Universiteti "Goce Delçev" në Shtip (maqedonisht: Универзитет Гоце Делчев Штип, Univerzitet Goce Delchev Shtip, shkurt. - UGD) është universiteti i dytë shtetëror në Maqedoni. Universiteti "Goce Delçev" – Shtip integron 13 fakultete të organizuara në 3 kampuse universitare. Ligjëratat realizohen në qendra arsimore të shpërndara në 12 qytete maqedonase. [1]
Universiteti "Goce Delçev" në Shtip është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, më 27 Mars 2007. Mbledhja e parë Konstituive e Kuvendit të Universitetit - Senati ishte mbajtur më 28 qershor 2007, në amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetin e Xehetarisë, Gjeologjisë dhe Politeknikes. Në prani të Sekretarit Shtetëror për arsim Z. Pero Stojnovski dhe disa prej anëtarëve nga, Komisioni i Universitetit "Goce Delçev" si dhe përfaqësues nga nxënësit, studentët, profesorët, asistentët dhe qytetarët nga qyteti i Shtipit, Senatit të Universitetit miratoi unanimisht vendimin për të emëruar Prof. Sasha Mitrev PhD, profesor me orar të plotë në Fakultetin e Bujqësisë, në postin e Rektorit të Universitetit, për një mandat nga qershori 2007 deri në qershor të vitit 2011. 1300 ishin regjistruar në Universitet në vitin e parë shkollor. Universiteti "Goce Dellçev" ka filluar me 7 fakultete dhe një Shkollë të Lartë, si më poshtë: Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Edukimit, Fakultetin e Xehetarisë, Gjeologjisë dhe Politeknikes, Fakulteti i Bujqësisë, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjive të Informacionit, Fakulteti i Muzikës si dhe Shkolla e Lartë e Mjekësisë. Që prej vitit akademik 2008/2009 Universiteti përfshin edhe 6 (gjashtë) fakultete te reja : Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Fakulteti i Teknologjisë dhe Fakulteti i Turizmit dhe Logjistikës së Biznesit.[2]