Albin Kurti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Albin Kurti
PM Albin Kurti during the first meeting of the Government of the Republic of Kosovo 3 (cropped).jpg
Kurti në vitin 2020
Kryeministri i 4-të i Kosovës
Në detyrë
Assumed office
22 mars 2021
President Vjosa Osmani
Pasardhësi Avdullah Hoti
Në zyrë
3 shkurt 2020 – 3 qershor 2020
President Hashim Thaçi
Pasardhësi Ramush Haradinaj
Pasuar nga Avdullah Hoti
Kryetar i Vetëvendosjes
Në detyrë
Assumed office
21 janar 2018
Pasardhësi Visar Ymeri
Në zyrë
12 qershor 2005 – 28 shkurt 2015
Pasardhësi Zyra u themelua
Pasuar nga Visar Ymeri
Detaje personale
Lindi 24 mars 1975 (45 vjet)
Prishtinë, Jugosllavia (tani Kosovë)
Partia politike Lëvizja Vetëvendosje
Bashkëshort/e Augestad Knudsen
Fëmijë 1
Shkollimi Universiteti i Prishtinës
Nënshkrimi
Military service
Përfaqësues politik Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Albin Kurti (i lindur më 24 mars 1975) është një politikan dhe aktivist shqiptar, i cili shërbeu si kryeministri i Kosovës prej 3 shkurtit 2020 deri në 25 mars 2020. Tani nga sot me 22 mars 2021 merr detyrën e Kryeministrit prapë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.[1] Prej janarit 2018 është kryetari i partisë së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të cilën e themeloi dhe e drejtoi në vitet 2005 deri më 2014.

Albin Kurti në vitin 2021 është kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 21 shkurtit bashkë me Listën e Vjosa Osmani.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albin Kurti lindi më 24 mars 1975Prishtinë. Mbas arsimimit bazë (1981 deri 1989) dhe më tej atij të mesëm (1989 deri më 1993) në Prishtinë vazhdon studimet. Në rezistencë kundër Millosheviqit në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të StudentëveUniversitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare.

Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore dhe të pa dhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Millosheviqit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Millosheviqit.

Me fillin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: "Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviçit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim".[2] Kur u dënua, ai tha: "Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj." Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile.

Pas çlirimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën "Drejtimet e reja" të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003. Në këtë mënyrë KAN e siguroi vazhdimësinë me anë të një fillimi të ri. KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision kishin ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive. Aktivitetet përqendroheshin në tri fusha kryesore: çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN përbehej edhe prej shumë anëtarëve ndërkombëtarë.

Më 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën Jo negociata, vetëvendosje, që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen vetëvendosje! Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të pa dhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstratat masive. Shërbimi Policor i Kosovës në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare arrestoi, burgosi dhe dënoi qindra aktivistë, ndër ta edhe Albinin. Lëvizja vetëvendosje! kërkon referendum gjithpopullor në Kosovë, si e vetmja zgjidhje e drejtë paqësore për të vendosur statusin e Kosovës. Lëvizja arsyeton se vetëm me referendum si ushtrim i të drejtës për vetëvendosje mund të realizohet një zgjidhje demokratike e vërtetë. Në vend të negociatave të cilat mund ta vënë në kompromis lirinë, lëvizja kërkon që populli i Kosovës të ketë mundësi të vendosë për vetveten, si duan të jenë të qeverisur dhe nga kush.

Opozitë (2010-2020)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kryeministër[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albin Kurti së pari u zgjodh si Kryeministër i Kosovës më 3 shkurt 2020 me 66 vota dhe 10 abstenime.[3] Ai u rrëzua më 3 qershor 2020 me 82 vota pro ku qëndroi për 50 ditë.[4]

Më 22 mars 2021, Albin Kurti zgjidhet prapë si kryeministër pas 13 muajsh me 67 vota pro dhe 30 vota kundër.[5]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Votohet mocioni i mosbesimit, qeveria e Albin Kurtit rrëzohet pas 51 ditësh". BalkanWeb.com. 25 mars 2020. Marrë më 25 prill 2020.
  2. ^ Kosova Albanian student leader jailed for 15 years Arkivuar 2009-04-29 tek Wayback Machine Vizituar më 19.07.2016.
  3. ^ Albin Kurti zgjidhet Kryeministër i Kosovës me 66 vota pro
  4. ^ Albin Kurti rrëzohet me 82 vota/ 50 ditë si kryeministër i Kosovës, Vjosa Osmani kundër LDK
  5. ^ Kosovo Parliament Elects Albin Kurti as Prime Minister