KF Renova
Pseudonimi(et) | (Gypsums) | ||
---|---|---|---|
Themeluar | 2003 | ||
Stadiumi | Ecolog Arena | ||
Kapaciteti | 15,000 vënde | ||
Pronari | Qenan Idrizi | ||
Trajneri | Nikola Ilievski | ||
Liga | Liga e parë e futbollit maqedonas | ||
2021-22 | 5. | ||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | ||
|
KF Renova është themeluar në vitin 2003, por burimin e ka nga shkolla e futbollit e cila është formuar në vitin 2000 dhe mbante emër tjetër. Si rezultat I punës së suksesshme në vitin 2003 prej kur njerëzit e parë të kompanisë Renova nga fshati Xhepçisht filluan të investojnë në këtë shkollë futbolli, kjo shkollë që nga ai moment u riemërua në Renova, e më vonë lindi ideja që të formohet KF Renova pra ekip e seniorëve dhe nga analizat e shumta u vendos që të merret ekipi i Shkumbini të Tetovës e cila garonte në ligën e tretë.
Ekipi i Shkumbinit u riemërua në Renova dhe ky ekip në sezonin 2003/04 filloi të garonte me emrin e ri he shndërrohet në një ekip shumë të organizuar dhe si rezultat i kësaj RENOVA e fitoi vendin e parë në ligë. Për tu kualifikuar në ligën e dytë Renova duheshe të luaj loj barazh me Vardarin e Negotinës, të cilin e fitoi pas gjuajtjeve të 11 metërshit.
Në sezonin 2004/05 Renova vazhdon lojën e saj në ligën e dytë ku ambiciet e klubit ishin që të bëhej ekip elite e futbollit në R. Maqedoni.
Me një organizim dhe një punë të lodhshme e profesionale të të gjitha strukturave në krye me drejtorin e klubit z. Qenan Idrizin, RENOVA në fund të sezonit ariti që të jetë e dyta e ranguar në listë me çka u plasoheshte drejtpërdrejtë në ligën e parë të Maqedonisë. Në sezonin 2005/06 do me thënë në këtë sezon garon në ligën e parë me ambicie ta ruaj këtë vend edhe në të ardhmen dhe të lufton që të garon edhe në Evropë.