artistik. Objekti është ndërtuar në fillim të shek.XIX. Konaku i Halim Beut është një ndërtim asimetrik, me përdhesë dhe dy kate. Përdhesa përbëhet nga më tepër hapësira të lidhura në mes vete me një korridor të gjatë. Në shumicën e hapësirave hyhet drejtëpërdrejtë nga oborri. Këto hapësira në të kaluarën kanë shërbyer si hapësira ndihmëse për deponimin e ushqimit dhe hapësira për shërbyesit. Në pjesën reprezentative hyhet nga një hyrje tipike e stilit të barokut me shkallë të dredhura (lakuara). Në pjesën e përparme ndodhet një sallon pranimi me çardak të madh nga njëra anë dhe hapësirë tjetër e lartë gjashtëanëshe nga ana tjetër. Në pjesën e pasme janë vendosur edhe tre hapësira tjera për të jetuar. Dekori i fasadës i vendosur përreth dritareve dhe parapeteve është një shembull tipik i “stilit barok”, i zbukuruar me lule dhe gjethe. Në mënyrë më të pasur është përpunuar fasada në pjesën perendimore, e cila është formuar nga tre volume të lidhura njëkohësisht të pavarura me lartësi të ndryshme, me përpunim të veçantë dekorativ të të njëjtëve. Konaku i Halim Beut gjatë kohës e ka ndërruar funksionimin e saj, nga objekti banesor në objekt të administratës komunale, më pas në objekt të organeve të jurispodencës, qendër administrative e kompleksit spitalor. Në ditët e sotme në këtë objekt është vendosur qendra ditore për shëndet mental.

Shoqëritë kulturore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muzika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Elita 5

Kori i meshkujve dhe shoqëri të ndryshme kulturo artistike. Kori i përzier rinor nënë udhëheqjen e dirigjentit prof.Ky korë ka arritur disa suksese në festivale të ndryshme si : medalja e argjendë në Olimpiada Botërore në Linc të Austrisë (2000), medalje të artë në Wermigerode të Gjermanisë 2001.

Shoqëria Kulturo Artistike (SH.K.A.) "Xheladin Zeqiri" e themeluar më 1949 zhvillon aktivitete në gjuhën shqipe ndërsa shoqëria Iljo-Antevski Smok në gjuhën maqedonase dhe për gjuhën turke, shoqëria Jeni Hajat

Muzika argëtuese tetovare në botën shqiptare është e njohur me këngët e grupit ELITA 5. Në Tetovë ekziston mundësia reale që çdokush të shijojë shkëlqimin e fortë të margaritarëve, rrezatimin e një burimi drite që edhe vetë qytetit i jep nje portret tjetër. Nuk bëhet fjalë këtu për gurët e tejdukshëm prej karboni kristalor të pastër, por për margaritarët e gjallë, me shpirt e zemër njeriu. Janë këto artistët – Bekim Ramadani, Abdulla Baftiari dhe Fatmir Leka të cilët gjatë dy dekadave të fundit janë shumë aktiv nëpër ahengjet familjare dhe ceremonitë e ndryshme festive. Me letërnjoftimin e artit “popullorçe”, grupi muzikor “Margaritarët” frymon gjithmonë i freskët, i këndshëm dhe tërheqës. Kori i perzier i qytetit nen udheheqjen e dirigjentit Jeton Pustina ka aritur suksese te medhe ne festivalet brenda dhe jasht vendit.Ne festivalin TEHO ne Tetove është renditur nder koret me te mira te Ballkanit dhe ne festivalin shteteror te Kavadarcit duke e fituar vendin e pare.

Arti Figurativ[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Galeria e Arteve dhe Atelia e Artit Figurativ po ashtu gjenden në Pallatin e Kulturës dhe ju shërbejnë banorëve të qytetit për ekspozitat e ndryshme. Në kuadër të Pallatit të Kulturës gjithashtu funksionon edhe ateleja e artit figurativ në Tetovë

Letërsia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasurimi kulturor i letërsis në Tetovë bëhet nga klubet letrare të qyetit si: K.L. "Klubi letrar 94" dhe "Ditët e Naimit" (shqiptar) si dhe ai maqedonas Kiril Pejçinoviq. Këto klube letrare organizojnë promovime të ndryshme letrare, mbrëmje letrare dhe disa aktivitete, të cilat janë të njohura në nivel ndërkombëtar.[nevojitet citimi]

Në mesin e shkrimtarëve më të njohur nga Tetova mund të përmenden Murat Isaku Abdylazis Islami Fatmir Sulejmani, Salajdin Salihu, Lindita Ahmeti, Bardhyl Zaimi, Vjollce Berisha, Jovan Pavlovski, Petko Dabeski, Jovan Damjanovski, Vladimir Kochovski, Grigor Stojkovski, Mirko Vidoeski, etj..

Arsimimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në komunën e Tetovës janë sistemuar: 12 shkolla fillore qendrore, 9 shkolla fillore territoriale, një shkollë fillore shtetërore e muzikës, gjashtë shkolla të mesme dhe dy universitete. Shkollat e mesme janë të profileve të ndryshme, siç janë: gjimnazi,mjekësia, ekonomia, bujqësia, tekstili dhe muzika. Në Tetovë funksionojnë dy universitete: Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore.

Shkollat e mesme Tetovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor: Shkollat e mesme në Tetovë

Universitetet në Tetovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Universitetin e Tetovës ligjëratat mbahen në gjuhën shqipe[30]. Ky universitet u themelua në vitin 1994 (edhe pse atëherë nuk u pranua nga qeveria si universitet i ligjshëm[31]) nga intelektualet shqiptarë nga Tetova dhe rrethina mbarëshqipetare. Në vitin 2002 u zyrtarizua me sakrifica te shumta ku edhe humbi jetën një shqiptarë në mbrojtje të tij, dhe të shumtë ishin ata që u burgosën [31].Sot procesi mësimor-shkencor realizohet në 10 ndërtesa të disperzuara në:Gostivar, Shkup, Kumanovë, Kërçovë, Dibër dhe Strugë.

Universitetin e Evropës Jug-lindore ligjëratat mbahen në gjuhën shqipe, angleze, dhe maqedonase.[32] Universiteti u themelua në suazën e Bashkimit Europian në vitin 2008, për një periudhë vetëfinancohej, ndërsa nga viti 2014 me vendim të qeverise, UEJL financohet edhe nga buxheti shtetëror i Maqedonisë së Veriut[33]. Universiteti është një ndër universitet me kampuse më moderne në Ballkan.[34]

Mediat dhe shtypi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tv Art[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tvart është një kanal televiziv lokal që funksionon që nga viti 1993 dhe në hapesirën mediale të Pollogut ka luajtur një rol tv rëndësishëm në të gjitha zhvillimet politike, ekonomike, kulturore e shoqërore, sidomos ato që përcaktuan ardhmërinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si p.sh. themelimi i Universitetit të Tetovës, ngjarjet e Gostivarit në vitin 1997, lufta e vitit 2001, si dhe shume ngjarje të tjera që kanë shënuar kthesën historike të shqiptarëve. Aktualisht Tv art vazhdon të ruajë imazhin e krijuar ndër vite si tv i pavarur dhe si zëdhenes i të gjitha ngjarjeve kryesore në rajon.[nevojitet citimi]

Televizioni Koha[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Televizioni Koha, me seli në Tetovë emiton program nga marsi i vitit 1993.

Me sinjalin e saj mbulon një teritorë me rreth 350.000 banorë duke qenë prezent në rrafshin e Pollogut, me qendrat Tetovë dhe Gostivar. TV Koha është vetmi Televizion shqiptar me liçencë regjionale Terestriale Digjitale e pranishme në Platformën One, BOOM TV, MAX Tv dhe në të gjithë operatorët kabllovik në  regjionin 8.

Rreth 2 vite Televizioni Koha, mund të ndiqet edhe nëpërmjet platformës ShqipTV në SH.B.A dhe Kanada më Smart World IP TV në Europë, në Top Al IP TV, Art Motion –Kosovë, dhe në platforma të tjera IP TV kudo në botë.

Televizioni Koha, i pari në Maqedoninë e Veriut mundëson ndjekjen e programit të saj edhe nëpërmjet Internetit, në faqen e saj zyrtare www.tvkoha.tv si dhe në telefonat celularë android duke donloduar platformën shqipto.

Skema e programore e Televizionit Koha, është mjaft e ngjeshur me emisione informative, lajme, dokumentarë, emisioni për të rrinjë, për fëmijë, seriale, filma artistik, emisione sportive dhe të tjera.

Në bazë të sondazheve zyrtare në formë të anketave dhe "People Meter", Televizioni Koha, gjithmonë është i renditur në vendin e parë si televizion më i shikuar duke ju konkuruar në termine të caktuara edhe televizioneve që emitojnë program në nivel nacional.

Në Tetovë ka poashtu dy radio ne gjuhen shqipe

Radio Fama[35] dhe Radio Bleta[36]

Sporti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sporti më popullor në Tetovë është futbolli. Tetova përfaqësohet nga disa klube, nga të cilat tre luajnë në Ligën e Parë të Maqedonisë: KF Shkëndija[37], e mbështetur nga shumica e shqiptarëve që jetojnë në Tetovë, KF Renova, e mbështetur kryesisht nga shqiptarët, ka bazën në Xhepçisht, KF Teteks është ekipi i mbështetur nga maqedonasit që jetojnë në Tetovë, KF Ljuboten është një tjetër klub futbolli me seli në Tetovë dhe është klubi më i vjetër i futbollit në Maqedoni, kurse klubi i parë i futbollit shqiptar është themeluar në vitin 1941, me emrin “Skënderbeu.” me seli në periferi te Tetovës më saktsisht në Poroj.[38]

KF Drita aktualisht luan në ligen e dytë, megjithatë, ata janë në periferi të Tetovës me bazë në Bogovinë.Poashtu FK Vrapcishti aktualisht luan në Ligën e Dytë të Maqedonisë, gjithashtu ata janë në periferi të Tetovës në fshatin Vrapçisht.

Mundja, karateja dhe volejbolli janë gjithashtu sporte mjaft popullore në Tetovë. Mundja luan një rol të rëndësishëm në kulturën sportive të Tetovës. Malësorët nga fshatrat e Maleve të Sharrit sollën me vete kulturën e tyre tradicionale të mundjes në qytet dhe krijuan klubet e mundjes së stilit të lirë. Konkurset tradicionale të mundjes janë mbajtur gjithmonë një herë në vit në Kodrën e DiellitBjeshkët e Sharrit gjatë verës. Pak ekipe të volejbollit janë aktive në ligën e volejbollit të Maqedonisë: Shkendija, Bami Kor Medika,Universiteti i Tetoves, Liria nga fshati Zherovjan etj). Tetova gjithashtu përfaqësohet ne boks nëpërmjet K.B Shkendija boks 2010.[39]

Personalitete nga Tetova[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko artikullin kryesor:Personalitete nga Tetova

Qytetarë nderi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marrëdhëniet ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qytete binjake - qytetet motra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tetova është e binjakëzuar me:

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Cohen, Saul Bernard (2003). Geopolitics of the World System. 4501 Forbes Boulevard, Suite 200, Lanham, Maryland 20706: Rowman & Littlefield Publishers, Inc. p. 220. ISBN 0 8476 9907 2. Marrë 23 Tetor 2014
  2. ^ Cook, Bernard A. (2001). Europe since 1945: an encyclopedia. Taylor & Francis. pp. 814–.ISBN 978-0-8153-4058-4.
  3. ^ Trankova, Dimana (2011). "Tito, Teto and Some Troubled Tourism Await You in Tetovo, Macedonia" Arkivuar 2 tetor 2011 tek Wayback Machine. Balkan Traveller.
  4. ^ a b c d e f g h i j k l Evans, Thammy (2012). Macedonia. Bradt Travel Guides Ltd, IDC House, The Vale, Chalfront St Peter, Bucks SL9 9RZ, England: The Globe Pequot Press Inc. pp. 238–239. ISBN 978 1 84162 395 5. Retrieved 2013-02-26.
  5. ^ Evans, Thammy (2012). Macedonia. Bradt Travel Guides Ltd, IDC House, The Vale, Chalfront St Peter, Bucks SL9 9RZ, England: The Globe Pequot Press Inc. pp. 238–239. ISBN 978 1 84162 395 5. Marrë 26 Shkurt 2013
  6. ^ a b c d e f Nga Darko Gavrovski “ANTIKUITETET NË ТЕTOVË - Pollogu që nga parahistoria deri në shek. 7. i e.s., me theks të veçantë për rajonin e Tetovës”, Tetovo, 2009 (Дарко Гавровски, "Тетовски древности. Полог од Праисторијата до 7.век н.е., со посебен осврт на тетовскиот крај", Тетово, 2009). More details on: www.gavro.com.mk . The data here are edited by the autor Darko Gavrovski.
  7. ^ Franco fq. 329.
  8. ^ Madgearu, Alexandru (2008). The Wars of the Balkan Peninsula: Their Medieval Origins. 4501 Forbes Boulevard, Suite 200, Lanham, Maryland 20706: Rowman & Littlefield Publishers, Inc. p. 27.ISBN 978 0 8108 5846 6. Marrë 2014-09-23.
  9. ^ a b "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 janar 2009. Marrë më 9 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  10. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2007. Marrë më 9 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  11. ^ Dankoff, Robert (2001). An Ottoman Mentality: The World of Evliya Çelebi. Koninklijke Brill. pp. 55–.ISBN 90-04-13715-7.
  12. ^ "Qyteti i Tetovës". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2014. Marrë më 9 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ La Turquie d'Europe; observations sur la geographie, la géologie, l'histoire naturelle, etc. (Paris, 1840), p. 306-307
  14. ^ Ami Boue
  15. ^ Herbert, Aubrey (2011-06-15). Diaries and Papers 1904 - 1923. I.B Tauris.ISBN 978 1 84885 444 4. Marrë 27 Janar 2014.
  16. ^ Gawrych, George (2006-12-26). The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islam and the Albanians, 1874-1913. I.B Tauris. ISBN 1 84511 2873. Marrë 27 Janar 2014.
  17. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 9 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  18. ^ "Të dhëna nga regjistrimi i popullsisë së Tetovës në vitin 1916 (FOTO)" Arkivuar 21 dhjetor 2014 tek Wayback Machine. Tetova1. Marrë 2014-09-26.
  19. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2008. Marrë më 9 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  20. ^ a b Ramet, Sabrina P. (1997). Whose Democracy?: Nationalism, Religion, and the Doctrine of Collective Rights in Post-1989 Eastern Europe. 4720 Boston Way, Lanham, Maryland 20706: Rowman & Littlefield Publishers, Inc. fq. 78. ISBN 0 8476 8324 9. Marrë 2014-09-13.
  21. ^ Poulton, Hugh (2000). Who are the Macedonians?. 38 King Street, London WC2E 8JT: C. Hurst & Co. p. 126. ISBN 1-85065-534-0. Marrë 2015-12-25.
  22. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 korrik 2011. Marrë më 9 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  23. ^ a b John Sparrow. "International Federation of Red Cross and Red Crescent Societies" Arkivuar 9 dhjetor 2018 tek Wayback Machine.Marrë 10 Mars 2011.
  24. ^ Van Mead, Nick (Shkurt 13, 2017). "Tipping point: revealing the cities where exercise does more harm than good". The Guardian. Marrë  13 Shkurt 2017.
  25. ^ a b c d http://www.tetovo.gov.mk/docs/5dfe79a5_StrategjiaZhvillimitLokal.pdf
  26. ^ a b Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura попис
  27. ^ http://www.tetova.gov.mk/getartm.aspx?aid=48&men=3&lan=1&sub=8[lidhje e vdekur]
  28. ^ http://www.tetova.gov.mk/getartm.aspx?aid=57&men=3&lan=1&sub=8[lidhje e vdekur]
  29. ^ http://www.tetova.gov.mk/getartm.aspx?aid=63&men=3&lan=1&sub=8[lidhje e vdekur]
  30. ^ Historiku i Univerzitetit Shtetror të Tetovës Arkivuar 12 nëntor 2017 tek Wayback Machine 22 Janarë 2015 Unite.Edu.mk/ Arkivuar 23 nëntor 2017 tek Wayback Machine Marrë 23 Nëntor 2017
  31. ^ a b Themelimi i USHT's 4 Qershor 2017 Botasot.info Marrë 23 Nëntor 2017
  32. ^ "International students". www.seeu.edu.mk. Universiteti i Evropës Juglindore. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2017. Marrë më 23 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
  33. ^ "Me vendim të Qeverise UEJL financohet edhe nga buxheti shtetëror". Universiteti i Evropës Juglindore. 19 shtator 2014. Marrë më 23 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Eko Kampus". www.seeu.edu.mk. Universiteti i Evropës Juglindore. Marrë më 23 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
  35. ^ "Radiofama.org". Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2017. Marrë më 23 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ liveonlineradio.net Arkivuar 18 nëntor 2017 tek Wayback Machine http://onlineradiobox.com/mk/bleta/
  37. ^ http://www.kfshkendija.com
  38. ^ Historiku i futbollit në Tetovë[lidhje e vdekur]Marrë 23 Nëntor 2017
  39. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 23 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)