Jump to content

Xhepçishti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Xhepçisht)
Xhepçishti
Fshat
Fshati Xhepçisht
Fshati Xhepçisht
Popullsia
 • Gjithsej4.051 banore
{{{postal_code_type}}}
1212
TargatTe
Faqja zyrtarenuk ka

Fshati Xhepçisht gjendet në rrëzë të malit Sharr, si dhe në bri të fushës së Pollogut, karakterizohet me dimra relativisht të fohtë si rrjedhë e klimës malore që mbizotëron gjatë dimrit dhe verëra të gjata dhe të thata me temperatura që arrijnë deri me 45 gradë Celsius për shkak të klimës mesdhetare. Xhepçishti është vend i katër stinëve dhe me toke shumë pjellore bujqësore.

Sipas Entit Statistikor të Republikës së Maqedonisë, Xhpeçsihti numëron rreth 760 shtëpi për banim. Prej tyre afërsisht 700 janë të banuara nga shqiptarë të Maqedonisë dhe afër 60 shtëpi me nacionalitet maqedonas. Popullata sipas statisktikës së vitit 2007 numëron rreth 4200 banorë rezident të këtij fshati. Shumë individ nga ky fshat jetojnë në mërgim, sidomos në vendet evropiane ku punojnë dhe jetojnë, shumica me familjet e tyre.

Ekonomia e këtij fshati karakterizohet me punësimë të ndryshme ku pjesa dërmuese e pupollatës sigurojnë të ardhurat me anë të vetëpunësimit dhe emigrimit në shtetet e jashtme. Ky fshat konsideohet si bosht, apo shtyllë i një regjioni të tërë ku përpos se i punoson të rinjtë e tij, gjihashtu edhe importon krah pune nga fshatrat e tjerë. Momentalisht ekzistojnë mbi 150 firma të vogla dhe mesme ndër to njihen Renova (kompania për prodhimin e llaqeve dhe abribeve), Alpi (qumështorja më e madhe në Pollog), Mulliri "BALKAN" (industri e perpunimit te grurit) ;Aliu (produkte cinku), Green Product(turshi dhe produkte të tjera ushqimore);HasPlast fabrika e prodhimit dhe Reciklimit të plastikës ,si dhe shumë kompani të tjera prodhuese ku punë sohen individëd e këtj fshati. Bujqësia gjithashtu përbën një ndër veprimtaritë kryesore të banorëve të Xhepçishtit.

Fshati Xhepçisht njihet si një ndër fshatrat e para shqiptare në Maqedoni që filloi shkollimin masovik të nxënësve shqiptarë të këtij fshati,shkolla e parë shqipe u hap në vitin 1942 dhe u emërua "Avni Rustemi" me mësues Vangjel Daka. Kjo shkollë do të nxjerrë emra të ndritur të shkollimit shqip në Maqedoni, mes tyre Prof. Ruzdhi Zeqiri, profesor i Fizikës në Gjimnazin e Tetovës si dhe përfaqësues i Ministrisë së Arsimit për regjionin e Pollogut, z. Jaja Rustemi, mësues pedagog i po të njejtës shkollë derisa doli në pension. Sot shkolla mban emrin e heroit kombëtar shqiptar "Gjergj Kastrioti Skenderbeu". Në këtë fshat përpos shkollimit, rrëndësi të veçantë i jepet edhe kremtimit të festave kombëtare dhe religjioze, si festa të zakonshme kremtimi janë pavarësia e shtetit shqiptar më 28 nëntor, Dita e Mësuesit me 7 Mars si dhe dita e Nënës apo Gruas më 8 Mars. Të rrinjtë ekëtij vendi janë të shkolluar masovikisht dhe thuajse tëgjithë janë me së paku shkollë të mesme të kryer.