Universiteti i Evropës Juglindore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Logo e Universitetit të EJL
Qendra e Universitetit të EJL

Universiteti i Evropës Juglindore (EJL) eshte universitet privat ne Maqedoni, themeluar ne vitin 2001.

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

Në pranverë të vitit 2000, komisioneri i lartë i OSBE-së për pakicat nacionale, nisi diskutimet për themelimin e një Universiteti të ri në Republikën e Maqedonisë, duke u përkrahur nga donatorë ndërkombëtarë. Pas miratimit të Ligjit për Arsimin e Lartë nga Parlamenti i Maqedonisë, i cili lejoi krijimin e universiteteve private dhe përkrahu mësimin në gjuhën shqipe, filloi planifikimi i krijimit të Universitetit në fund të vitit 2000. Ndërtimi filloi në mars të vitit 2001 dhe EJL u hap gjashtë muaj më vonë. Në nëntor të vitit 2002, numri i studentëve arriti në 2250, ndërsa në tetor të vitit 2003, numri i studentëve arriti në 3700. Tani për tani në UEJL studjojnë 5200 studentë. Qe nga viti 2010, rektor eshte Prof. Dr Zamir Dika.

Fakultetet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. Drejtimi Ekonomik
  2. Drejtimi Financave
  3. Numbered list item
  • Shkencat dhe Teknologjitë e Komunikimit
  1. Drejtimi i Shkenca Kompjuterike
  2. Drejtimi i Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (Inxhinieria Kompjuterike)
  3. Drejtimi i Informatika e Biznesit
  1. Departamenti i gjuhës dhe studimeve Shqipe
  2. Departamenti i gjuhës dhe studimeve maqedoneDepartamenti i gjuhës dhe studimeve angleze
  3. Departamenti i gjuhës dhe studimeve frenge
  4. Departamenti i gjuhës dhe studimeve gjermane]]

Të Punësuarit[redakto | redakto tekstin burimor]

Biblioteka[redakto | redakto tekstin burimor]

Biblioteka “Max van der Stoel“ e EJL-se e ka marrë emrin nga prijësi i projektit të themelimit dhe zhvillimit të Universitetit të Evropës Juglindore. Ndërtesa 702 është biblioteka qendrore ku janë të vendosura të gjitha materialet e bibliotekës, duke përfshirë këtu edhe sallat e leximit, salla për mbledhje, salla kompjuterike, hapësira për debatim, të cilat janë në shërbim të lexuesve gjerësisht të të gjithë studentëve dhe stafit universitar. Në UEJL funksionojnë edhe bibliotekat degë në: Fakultetin e Administrimit të Biznesit, Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore dhe në Fakultetin e Gjuhëve Kulturave dhe Komunikimit, gjithashtu edhe në UEJL-Shkup. Në bibliotekën “Max Van der Stoel” organizimi dhe sistematizimi i librave bëhet me ndihmën e softuerit PMB që është i tpit ILS (Integrated Library System) - Në kuadër të ILS funksuonon dhe moduli - Online Public Access Catalog - OPAC (faqe publike për shfrytëzuesit). Aktualisht, biblioteka posedon mbi 13.500 tituj dhe më tepër se 36.000 ekzemplarë në gjuhën shqipe, angleze, maqedone, gjermane, frenge, etj., në lëmenj të ndryshëm. Biblioteka universitare është parapagues në databaza elektronike. Për tu qasur në databazat në fjalë nevojitet prezenca në kampusin e UEJL-së; jashtë kampusit duhet llogari e aktivizuar në ATHENS.

Lidhje të Jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Universiteti i Evropës Juglindore