Kërceni tek përmbajtja

Bajram Kosumi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ish Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi

Bajram Kosumi lindi më 20 mars 1960Tuxhec, Dardanë, gazetar, albanolog dhe politikan shqiptar nga Kosova. Ka qenë kryeministër i qeverisë së Kosovës.

Përgatitja profesionale e tij: Fakulteti Filologjik, dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Magjistër i shkencave filologjike. U angazhua si gazetar në vitet 19911993, gjatë viteve 19941996 dhe 20002002 ishte kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës. Mori pjesë si anëtar i delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë (1999), pas luftës kreu funksionin e ministrit të informimit në qeverinë e përkohshme të Kosovës gjatë viteve 19992000. Që nga themelimi i Partisë AKK ishte nënkryetar i saj. Si anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ishte gjatë viteve 20012004 dhe nga ky funksion në vitin 2004 zgjidhet ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe nga aty pas paraburgimit të Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës Ramush Hajredinaj emërohet Kryeministër i Qeverisë së Kosovës.

Bajram Kosumi ka bërë disa publikime si "Koncept për subpolitikën", botuar në Prishtinë1995, "Fjalor i barbarëve", Prishtinë, 2000, "Koncept për mendimin e ri politik", Prishtinë, 2001 dhe 2004 "Lirika e Fishtës (studim)", i botuar ne Tiranë, më 2004. Po ashtu është bashkautor i publikimeve "Libri i lirisë", Prishtinë, 1991 dhe librit të cenzuruar "Letra nga burgu" Prishtinë, 2004.

Bajram Kosumi përpos gjuhës amtare (shqipes) flet edhe serbishten dhe anglishten.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]