Shko te përmbajtja

Poroji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Poroji
Fshat
Map

Poroji (maqedonisht: Порој) është një fshatkomunën e Tetovës, në Maqedoni të Veriut. Ai ishte dikur pjesë e komunës së Xhepçishtit.

Poroj ndodhet në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, rreth 5 km në jug-perëndim të Tetovës, në pjesën e poshtme të fushës së Pollogut. Territori përfshin afër 25 km² dhe shtrihet në 460-500 m mbi nivelin e detit, në shpatet lindore të Malit Sharr.

Ky lokalitet përmendet në historiografi që nga mesjeta, saktësisht në vitin 1348 (shih më detajisht tek autori A. Uroševiq – Sharplaninska zhupa Sinini, Shkup, në faqen 173 përmendet fshati Poroj me po të njëjtin emër).

Fjala HIDROLEKSEMA SHQIPE Përrua (m.sh. enjt, enjtë) nënkupton rrjedhë uji më e vogël se lumi, që zbret nga malet dhe që derdhet në një lumë ose në një liqen; shtrati i kësaj rrjedhe. Përrua i rrëmbyer, përrua i thatë, përrua që ka ujë zakonisht vetëm kur bie shi, shtrati i përroit, etj. Forma gjuhësore Poroj–poroj–përroj–përro(i)–përrue tregon një asimilim regresiv zanor o–o~ë–o, jotizim të nyjës së parme ij, dhe digtongim të togut zanor ueo.

Në historiografinë e Perandorisë Osmane, Poroj përmendet në vitin 1455 me 70 shtëpi, 5 të martuar, 3 vejusha dhe me një pasuri prej 9,925 akçe (shih Dr. Hazim Šabanović, Krajišta Isa-Beg Ishakovića – Zbirni katastarski popis iz 1455, ku jepen të dhënat e lartpërmendura për vakufet e Tetovës të regjistruara prej 9 deri më 18 maj 1455).

Ndërsa në defterin nr. 4 të osmanlinjve të shekullit XV përmendet në vitin 1468 me 110 familje. Po ashtu, në rrafshin e dëshmive antropologjike, hasim të shënuar në dokumentet e shekullit XV emra si Kola b. Arbanasit – fsh. Poroj TD 354 – viti 1467/68, pra Arbanas/Arbash dhe Arnaut si emër etnik për shqiptarët në mesjetë, të cilin në këtë periudhë në lakadredhat shqiptare të Maqedonisë e hasim me një përdorim shumë të shpeshtë në funksione të ndryshme antroponomike, patronimike, etnonimike dhe toponomike.

Hasen një mori emrash personalë në bashkëvajtje me emra kryefamiljarësh, te të cilët përmbahet termi etnik Arbanas si element i parë (emri i të birit) apo i dytë (i të atit), dhe si element atributiv i përkatësisë etnike. Po ashtu, ka shumë patronime që përkojnë me këtë fshat (shih dëshmitë e regjistrimit të popullsisë në Tapu Tahrir Defter nr. 4, 1467–1468, botuar më 1971 në Shkup).

Kontributi në rrafshin kombëtar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Themelimi i Partisë së parë shqiptare (PPD)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 16 prill 1990,u themelua Partia për Prosperitet Demokratik – subjekti i parë politik shqiptar në ish-Republikën e Maqedonisë. Kryetari i saj i parë ishte Nevzat Halili, i lindur në Poroj, i cili u bë figurë qendrore në kërkesat për të drejta kombëtare e gjuhësore.Legalizimi përfundimtar erdhi më 25 maj 1990, duke shënuar hyrjen e pluralizmit politik shqiptar në vend.

Ligjëratat e para të Universitetit të Tetovës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 shkurt 1995, shtëpia e familjes Sulejmani në Poroj priti ligjëratat e para të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të Universitetit të Tetovës. Banorët e fshatit, së bashku me profesorët dhe mysafirë ndërkombëtarë, u përballën me policinë maqedonase që tentoi t’i ndalonte mësimet; përpjekjet e tyre e bënë Porojin pikënisje të arsimit të lartë publik në gjuhën Shqipe.

Përmbledhje: Poroj ka luajtur rol të pazëvendësueshëm në dy momente vendimtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut – krijimin e partisë së parë shqiptare (PPD) dhe hapjen e ligjëratave të para të Universitetit të Tetovës. Këto akte e vendosin fshatin në qendër të historisë së rezistencës dhe zhvillimit kulturor shqiptar në Pollog.

Lagjet: Mëhallat e Fshatit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky fshat përbëhet prej tri lagjeve ajo Muhalla e Epërme, Muhalla e Poshtme dhe Muhalla e Teqes si dhe të 11 vëllezërive apo llagapet si; Ngumperet, Xhivget e Llatejnët, Ajvazet, Kurtet, Sinanet, Çerliet, Kukalet, ZoÇt, Mikelet (mikeli emër i krishterë që nuk haset te ortodoksët), ManÇet dhe Nurket etj. Vendemërtimet popullore janë evidente në shprehjet e tyre të përditshmërisë si; vendemërtimet në kodra-male-fusha; SHULLANI, Ledina e Shullanit, Udha e Kishës(që qendet pranë Zabelit të madh kishë e të parëve sipas dëshmive Kisha e Shën Nikollës), Udha e mullejve, Mullejni i Dukës( mulliri i Dukës që ende ka gjurmë), Udha e Xhermës, Udha e rudinave, Udha e shkrepit, Udha e kumllës, Udha e drunit të madh, Udha e Demer Agës, Udha e Ratajës, Udha e ngusht, Gjurët e bardhë, Gjurët e aroushës, Gjurët e avllit, Gjurët e ngusht, Gjurët e hutve, Gjurishtja, Te livadhet, Gjuri i zi, Rrafsha e poshtme, Rrafsha e epërme, Ara e Endit, Ara e Jonuzit, Ara e kuÇe, Te shkrepi, Prroji i dhelpnës, Te varet uji, Zabeli i madh, Te ftofsena, Shpella e kaÇakve. Kshtejat, e sharrës, Te krepatishta, Lugji i shllejshët, Te blijt, Te mexhet, Te letheja, Hurdha e madhe, Te ledinat, Zabeli i Teqes, Te buÇket, LagaÇet, Te ÇamÇakat, Stërmolli, Çeshmja e Ametit, Te vakafi, Te hamamxhiki, Çeshmja e Seferit, Çeshmja e mënit, Çeshmja temsejës, Te biliktashi, Te drunaveci, Te hajmalia, Te tabashnejca, Përmendorja e Mujdin Aliut, Udha e shkollës, Te xhameja, Shpeja Muze e Universitetit, Sheshi i Univarsitetit, Te shkolla, Te ambullanta, Te teqja, Mullejni i vjetër e shumë e shumë të tjera.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Media në lidhje me Poroj në Wikimedia Commons
  • https://www.tetovamuzeuvirtual.org/histori/jeta-dhe-vepra-e-sersem-ali-dede tetovamuzeuvirtual.or