Jump to content

Blerim Reka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Blerim Reka (i lindur më 22 Maj 1960) në Shkup, është akademik shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Blerim Reka kandidoi si kandidat i pavarur në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut në vitin 2019. Më 3 Shkurt 2020 është emëruar si Ministër i Integrimeve Evropiane të Kosovës nga Albin Kurti.

Blerim Reka
Ministër i Integrimeve Evropiane
Në detyrë
3 Shkurt 2020 – 3 Qershor 2020
PresidentiHashim Thaçi
KryeministriAlbin Kurti
Paraprirë ngaDhurata Hoxha
Të dhëna vetjake
U lind më22 Maj 1960
Shkup, ish–Jugosllavia, (sot Maqedonia e Veriut)
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikei pavarur
ArsimimiUniversiteti i Prishtinës
PunësimiProfesor, Diplomat
Kandidat për President

Blerim Reka u lind më 22 Maj të vitit 1960 në Shkup, është i biri i Hamza Rekës me prejardhje nga Tetova dhe i Nazmije Kastrati–Rekës nga Karaçeva, Kosovë.

Në vitin 1982 Blerim Reka u diplomua nga Universiteti i Prishtinës në lëndën e drejtësisë, më vonë e kreu titullin Master (shkencat e drejtësisë) po aty në vitin 1994. Me një shkrim mbi sistemin e drejtësisë së UNMIK-ut në Kosovë u promovua për titullin Doktor (e drejta ndërkombëtare) në Prishtinë dhe në Universitetin e Grazit në Austri në vitin 2002.

Më pas ai punoi në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë deri në vitin 2006, kur kaloi për në ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian në Bruksel për të punuar si shefi i misionit, gjegjësisht si ambasador. Gjithashtu ka mbajtur pozita këshillore diplomatike dhe ligjore si Këshilltari i Presidentit të Republikës së Kosovës për Integrimin në BE. Reka ishte Këshilli Juridik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i Ekipit të Ekspertëve për Strategjinë Kombëtare dhe Integrimin në BE. Reka ka qenë profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Drejtës së BE-së në Universitetin e Evropës Juglindore që nga viti 2002. Blerim Reka mban një doktoraturë në të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe Ligjin Civil dhe Ekonomik. Reka është autor i 18 librave.

Që nga 5 marsi 2019, Reka është një kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita shqiptare në zgjedhjet presidenciale të 21 prillit në Maqedoninë e Veriut, ka mbledhur të gjitha nënshkrimet e nevojshme për të kandiduar, njoftoi të martën stafi zgjedhor i Dr.Reka. Sipas një komunikate të Aleancës për Shqiptarët dhe partisë BESA, kandidaturën e Rekës e kanë përkrahur mbi 11 mijë qytetarë.

Blerim Reka ishte kandidat për zgjedhjet presidenciale në vitin 2019 dhe u rendit në vendin e tretë. Më 3 shkurt 2020, Reka u emërua Ministër i Integrimeve Evropiane të Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit.